Mendime
Hasan Hasanramaj: Rruga Deçan- Plavë nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e Manastirit të Deçanit
E enjte, 04.02.2021, 10:11 PM
Rruga Deçan- Plavë nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e Manastirit
të Deçanit e cila
I
takon lashtësisë historike dhe aty ekziston para ndërtimit të manastirit ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
shkrimin dedikua strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe komunës se Deçanit dhe atyre të ambasadave të ngarkuar me punë në
Kosovë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkua bashkë me
përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, KFOR- it OSB- ës që ishin në vizitë të këtij institucioni të kultit
fetar ortodoks për të bisedua me Janjiqin dhe
strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit lidhur me vazhdimin e punëve
në rrugën Deçan – Plavë dhe
çështjet tjera. Për të dëshmua për të
gjithë këtyre së kjo rruge historikisht ishte dhe është dhe mbetet me e vjetër së Manastiri i Deçanit dhe i takohen
kohës Iliriane në një anë, kurse në anën tjetër ka rëndësi ekonomike për komunë
si institucion shtetëror, qytetaret e
dyzet dy fshatrave të komunës së Deçanit dhe benë lidhjen vëllazërore në mes dy
shteteve dhe dy popujve të Kosovës dhe Malit të Zi. Duke u bazuar në këta
faktor dhe të tjerë shtetëror të Kosovës dhe ato ndërkombëtare nuk duhet ti bashkëngjiten kërkesave të
stafit të Manastirit të Deçanit të cilat nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e
kësaj rruge.
Ju - që nuk po e mbështeteni dëshmitë historike lidhur me rruga Deçan-
Plavë e cila nuk është pronë e Manastirit të Deçani, por e të kaluarës historike
- mos i japin krahinë të pa vërtetave ...
Në
vazhdim të këtij shkrimi për ta dhe të gjithë të tjerët po u japim këto dëshmi: “Në anën e majtë të Lumit të Bardh,
mbi objektin e manastirit të Deçanit, ku fillon Gryka piktoreske e Deçanit, në
një largësi prej tri kilometrash shtrihet masivi shkëmbore që përbëhet prej
shkëmbinjve të lartë e të pjerrët të cilët, po u shikuan nga rruga që shpinë në
drejtim të Bjeshkëve të Nemuna në afërsi
të fshatit malor të fshatit Belle një
masiv, pjesës vertikale të tij, është i pyllëzuar me pyje të larta e të dendura
të gështenjave dhe druve të tjerë. Në shkëmbinjtë
e parë të këtij masivi gjinden gërmadhat e “Kullës dhe të Kështjellës së
Qelisë”, e cila lë ndjenjën sikur të ishte rojë besnike e Rrugës dhe Grykës piktoreske të Bjeshkëve të Nemuna. Ky
objekt i lashtë, për të cilin askush nuk mund të flasë për kohën dhe ndërtimin e saj e
cila ngrihet në strehën e një shkëmbi dhe e njëjta ka një lartësi prej gjashtëmbëdhjetë metrash. Një
rast i tillë ka ndodhur me kishën e Simonit e cila ishte diku në kompleksin e
Qelisë në Bjeshkët e Nemuna. Kulla dhe Kështjellë i takojnë kohës të
lashtësisë historike që shpinë deri në fshatin malor Belle dhe është e
lidhur ngushtë me ndërtimin e “Kullës dhe Kështjellës të Qelisë” në të cilën
sot po tentohet të pengohen punimet në ndërtimin e saj. Këtë rrugë të lasht
historike që shpinë deri në thelle në Bjeshkët e Nemuna të cilën sot po tenton
të pengon punimet rreth rindërtimit dhe asfaltimin të saj ju bëjmë dije stafit
të Manastirit të Deçanit në krye me
Janjiqin, Vuçiqin, Avdullah Hotit, Ambasadoret e ngarruar me pune të misioneve
në Kosovë, ata të komunës së Deçanit de të gjithë të tjerët së kjo rrugë nuk është pronë e Manastirit, por e
shqiptareve të komunës së Deçanit dhe Kosovës dhe të gjithë atyre që jetojnë në
këto troje stërgjyshorë.
Sa
i përket“Kullës dhe Kështjelle së Qelisë” e cila është prej pesë metrash dhe
siç shihet nga dy fotografit e kamerës sonë
gërmadhat dhe themelet e një mur prej katër metrash i cili mbron hyrjen
në kullë. Brendi e kullës në katin përdhes, edhe pse shihet së nuk ka kate të
ndara, është në formë të harkut nga ana e shkëmbinjve dhe gjerësia më e madhe është
një metër e gjysmë. Kulla është e ndërtuar me material të fortë- gur dhe lloçi.
Gurët janë të mëdhenj dhe të gdhendur. Mënyra e ndërtimit të murit më së miri
dëshmon për lashtësinë e këtij objekti më rëndësi të madhe historike e cila nuk
i përngjan në kullat e stilit të regjionit të Rrafshit të Dukagjinit. Një gur i
murit ka gjatësinë prej tetëdhjetë e dy centimetra, lartësinë tetëdhjetë e pesë
centimetra, kurse gjatësia një metër e njëzet centimetra.
“Kulla e Qelisë” - dëshmi e gjallë se ne shqiptaret e komunës së Deçanit dhe të Kosovës jemi të zotet e këtyre trojeve dhe askush nuk ka të drejt të luaj me fatin e tonë
“Kulla e Qelisë” gjatë
shekujve të kaluar pati shumë emërtime të ndryshme sipas apetiteve - jo të
vërtetave historike të pushtuesve ?!
Gjerësia
e murit është një metër dhe në shumë vende ka të vendosura hatulla. Shokat e
jashtme janë të punuara nga druri i verrit dhe atë të brendshmet nga druri i
bungut. Objekti është i rindërtuar mbi bazën e vjetër. Objekti i Kullës së
Qelisë është i kthyer nga juglindja dhe e njëjta ka shumë frëngji, kurse në mes
ka një dritare gjysmë të verbër, të ngushtë e të gjatë, e cila përfundon me
gjysmë harku. Pjesa e poshtme është e hapur, kurse dy të tretat e pjesës së
epërme janë të mbyllura me mur, i cili është i futur brenda për njëzetë
centimetra. Kulla sipas të gjitha gjasave hyrjen e ka në anën perëndimore.
Sipas këtyre fakteve që ne po ua ofrojmë qartë shihet së ky objekt me rëndësi
të madhe historike nuk ka pasur asnjë mundësi të përdoret për banim, por më
shumë ngjason në një kullë të lartë vëzhgimi nga e cila, në kohë të lashta,
vështrohej fusha përpara apo edhe vetë liqeni. Siç shihet lëvizja brenda “Kullës së Qelisë” është
bërë nëpër shkallë të drurit. Pjesa e poshtme e murit, në lartësi pre një metër
e njëzet centimetra tregon qartë se është ndërtuar shumë herët. Kur jemi këtu
duhet të përmendim edhe një fakt tjetër shumë bindës të “Kulla e Qelisë” e cila
nuk është përdorur për banim, por si vend për vëzhgim apo diç tjetër e ngjashme. Afër “Kullës së
Qelisë” është edhe një objekt tjetër i
cili i përngjet një objekti të depos i cili është i punuar nga rrasat e
gdhendura të gurit, pjesa e epërm është e përfunduar në formë të një harku dhe
si tillë është i mbuluar me dhe. Ky objekt ka një lartësi prej një metër e
gjysmë, kurse gjatësia është më shumë së pesë metra.
“Kulla
e Qelisë” gjatë shekujve të kaluar pati
shumë emërtime të ndryshme sipas apetiteve jo të vërteta të pushtuesve në kryen me stafin e Manastirin të Deçanit në
krye me Janjiqin, ku secilit prej tyre
synonte që nëpërmjet këtyre objekteve të vjetra të kultit fetar, të tregonin lashtësinë dhe
dominimin e tyre në këto troje?
Dëshmitë e gjalla
historike flasin se qytetaret e komunës
së Deçanit janë te zotet e këtyre trojeve të cilat askush nuk ka të drejt ti
uzurpoi ...
