Mendime
Mehill Marku: Një jetë bashkë... në dallgët e detit!
E shtune, 01.02.2020, 09:58 PM
NJE JETE BASHKË... NE DALLGET E DETIT !
Nga
Mehill Marku
I
shikoni këta dy burra : si dy male lidh sup me sup me njeri tjetrin apo si dy dallgë deti që
ndoqen njëri tjetrin? Ata të dy:
SKENDER DOÇI e NDUE JAKU i njihni të gjithë ju se ata kanë qenë e janë burra me emer të madh per
gjysem shekulli dhe sot e kësaj dite, në Floten Luftarako Detare , dhe me
detyrat e larta që kanë pas, kanë qenë pjesë e jetes tonë. Me ata jemi rrit e
burrëruar, ata na kanë edukuar me atëdhedashurinë e perkushtimin në realizimin
e detyrave, ata na mësuen detin , detarinë dhe artin detar. Per ne brezat e
asaj kohe e të asaj FLD ata kanë qenë e kanë mbet shembulli i perkryer, ëmblema
e FLD në gjurmet e të cilëve ne jemi rrit, aftësuar e perparuar në të gjitha
drejtimet. Ndaj sot ata gezojnë dashurinë,respektin e mirënjohjen e të gjithë
neve., Dhe i meritojnë. I meritojnë se ata i deshen me shpirt anijet , detaret,
të cilave u perkushtuan gjithë qenjen e tyre, aftësitë e rralla, perkushtimin
maksimal , kujdesin per secilin kuader që të aftësohej, e të rritej si njeri e
si kuader, se ata kishin besim te kuadrot dhe efektivi i FLD , ashtu siç edhe
efektivi kishte besim e respekt per ata dy burra.
Tipari
dallues i gjithë kuadrove të FLD ka qenë uniteti e shoqëria e ngushtë me njeri
tjetrin, unitet e shkushmëri që ishte bazë e gjithë arritjeve nën drejtimin e
këtyre dy kuadrove madhorë! Dhe uniteti
kishte bazen nga poshtë , nga detyrat e postet luftarake në Nendetse apo në
anijet mbiujse, e modelin e shembullin e gjenim te komanda , te Komandanti e
Komisari, se uniteti i tyre rrezatonte unitet e shoqëri luftarake në anije e në
Bazat Detare.
Dhe
ky unitet, kjo shoqëri, në det është objekt i shkrimit tim sot.
Dhe
ilustrimi më i mirë i këtij shkrimi është kjo foto e Skender Doçit me Ndue
Jakun.
Në
shënjë respekti, jo vetem të moshes , se Ndue Jaku është 6 vjet më i ri se
Skender Doçi , por mbi të gjitha se kështu të lidhur sup më sup me njeri
tjetrin ata luftuen e sfiduan dallget e jetes, dallget e detyrave, dallgët e
kohes , dhe që ahere kur u njohen e i lidhi deti e detyrat ata u bënë shokë dhe
mbeten shokë , kështu me dorë mbi sup çka do të thotë që ato supe u bënë
mbështetje e tyre per të realizuar detyrat e vështira të detit e të kohes .
Tek
i shoh ashtu bashkë e krah më krah më duken si dy male: bjeshkët e Tropojes nga
është Skenderi, të lidhura
pazgjidhshmërisht me malet e bjeshket e Mirdites nga është Ndue Jaku, apo si dy dallgë të forta deti që
ndjekin njera tjetren drejt bregut! Dhe
kështu shokë e miq të ngushtë gjithë jeten. I bashkoj e i shoqëroj jeta në
anijet e flotes , detyrat e perbashkëta: herë eprorë e vartes e shumë kohë si
koleg: Skenderi per një çerek shekulli si komisar e Ndue Jaku 11 vjet Komandant
i Fld..
Skenderi
filloj në Nendetse ku u shque per aftësi e perkushtim të rrallë e Ndueja e filloj
si oficer lundrimi në anijet mbiujse në Sazan dhe veç rritje pati në jeten e
karieren e tij . Per herë të parë u
bashkuen dhe u njohen nga afer në Flotiljen e Vlores që kishte dhe Sazanin : ku
Skenderi ishte Komisar i Flotiljes e Ndueja Shef i Shtabit të Flotiljes. Nuk
thonë kot se percaktuese në marrdhënjet mes njerzve janë mardhëniet e punes.
