Kulturë
Kalosh ?eliku: Edhe sot me ju qeshë si dje ''zorra qorre''
E premte, 11.12.2020, 07:04 PM
DHE SOT ME JU QESHË
SI DJE “ZORRA QORRE”
NGA KALOSH ?ELIKU
(Armiku im besnik pas porte
nëse është shqiptar)
Armiku im besnik?!
Nëse, është shqiptar
Patjetër, duhet të
ketë Besë. Dashuri!
Dhe, nuk duhet të
më vë pusi pas porte
Vrasë, natën në
pabesi. Qaj, ditën. Varr.
Armiku im. Nëse:
Është shqiptar me Besë
Dihet, Qeveritare.
Nuk duhet, presë në Besë!
Shqiptarët:
Armikun e kanë pritur në Shtëpi
Pa e ditur. Se, e
kanë pasur armik shekullor:
Ia kanë vrarë
Cucën. Djalin e vetëm, në pusi.
Krahë më krahë, ia
kanë hapur Derën:
Edhe, ia kanë
hapur Portën, në Shtëpi.
Hapur, Derën.
Konak me kafe “turke”;
Natë, kalimtari
rasti. I kanë bërë Shtëpi.
Ditën e Nesërme, i
kanë thënë: Rrugë të mbarë
Kur, E kanë
kuptuar si armik. Vrasës i pabesë:
Që, Sot: Ne,
gjithë jetën, si familje jemi hasëm.
Armiku: Nuk duhet
të më vë pusi, pas porte:
Dali, si burrat e majdanit: Në Fushë Lufte,
Dhe, vrasë natën
në rrugë. Nesër, qajë, ditën:
Fjalimeve
patetike. E, lule plastike, mbi Varr.
Armiku im besnik,
nëse: Është shqiptar
Nuk, duhet të më
vrasë natën pas porte:
Dhe, qajë ditën me
lule plastike mbi varr ...
(Porosia e Qeverisë “përbashkët”
dhe e Imja si Poet Shqiptar)
Edhe, porosia e
Qeverisë “përbashkët”
Popull, kini
kujdes! Respektoni masat!
Unë, them: Jepni
popullit ushqim cilësor
Vitamin D. Dhe,
pak rreze Dielli mbi Mal!
Jo, Koronavirus.
Lopë shterpa Katundi
Qeveri, me
“armikun e padukshëm”:
Që, i keni rritur
masat policore Qeveritare.
Nga të katër anët,
rrethuar me Koronavirus:
Besë politike.
Pabesi. Dhe, Liri artistike.
Shkak, që Sot, u
përgjigjem publikisht:
Popullit, jepni
bukë! Liri. Jo, Koronavirus!...
(Kalosh ?elikun natën në ëndërr
e kafshoi dhe gjarpëri Shullanit)
Kalosh ?elikun, natën në ëndërr
E kafshoi, dhe
gjarpëri Shullanit:
Në gishtin e madh
të dorës majtë.
E preu mishin.
Dhe, e shtrydhi gjakun
Burri botës, e
nxorri jashtë helmin.
I doli gjumi. Dhe,
tha: Është, ëndërr.
Ditën e Nesërme. E
“dogji” Gishtin e Madh
Kalosh ?eliku, Poet. Nuk e fshi ëndrrën:
E vazhdoi gjumin.
Edhe, Ditën, e Nesërme...
(Në jetë i pranoj gratë kurva
po jo edhe rrospitë meshkuj)
Edhe, në jetë i
pranoj gratë kurva. Kurtizane
Shkaku: U ka hije
partizaneve. Xhadive:
Jo, rrospive
meshkuj me dimia “kuqezi”.
Nateditë, brekët
mbi Dimia “shqipomjë”:
Zarzavateve
Kopështit, me Covid -19, të
Që, shiten shum
lirë në “Bit-Pazar”. Shkup.
Unë, kur pi raki
rrushi. Dhe, rrokem futas
Me dy shtambat me
verë të Mikes Di:
Dudumët, me çaj
rusi në rrugë. Xhami...
(Armiqtë e mi i luftoj
me raki rrushi)
Po. E kam thënë: Moti kohë: “Armiqtë”
E mi politik: I
luftoj me Poezi Erotike:
Sot, nuk mbaj
armë. Kashikara serbi
Po, Dy kashikara
me barot: Raki Rrushi.
Nuk, ka problem:
Kur, të duan ata, Sot
U them: Unë, e pi
edhe Raki Rrushn:
Dy shtambat me
verë të Mikes Di!..
]
(Nuk qanë dhe as qeshë Talia
vajton “?iftelia me dy tela”
Sot, si Dje:
Përpiqen rehabilitojnë veten
Me Rilindasët.
Arnuesët e “veprave”?!
Jo, o dudumë: Nuk
qanë, as qeshë Talia
Shkaku, juaj?!
Vajton “?iftelia me dy tela”.
Edhe, regjisorit
tënd: Që, arrnonte “komedi”
Me tekstet e
Rilindasëve. Dramave të Mia:
Suxhuk turku, u
nxirrte nga torba grave.
Që, simbolizonte
Kryengritsin tim fushave:
Nateditë, në luftë
me Haremët e Sulltanit.
Plagiaturë e
satirave të Kalosh ?elikut:
“Imzot, lehin
qentë”. (Dhjetë drama, 2013):
Dhe, “Kopeja me
zgjebe ndjek Autorin”.
“Ndihma e
shpejtë”. Satirë, që u realizua
Në Kumanovë. Dhe,
u sabotua në Shkup.
“Zorra Qorre”. Që,
e hiqnit nga skena:
Në Kumanovë. Dhe,
Strugë para publikut.
Sot, me ju qeshë:
“Zorra Qorre” me dy tela...
(Lufta Ime me Penë vazhdon
me armikun e pabesë
Ende, jam në Luftë
me Penë. Mejdan
Dihet, me dudumët
e pabesë në Shkup.
Gratë e mia
besnike. Kurva azgane:
Rrospitë meshkuj
“Bit-Pazari, në Shkup
Dhe, Dy shtambat
me verë të Mikes Di.
Lufta, edhe Sot
vazhdon me Penë kaçaku
Ibrikët me Raki
Rrushi. Kashikara serbi:
Që, i nxorra nga
brezi shqiptar. Përmejdani
Fushëbetejë.
Dyluftim, me hasmin e pabesë...