Mendime
Fahri Dahri: Disa përditësime të njësive administrative të rajonit të Çamërisë
E hene, 31.08.2020, 12:15 PM
V. DISA PËRDITËSIME TË NJËSIVE ADMINISTRATIVE TË RAJONIT TË ÇAMËRISË
Nga
Fahri Dahri
Në
librin “Enigma e Çamërisë”, botim i vitit 2019, për herë të parë në shkrimet
shqipe, kam sjellë në kujtesë njësitë administrative të rajonit të
Thesproti/Çamërisë gjatë Mesjetës së hershme, këtu do të njihemi me njësitë e
sotme administrative të rajonit.
1.-
Krahina Kastrisë, është në zonën veri perëndimore të lumit Kalama dhe që
përfshin shumicën e Çamërisë që është brenda kufirit të Republikës së
Shqipërisë. Në mesjetën e hershme quhej krahina e Parakallamos.
2.-
Krahina Ahuret e Filatit, është në veri të Filatit, përfshin vendbanimet si
Ahuri i Baburit dhe Ahuri i Likut dhe fshatra të tjera. Ahuret e Filatit njihe
edhe si: Akhouria.
3.-
Krahina Shkallë e Zorjanit është në lindje të Filatit dhe përfshin këto
vendbanimet: Çiflik i Gurrëzës, Dolan, Fllomo, Golla, Gurrëzë, Karjan, Manxhar,
Muzhakë, Palofshat, Picar, Pjadhul, Sklav, Sollopi, Zboqe
4.-
Krahina Gropë (e Kuçit) është në një luginë në jug-perëndim të Gumenicës dhe
përfshin këto vendbanimet: Arvenicë, Çiflik (edhe Çefliku i Nistës), Kuç,
Nistë, Pllatare, Skopjonë dhe Vris.
5.-
Krahina Grikat është në një vend në veri-perëndim të Paramithisë dhe përfshin
këto vendbanimet: Grykë (Grikë), Kajcanj, Nikolicanj, Psakë.
6.-
Krahina Dang është përqëndruar rreth qytetit të Gumenicës dhe në brendësi e
vendit të saj. Kufizohet me krahinat e Kastrisë në veri-perëndim, Shkallën e
Zorjanit në veri-lindje dhe me krahinën "Gropë" në jug-perëndim.
Dangu është e njohur si: Dág ose Dag?vi. Lidhur me përbërjen etnike të Dagavit
para L2B, sado shpifje, fallsifikime që janë kryer nga qarqet zyrtare dhe
kishtare greke në mohim të identitetit të tyre, nuk kanë gjetur strehë (nuk
kanë kolisur dot), përkundrazi është pranuar edhe në rrafshin shkencor se ajo
zonë banohej tërësisht me banorë autoktonë të etnisë shqiptare. Nicholas
Geoffrey Lemprière Hammond* (1967), ka deklaruar në: Epiri: Gjeografia, Mbetjet
e lashta, Historia dhe Topografia e Epirit dhe zonave ngjitur. Clarendon
Press.f.28. "Philippson vuri në dukje se popullsia e Dagavi, zona midis
grykës së lumit Kalama dhe Nistës, ishte shqiptare në 1893 (P-K 2.1.98), dhe
unë u sigurova për këtë kur isha atje në 1932”. [Epirus: the Geography, the
Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas.
Clarendon Press.f.28. "Philippson noted that the population of Dagavi, the
area between the Kalamas gorge and Nista, was Albanian in 1893 (P-K 2.1.98),
and I was assured of this when I was there in 1932”]. Kjo njësi përfshin
Gumenicën, Margëllëçin, Mazarrekun, Pargën, Paramëthinë me rrethinat e tyre
Në
këtë njësi administrative ka jetuar që nga lashtësia e hershme, fisi
"Agest", më i pari dhe më i mocmi i 3 fiseve kryesore pellazge dhe i
14 nënfiseve të atij rajoni.
7.-
Krahina Shkallë e Sipërme është përqëndruar rreth qytetit të Paramëthisë.
Shkalla e Sipërme është e njohur si Ano Skala.
8.-
Krahina Shkallë e Poshtme është përqëndruar rreth fshatrave Dhragumi (sot
Zervohori) dhe Kardhiqit. Shkalla e Poshtme, e cila njihet edhe si K?to Sk?la.
9.-
Krahina Sul, fillimisht përfshinte 4 fshatra, nga të cilat sot vetëm fshati
Samonivë ekziston, ndërsa tre fshtrat Qafë, Navarik dhe Sul nuk ekzistojnë.
10.-
Krahina Shkopet është përqëndruar rreth këtyre vendbanime: Cangarë*, Koriqanj
(i Shkopetit), Kukël, Gllavicë. Ndonjëherë ka bërë pjesë edhe në krahinën
veri-lindore të Llakat e Sulit.
11.-
Krahina Frar e merr emrin e vet nga fusha e quajtur Frar, është në jug të
rajonit i Çamërisë dhe përfshin vendbanimet për rreth: Arcë, Beshere, Birbil,
Cugnidhë*, Gliqi, Goricë, Hojkë, Jonuz, Kanallaq, Kastri, Klisurë, Koron,
Koronopull, Leshe, Lëkurës, Mandukë, Manjë, Morfat, Muzhakat, Nemicë, Nihor (i
Frarit), Potame, Spatharat, Spllancë, Stanovë, Taban, Trikopallk, Vllandoraq,
Xarrë (i Frarit).
Çamëria
jeton dhe do të jetojë, sepse ka rrënjët e thella, ashtu si dhe pema e ullirit
me jetë gjatësi shumë shekullore.
Fahri Dahri,
Itali, më 23/08/2020