Është
me rëndësi të flitet dhe të hulumtohet së ky
objekt më rëndësi të madhe historike tregon lidhjen e “Kullës dhe Kështjellës së Qelisë”. Sot
ekzistojnë shenjat e murit në anën e poshtme të kësaj rruge e cila në të
kaluarën ishte me madhe. Në këtë pjesë të pyllit shkohet për dy rrugë, njëra
nga “Kulla e Qelisë”, tjetra, më lartë, nëpër shteg të epërm të Qelisë. Kjo
pjesë është e rrethuar nga të gjitha anët me shkëmbinj të lartë, në lindje nga gurishtat
e Qelisë, në perëndim të fshatit malor
Ballesë dhe në veri nga maja e Bjeshkëve së fshatit Strellc të Epërm, kurse në jug me Lumin e
Bardh. Aty ku mund të kalohet edhe sot janë gjurmët e një muri të trashë dy
metra i cili ka shërbyer si rrethojë e kësaj pjese. Por dorën në zemër
ekzistojnë fakte që krijojnë bindjen së në rrënjët e këtij pylli të dendur fshihen gjurmët e një qytetërimi të
vjetër ilir. Barinjtë shpesh në këtë pjesë të pyllit, kanë gjetur eksponate të
vjetra, siç janë copat e enëve nga balta, tulla, gur të gdhendur, pjesë të
gurëve të qemerëve të dyerve apo dritareve, pjesë të ngjyrës së freskave.
Fatkeqësisht shumë nga këto eksponate, në mungesë të ndonjë muzeu komunal kanë humbur apo kanë rënë në duar të
priftërinjve serb që kanë shërbye dhe shërbejnë edhe sot në manastirin e Deçanit të cilët ua kanë
humbur gjurmët. Qytetaret e kësaj ane këtu kanë gjetur enë të punuara prej
balte dhe thika shumë të vjetra. Ekziston edhe një dëshmi së objekti së kjo
Rrugë, “Kullës dhe Kështjella e Qelisë”
dhe rrethina ishte vend i banuar para shumë shekujve të cilët vazhdimisht kanë
qarkull nëpër këtë rrugë. Gjithashtu është për t’u theksuar së në të njëjtin
nivel në “Kullën e Qelisë” ekzistojnë disa shpella të murosura, kurse në
kilometri i gjashtë nga Deçani, në anën e
djathtë të fshati Belle është një shpellë e cila në kohën e lashtësisë
ka shërbyer si faltore. Shpella në fjalë
është e ndarë në dy pjesë ashtu si e ka krijuar natyra. Njëra pjesë
është shumë e madhe, kurse tjetra e vogël të cilat kanë qenë të punuara dhe të
pajisura me freska të cilat nuk ishin të njëjta me freskat e manastirit të
sotëm të Deçanit. Freskat në fjalë janë shkatërrua pakë nga koha dhe pakë nga
dora e pakujdesshme e njerëzve tanë nga arsyetimin e tyre së këto dy objekte
janë nën mbikëqyrjen e priftërinjve
sllav të manastirit të Deçanit, gjë që nuk kishte të bënte me të vërteten. Nj
shpellë e tillë, e pajisur me freska është afër mureve të Kështjellës. Kur jemi
këtu gjithashtu duhet të theksojmë së pas “Kulla dhe Kështjella e Qelisë” kanë
qenë dikur vendbanim ilir nga se kjo pjesë i takon brezit pyjor, ku rriten
bimët gjetherënëse, kryesisht ah e bung. Për një gjë të tillë dëshmon edhe
gërmadhe e një muri rrethues i cili fillon mbi Livadhin e Markë Gegës dhe shkon
në drejtim të Bjeshkëve të fshatit Strellc të Epërm. Në fund të këtij shkrimi personalitetit të manastirit të
Deçanit dhe Beogradit të cilët që njëzet vjet radhazi po punojnë pa asnjë të drejt i kanë pushtua e tetëqind
hektarë tokë- pasuri me e bukur turistike
dhe ne te janë demolua të gjitha objektet që kanë qenë dhe janë shfrytëzua nga
komuna dhe qytetaret e saj dhe tani Kisha dhe Beogradi janë në aksion që ti
pengojnë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan- Plavë të kësaj komune e cila i
takon kohës të popullatës me të vjetër- Ilireve. Andej ju bëjmë me dije personaliteteve të kishës së Deçanit,
Beogradit dhe të gjithë të tjerëve se lashtësia e Kullës, Qelisë dhe shumë objekte të tjera që shtrihen në afërsi të manastirit të Deçanit së të gjitha këto janë dëshmi të gjalla historike që flasin se
qytetaret e komunës së Deçanit dhe të Kosovës
kenë qene, janë dhe do të mbesin për gjithmonë te zotet e këtyre trojeve
stërgjyshore me të cilat askush nuk ka të drejt të uzurpoi dhe të luaj me fatin
qytetaret e komunës së Deçanit dhe Kosovën dhe pasurit e tyre ...
Strehimorja afër “Kullës së Qelisë”