E premte, 28.01.2022, 09:43 PM (GMT)

Mendime

Luan Dibrani: Albin Kurti me reciprocitet në betejë drejtë

E enjte, 02.04.2020, 09:46 AM


Albin Kurti me reciprocitet në betejë drejtë  proceseve Euro-Atlantike dhe ndërkombëtare për Kosovën!...

Shkruan Luan A. Dibrani

Albin Kurti bëri një  betejë të gjatë të ndërtoj një karrierë  te mbështetur nga  sovrani i popullit.

Ai korrur fitore, ngadhënjimtare  ne betejën  e kundërshtarëve politik  nga e cila lëvizjet e fundit  politik që ndodhen me rastin e mocionit ndaj tij dhe përshkallëzimi  i ecurisë politike, ai  gjithnjë po del  fitimtar  ne betejën   e  interesave   politike   ne rrafshin kombëtar. -Ai është duke  dal  fitimtar  drejt marshues  dhe ofensivës politike edhe në raport me reciprocitetin qe gjysma  e deputetëve të Kosovës, as qe janë duke  e ditur se çka do me thëne fjala reciprocitet,kushtetutë as shtet!!!

Kundërshtarët politik të Albin Kurtit dita, ditës po e dëshmojnë veten si dezertor  ndaj kërkesave dhe interesave të Kosovës.

Kundërshtarët politik me lojalitetin e tyre  po dëshmojnë me tezat dhe deklaratat  e tyre  jo konsekuente ne përputhshmëri me interesat  e popullit dhe Kosovës, po kalojnë në toborrin e mashtruesve  ,dezertorëve dhe  manipulanteve  lojal ndaj Serbisë dhe servilëve  te saj ndërkombëtar ne këto momente   Gernell qe nuk përputhet me interesat tona ndërshtetërore   mes Kosovës dhe SH:BA-ve?

Politikajt  aktual qe po përpiqen me bërë një qeveri të re përmes deklaratave të tyre te pa kurrfarë themeli,po e humbin besimin edhe tek ata  njerëz qe iu dhanë votën.

Me deklaratat  e tyre skandaloze, ata po kalojnë në toborrin e interesave te Serbisë, kur prononcohen qe Kosova te sillet sikur mos me pas shtet fare. Ata  po e cenojnë dhe po kalojeni ne cilësinë e dezertoreve qe me një mënyrë Albin Kurtin po e ngrisin ne një figure  ngadhënjimtare ndaj dezertoreve të popullit shqiptar! Albin Kurti  edhe ne fjalime, pran qytetareve  po tallet me ta kur  mbi gjysma  e deputete të Kosovës, as qe e kanë lexuar  Kushtetutën as qe e dinë se çfarë përmbajtje a  peshe ka për një rend shoqëror?

Ndeshje e ashpër ndërmjet forcave politike qe përfaqësoje   LDK-në,PDK-në  AAK-në Nismen,AKR-në etj dhe  përfaqësuesit të Vetëvendosjes Albin Kurtit , po përshkallëzohet dita ditës  ne fitoren e betejës  qe ata të paret kane mbet vetëm zhurmagji  pa popull  karshi Albin Kurtit dhe popullin  qe e ka me veti.

Albin Kurti qe po lufton  kundër hajnisë dhe krimit të organizuar u bë  figure e dashur jo vetëm për Kosovën dhe popullin e saj ,por edhe për faktorët ndërkombëtar.

-Politika  e Albin Kurtit  po e bind  faktorin ndërkombëtar me një pasqyrim  të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.

Zoti Kuti me programin e vet po e dëshmon   një fitore ndaj demagogeve tjerë si deputet,  qe  Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social. Albin Kurti  ka theksuar me mijëra here pse barazia  e shtetit të Kosovës me të drejta të plota  do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje, pse jo edhe me Serbinë; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë e mos te mbetet  paqavër e protagonisteve të Panit, apo partive tjera  Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike dhe ndërkombëtare zoti Kurti po vazhdon betejën deri në fitore..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora