Mendime
Xhemal Ahmeti: Jeruzalemi i Shtetit të Kosovës
E diele, 14.02.2021, 12:40 PM
Xhemal Ahmeti:
VOTA IME
Detyra
e votuesit racional dhe pragmatik është ta ruajë me çdo kusht demokracinë
pluraliste. Mos ta votojë në asnjë mënyrë atë që qysh para zgjedhjeve thotë se
i ka mbi 50%. Pra ai ka mjaftë, prandaj ti voto tjerët që u duhet mbështetja
për të mbijetuar. Instalimi i një versioni të vetëm politik çon
domosdoshmërisht në monizëm. Në atë sistem pra që Kosova pati fatin të jetoj
deri para pavarësisë së saj. Instalimi i një tendence të tillë donë të thotë
pështyrje mbi varret dhe abuzim i gjithë atyre që luftuan e vdiqën [jo vet?m në
luft?n e fundit] për lirinë e vendit të tyre.Përveç kësaj Kosova me një sistem
të tillë nuk do mbetet shtet: për këtë vë dor?n në zjarr! Mos lejoni fillimet se
pastaj çdo vaj është i kotë.
________
JERUSALEMI I SHTETIT TË
KOSOVËS
Jo
vetëm për shkak të intervenimit ushtarak dhe mbrotjes SHBA-të mbeten garanti
jetik i Kosovës, por edhe për shkak të investimit në unifikimin e faktorit të
brendshëm politik në parimet kapitale: jetësimin e pavarësisë, krijimin e
shtetit dhe garantimin e sovranitetit të tij nën mbrojtjen e SHBA-ve. Rrezikimi
i këtij partneriteti (qoftë edhe lojëra debile elektorale) donë të thotë
konferenca rreth ekzistencës apo mosekzistencës së këtij shteti, që do të thotë
fund i "epokës së artë shqiptare në parketin global". E di që kjo
foto u djeg shumë militantëve të të gjitha taboreve se nuk duan të shohin skena
të këtilla, por ata duhet ta kutpojnë se ky ishte shpëtimi i Kosovës jo vetëm
nga agresioni serb. Po të isha kosovar jo vetëm këto zgjedhje por përherë do të
votoja sikur të ishte referendum: me këtë linjë apo kundër kësaj linje! Dhe
përherë do ta votoja atë drejtim që nuk më bënë më viktimë serbe. Zgjedhje të
rregullta u dëshiroj!