Mendime
Skënder Kapiti: Dita e Pavarësisë dhe politika e politikanët e sotëm
E shtune, 28.11.2020, 08:56 PM
Dita e Pavarësisë dhe politika e politikanët e sotëm
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Sot
është 28 Nëntori Festa Kombëtare e të gjithë shqiptarëve.
Pavarësia
është vepra më e lartë e kombit shqiptar, e luftëtarëve, patriotëve dhe e të
gjithë atyre që sakrifikuan për kombin dhe
për shtetin shqiptar. Por duke parë se ku është sot realiteti politik,
shtetëror, demokratik dhe drejtësia dhe
se sa janë realizuar ato në Shqipëri e Kosovë dhe duke i krahasuar këto me
korrupsionin, papërgjegjshmërinë, me hajninë e politikës dhe të politikanëve
shqiptarë prej të cilave dy shtetet shqiptare janë sot më të prapambeturat në
Europë në rrugën e civilizimit, demokracisë, mirëqënies, sigurisë, progresit,
të shtetndërtimit modern dhe të integrimit, atëhere pyesim se: kjo politikë me
këta politikanë a kanë të drejtë që ata të duken e të bëjnë moral patriotik në
Ditën e Pavarësisë?
Besoj
se kjo pyetje ka brënda edhe përgjigjen e saj, atë se politikanët shqiptarë
,politika dhe pushteti janë sot më të neveritshmit te shumica e shqiptarëve.
Kur pushtetarët shqiptarë, krerët me të lartë të shtetit e të politikës dalin
sot në përvjetorin e Pavarësisë për ta kremtuar atë, ajo nuk u shkon atyre për
t’u dukur në krye të kombit, por duhet të fshihen sepse ekspozimi, amoraliteti
dhe hipokrizia e tyre vetëm sa e venit festën më të madhe të shqiptarëve.
Për
çfarë duhet të dalin ata në këtë festë, për të mbuluar dhe për ta justifikuar
veten e tyre para popullit si “kombëtarë e patriotë” një herë në vit?!
Apo
duan të dalin për t’u dukur si “baballarë e burra shteti” sa për të mbuluar
korrupsionin, mashtrimet, zullumet, tradhëtitë dhe hajnit kombëtare të tyre?!
Dita
e Pavarësisë duhet të jetë protestë, pra një festëprotestë popullore kundër
papërgjegjshmërisë, kundër varfërisë, papunësisë dhe kundër politikës dhe
drejtësisë së korruptuar dhe të kriminalizuar, të cilat kanë viktimizuar
shumicën e shqiptarëve duke i detyruar ata që të largohen nga atdheu.
Për
çfarë dalin këta “kryetëparë” të kombit në Festën e Pavarësisë për t’u mburrur
me atë se prej tyre shqiptarët marrin arratinë dhe largohen nga atdheu prej
padrejtësive të atyre të cilët ua kanë bërë jetën shqiptarëve sketerrë, të
padurueshme dhe të pamundur në Shqipëri. Dita e Pavarësisë nuk u takon pra
këtyrëve, të cilët vetëm sa kanë spekulluar me sakrificat e atyre të cilët
dhanë gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë.
Kjo
festë i takon që ta festojnë shqiptarët,
Gjithë Kombi Shqiptar. Nuk i takon politikës shqiptare që ta festojë këtë
festë, nuk u takon atyre që ta privatizojnë edhe këtë festë sepse prej tyre
mbahet peng zhvillimi, ndërtimi dhe konsolidimi i Shtetit ligjor dhe demokratik
shqiptar;prej tyre Shqipëria ka mbetur e fundit në Europë në rrugën e
zhvillimit dhe të integrimit për në BE.
Festa
Kombetare është një festë madhështore në kujtim të ngjarjes më të madhe
historike të kombit, por ajo shërben njëkohësisht edhe si një “gjyq” për ata të
cilët e drejtojnë shtetin shqiptar sot, gjyq i cili i vë ata përpara
përgjegjsive se a e meritojnë ata vëndin që kanë në krye të shtetit e të
kombit, a janë ata me të vertetë të merituar për të qeverisur dhe si pasues dhe
respektues të vërtetë të sakrificave të jashtëzakonshme të atyre prej të cilëve
erdhi Pavarësia Kombëtare?!
Sot
më shumë se çdo ditë tjetër opinioni gjykon se a i meriton këta, a e meritojnë
shqiptarët këtë elitë politike në krye, a e meriton këtë politikë dhe pushtet
që të qeveriset prej tyre. Festa shërben si kujtim e nderim për të shkuarën ,
por edhe si reflektim , gjykim dhe reagim për të sotmen në atë që në rastin më
të afërt të zgjedhjeve kombëtare populli të gjykojë dhe të ndëshkojë të
pamerituarit, të korruptuarit dhe të gjithë ata të cilët kanë interesin
personal mbi ata kombëtar, për të dëbuar nga politika e pushteti të gjithë ata
prej të cilëve dhe për shkak të të cilëve kërcënohet sovraniteti kombëtar.
Durrës, 28 Nëntor 2020