| E marte, 26.05.2020, 12:01 PM |
Bashkëpunimi i Mulla Asllan Muratit me dr. Gani Demollin
Mulla
Asllani shquhet edhe si humanist dhe bamirës
për të varfërit dhe nevojtarët tjerë, prandaj kontributi i tij në këtë fushë ishte
i dalluar..,
Në
kodrën e Koshtovës me 4 shtator 1994 kishte ardhur Shoqata Bamirëse “Nëna
Terezë” në krye me dr.Gani Demollin, drejtor i Shoqatës.
Nga
Hilmi Saraçi
Gani
Demolli ishte themeluesi i shërbimit shëndetësor të Shoqatës Humanitare
Bamirëse “Nëna Terezë”.Ai. gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte
ndihmuar shumë njerëzve që t’i mundnin sëmundjet dhe varfërinë. Ai do të
kujtohet nga mijëra pacientë dhe nevojëtarë në gjithë vendin, të cilëve u
kishte ndihmuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur shërbimi shëndetësor i SHHB
“Nënë Tereza” ishte e vetmja shpresë për shqiptarët në Kosovë .Dr. Gani
Demolli kishte shumë vlera dhe virtyte,
mbi të gjitha vizion për punë dhe veprimtari, guxim për shërbim dhe flijim në
të mirë dhe në dobi të jetës dhe të njeriut, shëndetit, optimist i
“papërmirësueshëm” edhe atëherë kur shumçka, mos të themi asgjë, nuk ishte
mirë, Njeri i cili në historinë e këtyre 20 viteve të Kosovës dha një kontribut
të pamohueshëm dhe një impuls pozitiv jo vetëm për shëndetësi, por edhe për çdo
njeri të kërcënuar dhe të rrezikuar nga çdo lloj pengese, ndalese, kufizimi,
anësimi, nënçmimi”... Sa kishte dalë në pensionin e merituar, pas viteve të
mundimshme në profesionin e tij fisnik të mjekut, të cilin e ushtroi me nderë e
pasion, në kohë të vështira duke mos kursyer as shëndetin e vet, e as
jetën, ndërroi jetë më 18 mars 2014 në
Prishtinë. Në këtë ceromoni fetare ishte i pranishëm edhe Mulla Asllan Murati
dhe autori i librit…
Do
ta kujtojnë mijëra pacientë në gjithë vendin, që ai u ndihmoi gjatë viteve të
nëntëdhjeta, kur shërbimi shëndetësor “Nënë Tereza” ishte e vetmja shpresë. Dr.
Gani Demolli ka lënë dy libra që pasqyrojnë punën e tij dhe të një morie
mjekësh, teknikesh medicinalë dhe
humanistësh nga mbarë Kosova, të cilët
kanë dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen shëndetësore dhe ekzistencën e
popullsisë së Kosovës në kushte jashtëzakonisht të rënda. Janë librat “Një
luftë ndryshe” dhe “Bijtë e Nënës”. Me Demollin kishin ardhur edhe disa humanistë dhe bamirës të tjerë, sidomos
nga diaspora (Zvicra), në krye me Martin Pjetrin për të ndihmuar popullatën në
këto kohë të vështira të okupimit dhe të represionit serb , respektivisht për ta hapur një
ambulancë që më përseafërmi do të ndihmonte popullatën me vizita shëndetsore
dhe me barna të nevojshëm. Ishte një tubim
i përgatitur mirë. Mulla Asllani asokohe kryetar i Bashkësisë Islame në
Mitrovicë kishte organizuar pritjen bashk me Mulla Hajzer Ademin , nga
Koshtova, tani kryetar i degës “Nëna
Terezë” në Koshtovë . Me këtë rast Mulla Asllan Murati kishte mbajtur një fjalë
rasti . Ai pasi kishte përshendetur
musafirët dhe të pranishmit kishte folur për gjendjen e vështirë të popullit
shqiptar duke dhënë një porosi (mesazh)
:
”Mysafirë të ndëruar, këtë gjendje të vështirë që e shihni në Kosovë, t’ua
transferoni popullit në Zvicër. Ne, sot po e hapim këtë ambulancë për ta
ruajtur shëndetin e popullit dhe për t‘i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë,
por si e shihni kjo ambulancë tregon se
ky popull di të organizohet dhe do të dijë edhe të formojë shtet edhe në këto
kushte të vështira , sepse të gjitha objektet që i kemi ndërtuar ,shkollat,
spitalet, xhamitë dhe institucionet të tjera
na i ka uzurpuar okupatori serbë” . Duke falenderuar në veçanti dr. Gani
Demollin për punën që po bënë për
popullin tonë kishte përfunduar fjalimin…Keto personalitete si dr.Gani Demolli
dhe shumë veprimtarë të tjere an e kënd Kosovës pa hezituar fare u inkuadruan
në Levizjen Gjithe popullore për të ndihmuar popullatën , për pajtimin e
gjaqeve dhe për ndihmen gjithëpopullore . Në aspektin humanitar dhe shëndetësor
dr. Gani Demolli ka merita të veçanta..,
(Fragment nga libri im monografik : “Mulla Asllan Murati personalitet
i shquar kombëtar dhe fetar”)