Mendime
Pjetër Meta: Letër drejtuar Ambasadores së SHBA-ve, znj. Yuri Kim
E shtune, 23.01.2021, 08:41 PM
Letër
Drejtuar: Ambasadores së
SHBA-ve, znj. Yuri Kim
Tiranë
(Me dëshirën e mirë, që këtë letër të mund t’ia
përcillni dhe Presidentit të SHBA-ve, z. Joe Biden)
Znj. Ambasadore!
Që unë të iu bëj
prezent hallet e popullit tim, siç unë e ndjej, si një pjesëtarë i
thjeshtë (pensionist), do të duheshin
shumë faqe, por dhe “protokolli” i një letre, e cila i drejtohet një zyrtari/
je të lartë, si Ju, më “imponon” të iu reflektoj thelbin e atyre çështjeve që
unë mendoj të iu shkruaj, duke i përcjellë si një shqetësimi i imi, por dhe i
njerëzve të thjeshtë të popullit shqiptar.
Siç dhe dihet,
SHBA-të dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri, siç jeni dhe Ju znj. Ambasadore,
të cilët gëzoni dashuri të pakufishme nga shqiptarët historikisht dhe sot,
mbeteni shpresa e fortë, që ky vend (Shqipëria) të hyjë në rrugën e zhvillimit
bashkëkohorë, ku funksionon demokracia, ligji dhe liria.
Shqipëria është
një vend me resurse dhe pasuri të mëdha prodhimi, me klimë të mrekullueshme
malore, mesdhetare, bregdetare, me bregdet të jashtëzakonshëm në një shtrirje
të madhe, pasuri nëntokësore, burime hidro- energjetike, me rreth 300 ditët e
vitit me diell, por fatkeqësitë që e ndoqën këtë komb historikisht, e lanë atë
një popull të prapambetur, të pazhvilluar në Ballkan dhe në Evropë.
Tri fatkeqësi e
kanë shoqëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në historinë e tyre, si burimi i
prapambetjes së tyre:
-Fatkeqësia e parë
mbi këtë popull, kulturën dhe padijen e tij, fillon me pushtimin turk dhe
ndikimi që Turqia ka pasur dhe vazhdon të ketë mbi vendin tim;
-Fatkeqësia e dytë
është ajo, se Shqipëria historikisht është kufizuar dhe ka qenë nën lakminë e
dy shteteve nacional- shoviniste, me pretendimet e tyre të njohura territoriale
që nga fillim-vitet 1800, Serbia dhe Greqia. Siç dhe dihet, më shumë se gjysma
e trojeve etnike shqiptare më 1912- 1913, nga Konferenca e Ambasadorëve në
Londër iu la shteteve fqinje dhe jo me trungut amë, Shqipërisë;
-Fatkeqësia e
tretë, e cila ka lënë hapur këto fatkeqësi, duke e lënë këtë popull të pa
ringjallur e të pazhvilluar pavarësisht se shqiptarët kanë një tokë të mbushur
me “flori”, e cila mund të begatojë jo vetëm 3- 4 milionë shqiptarë, e ta bëjë
Shqipërinë vendin më të begatë në Evropë, është klasa politike drejtuese e
qeverisëse ndër vite.
Unë përmes kësaj
letre, po iu kërkoj ndihmë SHBA-ve, nëpërmjet Juve znj. Ambasadore, si një
shtet- komb i fuqishëm, me përvojë dhe traditë demokratike, për një ndikim
aktiv në rimëkëmbjen dhe fuqizimin ekonomik, social, kulturorë, politik dhe
diplomatik të vendit tim.
Ju mund ta bëni
znj. Ambasadore Yuri Kim!
Unë mendoj se
është i trishtueshëm fakti, pasi Shqipëria u bë 30 vjet, d.m.th një brez
jetësorë, që vazhdon të drejtohet nga të njëjtët personazhe politik, të cilët
nuk e kanë justifikuar asnjëherë besimin popullorë, sot tërësisht të konsumuar
deri të urryer nga një popull i tërë. Të njëjtët eksponentë që nuk arritën të
jenë të suksesshëm në ndërtimin e një demokracie funksionale, posedojnë dhe sot
ofiqet qeveritare, përfitimet e pandershme dhe të paprekura nga drejtësia.
Sundues të medias, të pamoralshëm, përfitues me 1001 mjete e forma
manipulatore, këto personazhe të njohur për përfitimet e shumta mbi jetën,
djersën dhe sakrificat e një populli të varfër, zotërojnë ekranet televizive,
mjetet e tjera të informimit dhe komunikimin politik në institucione dhe
rrjetet sociale. Kjo është e dhimbshme për një popull që aspiron zhvillimin,
lirinë dhe demokracinë e vërtetë znj. Ambasadore.
Unë mendoj se këta
personazhe të politikës shqiptare, të cilët shfaqen si të “dërguarit e
Perëndisë” në tokë, kanë mbetur ATY për një arsye të kuptueshme dhe të
thjeshtë:- në Shqipëri nuk ka vepruar dhe nuk vepron drejt drejtësia, e cila
mbetet gur-themeli i demokracisë dhe shtetit të së drejtës, e cila në Shqipëri
është drejtuar dhe është vënë në shërbimin e politikës.
Opinionin tim,
lidhur me një çështje të tillë, po ua paraqes, përmes fakteve, të cilët e kanë
përgjigjen brenda vetes:
1. A mund të ketë
vlerë vota e një deputeti që fsheh të kaluarën kriminale, i cili ka ardhur në
parlament me votën e blerë, pa asnjë të dhënë intelektuale (ndoshta
analfabet!?), votë e të cilit bën ligje në parlamentin shqiptar?
2. A ka ndodhur në
ndonjë vend të Perëndimit, ashtu siç ndodhi gjatë viteve 1996-1997 në Shqipëri,
ku një populli iu rrëmbyen të gjithë përfitimet financiare, me bekimin e
qeverisë e shtetit (pasi ata ishin dhe përfituesit më të mëdhenj), me anë të
skemave piramidale, e për këtë vepër kriminale nuk u dënua askush, përkundrazi
eksponentët e njohur të politikës së asaj kohe janë akoma aktorë të fuqishëm të
politikës shqiptare dhe në vitin 2021.
Ish- presidenti i
asaj kohe dhe forca e tij politike (Partia Demokratike) u mbështet në vitin
2005 për të qeverisur vendin për 8 vjet. Unë besoj se kujtesa për ngjarjet e
vitit 1997 nuk duhet të zbehet, pasi për të vendosur rendin social në Shqipëri
u deshën 6000 forca të NATO-s.
3. A është i
pranueshëm, që një krim shtetërorë, siç ndodhi në Gërdec (me 26 viktima dhe
dëme të mëdha ekonomike- financiare), të mos gjykohen dhe ndëshkohen
qeveritarët dhe eksponentët e tjerë të tragjedisë, të cilët përveçse lejuan,
miratuan këtë veprimtari jashtë çdo standardi, si ndëshkim të vetëm patën vetëm
dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes, i cili pak kohë më vonë u rikthye përsëri
në qeverinë e kohës si ministër? Përkundër shurdhërisë në Tiranë (Shqipëri),
për një çështje të tillë gjykatat amerikane dënuan me burg një blerës amerikan
të municioneve të Gërdecit, i cili qe i përfshirë në këtë projekt.
4. A gjendet një rast
në botën demokratike dhe të qytetëruar, që shteti të qëllojë me plumb vrasës
mbi protestuesit (madje kur protestuesi ishte me duar në xhepa), siç ndodhi me
protestën e 21 janarit 2011, kur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën
katër protestues të vrarë? Kjo tragjedi nuk pasoi me asnjë fajësim dhe marrje
përgjegjësie ligjore as nga shteti e qeveria e kohës, as nga drejtësia, e cila
nuk veproi sipas ligjeve të së drejtës demokratike.
Përveçse në
qeverinë e kohës nuk ndodhi asgjë, eksponentët politikë, mbi të cilët rëndojnë
vjedhje, vrasje, tragjedi të njerëzve të thjeshtë, ata e mbyllën mandatin politik
dhe në zgjedhjet politike të vitit 2013, u lejuan të marrin mandatin e
deputetit. Në Perëndim kjo nuk mund të ndodhë kurrë.
Por populli
shqiptar din gjithçka; din vjedhjet dhe shpërdorimet kolosale në “Rrugën e
Kombit”; din pse janë vrarë në protestën e 21 janarit 2011 katër protestues;
din se si në 2008 Greqisë iu falën 350 km katrorë deti (eksponenti kryesorë i
kësaj marrëveshje, i shpërdorimit të Rrugës së Kombit dhe vrasjeve në bulevard
marrëveshjes sot është kryetari i opozitës shqiptare). Populli din dhe nuk
harron zbulesën me zë dhe figurë nga ish- deputeti i ndjeri Dritan Prifti, të
aferës korruptive të ish zv/ kryeministrit të kohës në vitin 2011 për një
tender, video e cila solli dhe vrasjet e katër protestuesve me 21 janar, i cili
akuzohet edhe për vënien dorë (vjedhjen) mbi vlerat kapitale të shtetit
shqiptar, e sot ai gëzon postin e lartë të Kryetarit të Shtetit.
