Kulturë
Gjon Keka: Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar
E hene, 16.11.2020, 09:18 PM
Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar
Nga
Gjon Keka
Një
nga faktet më të mrekullueshme të shekullit XV në Gadishullin Ilirik
,respektivisht në historinë e Arbërisë është pa dyshim zgjimi kombëtar Arbëror
,pas një gjumi të rëndë prej vitesh nën zgjedhën e sulltanit. Ky mund të thuhet
se është edhe zgjimi i mirëfillt i parë kombëtar arbëror, sepse me rikthimin e
Gjergj Kastriotit dhe bashkëatdhetarëve të tij arbëror u pa qartë ai zjarri i
brendshëm i atdhedashurisë për lirinë që tek ata zgjoi ndjenjat e shpëtimit të
kombit ,shpalljes së Pavarësisë së tij dhe Bashkimit në një Kuvend të të gjithë
zotërve fisnor të Arbërisë.
Asnjëherë
një komb nuk ka qëndruar më gjatë në një skllavëri të paperëndishme se sa
arbërorët.Por asnjëherë më parë një popull i skllavëruar nuk është zgjuar kaq
shpejt dhe në një kohë kaq të shkurtër se sa arbërorët.Pushtimi dhe sundimi
otoman mori shumë shekuj për t‘i nënshtruar plotësisht arbërorët,por më pak se
një shekull ishte e mjaftueshme që ata të shkundnin zgjedhën e rëndë të këtij
pushtuesi barbar.Siq u tha në fillim kjo zgjedhë e rëndë iu hoq nga qafa
popullit arbëror nga Gjergj Kastrioti me arbërorët e tij ,ishte pra zgjimi
kombëtar arbëror tek ata që ndezën të parët dritën e pashuar të lirisë dhe
pavarësisë së Arbërisë brenda vetë zemrave dhe qenjes arbërore deri më sot.
Ajo
që dim për atë epokë ,është se në
nëntorin e vitit 1443 ,më saktësisht më
28 Nëntor shpërtheu drita e madhe e Lirisë, Flamurit dhe Pavarësisë në
Kështjellën e pamposhtur të Krujës heroike të Kastriotëve të pavdekshëm. Atë
dritë që shpërtheu e panë të gjitha kombet e popujt europian e botëror, dhe u
gëzuan, por,vetëm armiqtë e Arbërisë i verbëroj dhe u mbushën me urrejtje të
përjetshme kundër arbërorëve liridashës. Por, kur jemi këtu duhet të ndalemi te
pyetja pse u zgjodh nëntori dhe cili ishte për atë kohë dhe cili është sot
kuptimi i nëntorit për ne?
Sikur
që dihet nëntori në mitologji konsiderohet kohë e rishfaqjes e ringjalljes pra
koha e Plejadës.Poashtu nëntori ishte edhe koha e hapjes së botës
shpirtërore e lindjes së diellit dhe
fillimit.Pastaj e sundimit të mbretërisë së dritës në hapësirën e errësirës.Kjo
është arsyeja pse mitologjia e lidhi hënën me pleiadat, me trishtimin për
zhdukjen e përsëritur periodike të tij si dhe me gëzimin për orën e llogaritur
saktësisht të kthimit të tij. Në fakt kjo i referohet kohës parahistorike në të
cilën hëna dhe plejadat përcaktuan vitin e yjeve, i cili i parapriu shpikjes së
vitit diellor dhe zodiakut.(Ev.B.,1879) Prandaj duke parë këtë mund të nënvizoj
se jo rastësisht Gjergj Kastrioti u rikthye në Arbëri për ta bërë atdheun e tij
të lirë ,për t’ia rikthyer dinjitetin dhe identitetin europian të saj. Ai erdh,
u shfaq me arbërorët e tij pikërisht në muajin nëntor kur edhe e shtriu
mbretërin e tij të dritës dhe të shpëtimit në Arbërinë e cila lëngonte në
errësirën ideologjike otomane.Me ardhjen e tij ,erdhi edhe shpresa për
arbërorët dhe jo vetëm ,por edhe për Europën si kontinent. Sepse ai pasi e
shtriu mbretërinë e tij për 30 ditë ,për 24 vjetë në vijim u bë mburoja jo
vetëm për atdheun e tij arbëror ,por edhe për civilizimin e përbshkët të
kombeve europiane. Nisur nga kjo muaji nëntor për Arbërorët duhet të jetë një
muaj i shenjtë kombëtar dhe të futet në kalendarin e përjetshëm kombëtar si
muaji i bekuar dhe i shenjtë i kombit arbëror europian dhe arbërorëve kudo që
janë ata. Se sa ishte e rëndësishme kjo ditë ,është fjalimi i Gjergj Kastriotit pas rikthimit në Krujë i
cili e vulosi këtë muaj ,këtë datë historike ai aty na tregon e porosit që ta
vendosim këtë datë në zemra, mendje,kalendarin dhe në zemrën e historisë së
kombit tonë arbëror europian.Poashtu janë edhe fjalët e një plaku shqiptar
sikur që tregonte e shkruante shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur gjermane
Marie Amelie von Godin në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në
nëntorin tjetër të vitit 1912 e cila
tregon se si një burrë i moshuar para
derës së shtëpisë bërtiti, me zërin që i dridhej nga entuziazmi me këto fjalë:
"pasi e pashë këtë ditë, tani edhe nëse vdes, do të vdes i gëzuar."
Me
pak fjalë Dita e 28 nëntorit të vitit 1443
është Dita e dritës, lirisë dhe madhështisë arbërore;ne e kujtojmë dhe e
festojmë me dashuri! Si ata të nëntorit të parë të vulosur përjetësisht(1443)
ashtu edhe ata të nëntorit të tjetër (1912) e mahnitën botën dhe i treguan asaj
se kombi arbëror është i pjekur, i denjë për liri, i denjë për të hyrë në
vëllazërinë e madhe të kombeve të civilizuara ,për t’u rikthyer në gjirin e
braktisur të familjes së përbashkët europiane. Asnjë ditë tjetër nuk shkëlqen
aq shumë në shpritin e mendjen e kombit tonë dhe në analet e historisë se sa
ajo ditë dhe ata personalitete mbikohore që ngritën flamurin e identitetit
europian, të lirisë dhe të pavarësisë.