E marte, 14.07.2020, 11:46 AM (GMT+1)

Komente

Hilmi Saraçi: Bashkëpunimi i Mulla Asllan Muratit me dr. Gani Demollin

E marte, 26.05.2020, 12:01 PM


Bashkëpunimi i Mulla Asllan Muratit me dr. Gani Demollin

Mulla Asllani shquhet edhe si humanist dhe bamirës  për të varfërit dhe nevojtarët tjerë, prandaj kontributi i  tij në këtë fushë  ishte  i dalluar..,

Në kodrën e Koshtovës me 4 shtator 1994 kishte ardhur Shoqata Bamirëse “Nëna Terezë” në krye me dr.Gani Demollin, drejtor i Shoqatës.

Nga Hilmi Saraçi

Gani Demolli ishte themeluesi i shërbimit shëndetësor të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”.Ai. gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte ndihmuar shumë njerëzve që t’i mundnin sëmundjet dhe varfërinë. Ai do të kujtohet nga mijëra pacientë dhe nevojëtarë në gjithë vendin, të cilëve u kishte ndihmuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur shërbimi shëndetësor i SHHB “Nënë Tereza” ishte e vetmja shpresë për shqiptarët në Kosovë .Dr. Gani Demolli  kishte shumë vlera dhe virtyte, mbi të gjitha vizion për punë dhe veprimtari, guxim për shërbim dhe flijim në të mirë dhe në dobi të jetës dhe të njeriut, shëndetit, optimist i “papërmirësueshëm” edhe atëherë kur shumçka, mos të themi asgjë, nuk ishte mirë, Njeri i cili në historinë e këtyre 20 viteve të Kosovës dha një kontribut të pamohueshëm dhe një impuls pozitiv jo vetëm për shëndetësi, por edhe për çdo njeri të kërcënuar dhe të rrezikuar nga çdo lloj pengese, ndalese, kufizimi, anësimi, nënçmimi”... Sa kishte dalë në pensionin e merituar, pas viteve të mundimshme në profesionin e tij fisnik të mjekut, të cilin e ushtroi me nderë e pasion, në kohë të vështira duke mos kursyer as shëndetin e vet, e as jetën,  ndërroi jetë më 18 mars 2014 në Prishtinë. Në këtë ceromoni fetare ishte i pranishëm edhe Mulla Asllan Murati dhe autori i librit…

Do ta kujtojnë mijëra pacientë në gjithë vendin, që ai u ndihmoi gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur shërbimi shëndetësor “Nënë Tereza” ishte e vetmja shpresë. Dr. Gani Demolli ka lënë dy libra që pasqyrojnë punën e tij dhe të një morie mjekësh, teknikesh medicinalë  dhe humanistësh  nga mbarë Kosova, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen shëndetësore dhe ekzistencën e popullsisë së Kosovës në kushte jashtëzakonisht të rënda. Janë librat “Një luftë ndryshe” dhe “Bijtë e Nënës”. Me Demollin kishin ardhur edhe  disa humanistë dhe bamirës të tjerë, sidomos nga diaspora (Zvicra), në krye me Martin Pjetrin për të ndihmuar popullatën në këto kohë të vështira të okupimit dhe të represionit  serb , respektivisht për ta hapur një ambulancë që më përseafërmi do të ndihmonte popullatën me vizita shëndetsore dhe me barna të nevojshëm. Ishte një tubim  i përgatitur mirë. Mulla Asllani asokohe kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë kishte organizuar pritjen bashk me Mulla Hajzer Ademin , nga Koshtova, tani kryetar i degës  “Nëna Terezë” në Koshtovë . Me këtë rast Mulla Asllan Murati kishte mbajtur një fjalë rasti  . Ai pasi kishte përshendetur musafirët dhe të pranishmit kishte folur për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar duke  dhënë një porosi (mesazh) : ”Mysafirë të ndëruar, këtë gjendje të vështirë që e shihni në Kosovë, t’ua transferoni popullit në Zvicër. Ne, sot po e hapim këtë ambulancë për ta ruajtur shëndetin e popullit dhe për t‘i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, por si e shihni  kjo ambulancë tregon se ky popull di të organizohet dhe do të dijë edhe të formojë shtet edhe në këto kushte të vështira , sepse të gjitha objektet që i kemi ndërtuar ,shkollat, spitalet, xhamitë dhe institucionet të tjera  na i ka uzurpuar okupatori serbë” . Duke falenderuar në veçanti dr. Gani Demollin  për punën që po bënë për popullin tonë kishte përfunduar fjalimin…Keto personalitete si dr.Gani Demolli dhe shumë veprimtarë të tjere an e kënd Kosovës pa hezituar fare u inkuadruan në Levizjen Gjithe popullore për të ndihmuar popullatën , për pajtimin e gjaqeve dhe për ndihmen gjithëpopullore . Në aspektin humanitar dhe shëndetësor dr. Gani Demolli ka merita të veçanta..,

(Fragment nga libri im monografik : “Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombëtar dhe fetar”)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora