Editorial
Kozeta Zylo: Larg duart nga UÇK-ja
E premte, 06.11.2020, 09:24 PM
Larg duart nga UÇK-ja
Nga
Keze Kozeta Zylo
Të
gjykosh në Hagë UÇK-në nga një gjykatë speciale unike në botë e ngritur tinëz
për bijtë që luftuan për Lirinë e Kosovës është një ogur i zi për
drejtësinë. Të vendosësh në bankën e të
akuzuarve Heronjtë e Luftës për Liri dhe t’i barazosh me kryekriminelin e
Ballkanit Sllobodan Millosheviçin me të njejtën akuzë si: “Krime kundër
njerëzimit” është përsëri drejtësi e frikshme.
Presidenti
i Kosovës Hashim Thaçi dha këto ditë dorëheqjen si president i Kosovës për t’u
përballur me akuzat në Hagë.
Thaçi
deklaroi se nuk do të dalë para gjyaktës së Hagës si president, por si një
ish-drejtues i UÇK-së.
Ai
i bëri thirrje partive të Kosovës që të angazhohen për të siguruar vazhdimin e
mirëqeverisjes së vendit. “Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të
dalim faqebardhë,” mbylli Thaçi deklaratën e tij të fundit si president i
vendit.
Zyra
e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë do
të verë në bankën e të akuzuarve luftëtarët e Lirisë për Pavarësinë e Kosovës.
Të
akuzuarit janë: Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci, ish-kryetari i Kuvendit të
Kosovës, Jakup Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi,
anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i
UÇK-së.
Arrestimet
arbitrare që po bën kjo gjykatë speciale duket sikur më sjellin shumë pranë
terrorin e serbëve që ushtruan një shekull karshi mijëra shqiptarëve në Kosovë,
të cilët u vranë, u persekutuan, u burgosën, u dëbuan nga trojet e tyre, u
hodhën në gropa massive, mijëra të humbur dhe askush nuk është gjykuar për këto
krime të përbindshme. Kjo është nje lojë
e pistë dhe e ndyrë nga qarqe të caktuara politike të udhëhequar nga lobi serb
në botë të cilët duan me çdo kusht ta pagëzojnë UCK-në si kriminale dhe
Pavaresia e Kosoves me shtetin e saj të rrëzohet nga themelet.
Kjo
gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44
milionë euro në vit po trondit mbarë shqiptarët dhe opinionin botëror pasi
Liria në Kosovë ka një emër:
UÇK-në.
Këta
bij e ndjenë në asht robërinë serbe dhe dualën të luftojnë për Lirinë. Nënat në Kosovë që lindnin djem u bënë
heronj, se i kërkoi koha, i kërkoi Kombi, i kërkoi Liria.
Të
gjitha këto akuza duan të hedhin poshtë ndërhyrjen e NATO-s dhe të konfrontojnë
Kombin tonë me aleatët historik.
Populli
shqiptar, shoqatat atdhetare dhe mbi të gjitha shteti shqiptar duhet të ngrihet
në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë
speciale në Hagë, UÇK-së.
Së
bashku duhet të dalim me deklarata në mbrojtje të Lirise dhe të Pavarësisë së
Kosovës e cila po kërcënohet dhe po vihet në rrezik. Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe
bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund
njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë
ta gjykojë dhe terrorizojë.
UÇK-ja
është krenaria kombëtare dhe luftoi me armë në dorë me udhëheqësit e tyre të
sprovuar kundër bishës hitleriane të Sllobodan Millosheviçit i cili mjerisht ka
lënë vezët e gjarpërit në shpirtrat e tyre të helmuar dhe vazhdon të infektojë
në masë.
Larg
duart nga UÇK-ja!
6 Nëntor, 2020
New York