Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Droneve turq duhet t'u përgjigjemi me armatim amerikan e izraelit
E enjte, 08.10.2020, 08:54 PM
Droneve turq duhet t'u përgjigjemi me armatim amerikan e izraelit
Nga
Gani Mehmetaj
Pas
lajmit për shitjen e droneve turq për ushtrinë serbe, analisti ushtarak kroat i
bëri thirrje qeverisë në Zagreb që të
përshpejtoj procedurat për blerjen e aeroplanëve ushtarak amerikanë.
Serbia
armikun e frikën kryesore e ka Kroacinë, prandaj analisti ushtarak nga Zagrebi
bënë thirrje të bëhen gati për provokimin e Serbisë me dron- avionë pa pilotë
nga Turqia. Kroacia është armatosur nga
Evropa Perëndimore dhe nga SHBA-të. Serbia është armatosur nga Rusia dhe Turqia.
Mu
si Kroacia, edhe Dardania e ka armikun numër një Serbinë, ndërsa Kroacinë
aleatin kryesor në gadishull. Edhe ne duhet të armatosemi me urgjencë. Amerika
është furnizuesi ynë kryesor me armatim, Izraeli duhet të bëhet aleati ynë
strategjik dhe furnizues me armë, në mënyrë që dronet turk në duart e Serbisë
mbi qiellin e Dardanisë t'i bëjmë teneqe për skrap . Nuk përjashtohet mundësia
që Beogradi të bëjë provokime kufitare me armën e re turke, edhe pse derisa të
jetë ushtria amerikane, Serbia nuk guxon të futet në aventura të rrezikshme. Por
në vend se për çdo gjë të mbështetemi e ta kërkojmë ndihmën amerikane dhe
europerëndimore, pse të mos armatosemi e të mbrohemi vet?
Serbinë
e kishim armik historikë, armiqësisht po sillet edhe sot ndaj shqiptarëve.
Shqipëria e shpalli Serbinë aleat strategjikë, aleat strategjikë e ka edhe
Turqinë, që i shet armë Serbisë.
Ne
kush jemi për Shqipërinë e për Turqinë? Retorika demagogjike nga Tirana dhe nga
Ankaraja nuk mjafton.
Kroacia,
aleati ynë kryesor po armatoset. Po ne?