E premte, 26.04.2024, 09:37 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Rroftë Sigurimi

E diele, 14.06.2020, 04:16 PM


Rroftë Sigurimi

Nga Edison Ypi

Rroftë syshkaba Sigurimi pa të cilin kurrizi nuk të ha, gjumi nuk të zë, jeta lezet s'ka.

Rroftë Sigurimi që po ashtu si Qiriri i Naimit, është i gjallë e është në jetë, është në dritë të vërtetë.

Rroftë Sigurimi me flakë që kurrë nuk fiket dhe vaj kandili që kurrë nuk shterret.

Rroftë Sigurimi që duke na e përmbytur Lirinë me Pal Mlysha dhe Heronj të Heshtur, Shqipërinë e ka bërë si film shqiptar, një pështirosje të pafundme.

Rroftë Sigurimi që poetët i bëri spiuna dhe spiunat poetë.

Rroftë Sigurimi që i ka ndriçuar aq tepër mendjet e shqiptarëve sa cilindo budalla që zhgarravit dy strofa, e shpallin atypëraty "Artist" me imunitet të plotë ndaj çdo krimi dhe lavdi të përjetëshme ndaj çdo hajvanllëku.

Rroftë Sigurimi që kujdestarë të pallateve po emëron spiunat e vjetër të lagjeve.

Rroftë Sigurimi që na e ka mbushur Parlamentin me spiuna nga ata që s'dinë të shkruajnë por dinë të llapin.

Rroftë Sigurimi që ka aq shumë pare sa s'di si t'i shpenzojë, dhe hap gazeta, financon portale, paguan udhëtime të shtrenjta në vende të largëta për intervista me vrasësa.

Rroftë Sigurimi që llapaqenat e banaqeve televizivë i frymëzon për dallavera dhe tradhëtira nga më të flliqtat.

Rroftë Sigurimi që në krye të OJQ-ve na ka vënë dhe na ka lënë vetëm spiuna dhe karaputana që bëjnë vetëm dallavera.

Rroftë Sigurimi që për me na e zbukuru sa më tepër jetën, armatën e shkrimtarëve, regjimentet e poetëve, detashmentet e përkthyesve, i ka nxjerrë të gjithë nga mitra e vet.

Rroftë Sigurimi që Zërin e Amerikës pasi e mbajti zap me dhjetra vite, po e komandon dhe sot.

Rroftë Sigurimi dhe Zëri i tij që bashkë me Zërin e Popullit, Zërin e Amerikës, Teatrin Popullor, Kinostudion, zhurmuan sa mundën për të mos u dëgjuar psherëtimat e të uriturve, ulurimat e rrahjeve, kërcitjet e prangave, krismat e kalashnikovave që vrisnin ikanakët.

Rroftë Sigurimi që përpos mijërave hallexhinjve nuk la shqiptar të shquar në botë pa i marrë firmën e bashkëpunimit.

Rroftë e qoftë lavdiploti Sigurimi. Por më mirë vdektë. Ky vrasës. Ky vampir. Ky turp kombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora