Mendime
Anton Berisha: Republika e Kosovës, projekt shqiptaro-perëndimor
E enjte, 11.02.2021, 09:03 PM
Anton Berisha:
Republika
e Kosovës është kompromisi i madh shqiptar si vazhdimësi e krijimit të shtetit
shqiptar pas gati një shekulli.
Ky
kompromos u realizua pikërisht nga diplomacia britaneze që kishte në dijeni
Konferencën e Londrës me 1913 kur kompromiset e fuqive të mëdha rrudhën tokat
shqiptare.
Ideologu
i shtetit të Kosovës, dr Ibrahim Rugova arriti që të harmonizohet me
diplomacitë britaneze, gjermane, italiane etj., dhe per ta permbyllur me Selin?
e Shenjtë dhe SHBA-të, për të krijuar konsensusin perendimor për shtetin e
Kosovës.
Ky
është nj? projekt i përbashkët shqiptaro-perendimor i paprekshëm dhe i qëndrueshëm.
Me
14 shkurt 2021, ka zgjedhje parlamentare dhe asgjë më shumë.
As
nuk do të ketë president, as kryeminister e as qeveri që mund të ndryshojë
asnjë milimetër të territorit të Kosovës dhe as të prekë asnjë element të
shtetësisë së saj.
Armiqtë
e shtetit të Kosovës në pamundësi për të sfiduar shtetin e Kosovës në relacione
ndërkombëtare për shkak të qëndrushmërisë së partnerëve tonë euroamerikanë janë
në përpjekjen e rradhës për të provuar nga brenda zhbërjen e shtetit.
Sigurisht,
që bota shqiptare me ndihmen e botës perendimore do ta kalojë edhe këtë turr të
rradhës së mendésisë ideologjike lindore, armike shekullore e interesave të
kombit shqiptar.