Këto nuk ndodhin
kurrë në Perëndim!
E nderuara znj.
Ambasadore Kim!
Populli i din mirë
pasuritë e oligarkisë dhe politikanëve shqiptarë (të majtë dhe të djathtë), të
cilët zotërojnë vila, makina, para, pasuri të patundshme, biznese, troje,
resorte luksoze në bregdetin shqiptarë, të përfituara dhe të vëna padrejtësisht
nga pasuria e popullit shqiptar e taksat e tyre, por akoma më keq është
keqpërdorimi dhe përfitimet abuzive për shkak të detyrës nga ish-Kryeprokurori
i Republikës (të cilit SHBA-të ia kanë ndaluar hyrjen), Kryetari i Gjykatës së
Lartë (i shkarkuar nga Vetingu për mos- justifikim të pasurisë që kishte), që
dëshmojnë korrupsionin thelbësorë në Shqipëri, i cili e ka bërë drejtësinë të paaftë për të
vepruar.
Ky shqetësim i
thellë qytetar i imi, më bën t’iu drejtohen Juve, si përfaqësuese e shtetit më
demokratik të botës, për të ndihmuar vendin tim, që ai të ketë të ardhme. Unë
besoj në personin Tuaj znj. Ambasadore, pasi kujtesa më bën të ri-sjell në
vëmendje artikulimin për të çuar në bankën e drejtësisë “peshqit e mëdhenj”
për gati tri vite nga ambasadori Lu, por që fatkeqësisht asnjëri nuk arriti të
kapet dhe të gjykohet, gjithashtu ambasadori Arvizu, i cili tragjedinë e 21
janarit e “kapërceu” përmes “batutës” politike, se Kryeministri i kohë
ishte “burrë shteti”, ashtu si dhe Ju keni falënderuar Presidentin Ilir
Meta, lidhur me afrimin e një emri për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kur ajo
është detyra e Tij.
E nderuara znj.
Ambasadore!
Unë mendoj se Ju
keni një rast të rrallë për të ndihmuar Shqipërinë si Uillsoni (Presidenti i
SHBA-ve në Konferencën e Versajës), për ta bërë efektive reformën në drejtësi
në Shqipëri, për të pastruar politikën shqiptare nga krimi, korrupsioni,
shantazhimi, protagonizmi mediatik dhe pa- aftësia, për konsolidimin e shtetit
ligjorë dhe funksionimin e demokracisë.
Duke mbështetur
policinë, gjykatat, SPAK-un, BKH-ë, qoftë me specialistë nga SHBA-të (veçmas të
FBI-së), unë mendoj se vendi do të ketë një rrjedhë tjetër, qoftë me zgjedhjet
politike, të cilat janë shpejt në Shqipëri, deri tek investimet dhe përfitimet
nga njeriu i thjeshtë (qytetari) i këtij vendi të vuajtur.
Unë e di, si
gjithë shqiptarët, se Edi Rama gjatë qeverisjes 8 vjeçare ka gabuar në jo pak
raste dhe punë të kryera, por ka bërë dhe aq punë të mira, më mirë se gjithë
qeveritë e mëparshme të tij vendi. Ndaj po iu referoj më të rëndësishmen, që
bëri Edi Rama, të bërit shtet, por dhe me fillimin e projekteve strategjike
(nuk ndërtohet asnjë vend pa projekte strategjike), të cilët duan ushtrimin tij
në detyrën e kryeministrit dhe në një mandat të tretë, që Reforma në Drejtësi
të bëhet e plotë dhe funksionale në Shqipëri dhe projektet strategjike të
kryhen me sukses, që vendi të fitojë ritmet e pandalshme të zhvillimit.
Lënia e vendit në
duar të pasigurta në të ardhmen do të ishte fatalitet për Shqipërinë.
Ju duhet të dini
dhe të kuptoni, se Edi Rama sulmohet nga opozita për shkaqe të njohura, pasi me
bërjen shtet dhe Reformën në Drejtësi, ai ka prekur interesa të mëdha të
kundërshtarëve politik në Shqipëri, prandaj ai mbetet personi më i aftë, më
largpamës dhe më këmbëngulës për ta bërë detyrën më mirë se çdo politikan
tjetër në Shqipëri.
E nderuara znj.
Ambasadore Kim!
Unë jam i bindur
dhe mirënjohës gjithashtu në qëllimin e mirë dhe mbështetës që Ju do t’i jepni
vendit tim, në kushtet aktuale dhe të perspektivës, si shprehje e një përfaqësuesi
të shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik në botë- SHBA-të.
Tiranë, më 23 janar 2021
Me respekt e mirënjohje
Pjetër META (publicist,
studiues dhe shkrimtar)