Dhe në punë shkelqyen gjithëmonë të dy , në çdo detyrë që nga anija deri në
Komanden e Flotes deri sa dolen në pension. Bazë e shoqërisë mes tyre ishte
karakteri miqësor i të dyve, serioziteti e perkushtimi në detyrë , shoqëria e
paster mes tyre dhe familjeve të tyre.
Por bazë ishte dhe origjina, oxhaku nga vinin në det.trashgimia
luftarake e burrërore e prindëve të tyre.
Skenderi
si bir i Ish Komandantit të Brigades 25 Sulmuese në luften Nacional Çlirimtare
Veli Niman Doçi e Ndueja djali i Gjon Jakut ish partizanit me pushkë në dorë në
Çeten Pukë- Mirditë me Bardhok Biben e Mati Doden.
Të
dy nxenes të shkelqyer në mësime që nga Shkolla Ushtarake
"Skenderbej" dhe në Akademinë Detare në Bashkimin Sovjetik. Skenderi
e mbaroi atje shkelqyeshem Akademinë e Ndueja , si pasojë e prishjes
marrëdhënieve mes shteteve , vitin e fundit e mbaroj në Shkollen e Marines në
Vlorë ku jo vetem e mbaroj shkëlqyeshem por dhe doli oficer me graden Toger. Të
dy nuk kerkuen privelegje në caktimin në detyra vetem thanë :
"
Ku të ketë nevojë Atëdheu". Qendrim
burrëror e fisnik si prinderit e tyre që nuk kursyen asgjë per Atëdheun e
Popullin. Gjithëmonë afer njeri tjetrit,
si karakter, si parimor, si të aftë , si
epror e vartes , si koleg por dhe si familje, edhe shtëpitë në Vlorë i
kishin dera deres.dhe shkonin aq mirë siç shkojnë dhe sot e kësaj dite. Vajza e
Skenderit : Alketa (volejbollistja e
famshme) 2 vjeçe kur lindi djali i Ndues,
Sokoli 4 muajsh , shkonte i rrinte afer
si vëllait të vet dhe ashtu foshnjërisht e ledhatonte me dorë e i thonte "
: "Keti motra " !
Në
vitet 80-90 koha dhe detyra i bashkoi e i bëri kolegë në Komanden e FLD.
Skenderi
Komisar e Ndueja Komandant i FLD.
Dy
kuadro shumë të aftë e të perkushtuem aq
sa më shumë mendonin e punonin per gadishmerinë e rritjen e modernizimin e FLD
duke sakrifikuar dhe perkujdesjenë per familjet e tyre. Dhe gjithëmonë kudo
bashkë.
" Sa herë , tregon Ndueja , tek raportonim në
Organet eprore të kohes dhe unë e shkelja ndonjëherë , tek ngrija zërin e ua
thoja troç per gjëndjen e Fld Skenderi më cikte e ashtu me atë qetsinë e tij
epike, mundohej të gjente një mënyrë tjeter per tua thënë të verteten. Kompesonim njeri tjetrin "
Ose
benim një stervitje bashkëvepruese në det mes Bazave Detare. Ishte nganjëherë koncepti se me stervitjen e gadishmërinë merret
Komandanti , ndersa per edukimin e gjendjen moralo politike të efektivave
merrej Komisari.
Këta
dy burra ishin komandë unike e unik me njeri tjetrin. Herë e jepte Alarmin
Luftarak komandanti e herë komisari. Një qellim kishin.
Benin
një stervitje në Gjirin e Vlores. Komisar Skenderi doli me Nendetse dhe iu
afrue të kalonte nen ujë Mezokanalin, ose suç e qunim "Zonen e Mbrojtjes
Kunder Nendetseve" ndersa Komandant Ndueja doli me Gjuajtsin Detar e anije
të tjera mbi ujse per të zbuluar Nendetsen. Dhe e zbuluan mes Mezokanalit dhe i
hodhen një granatë zhurmuese mbi bord per ti thënë Nendetses " Dil se të
zbuluem"
Komandanti
zbuloi Komisarin.!!!!
Tek
i shikon kështu bashkë si shokë e miq tash e 50 vite , tek takohen , rrufisin
ndonjë kafe apo kthëjnë ndonjë gotë raki me njeri tjetrin apo dhe me shoket e
tjerë të nderuar të flotes , tek u
dallgëzon shpirti per shoqërinë e tyre, ska se si të mos na frymëzojë kjo
shoqëri deti e detaresh dhe ne, ish bashkëkohsve e bashkëlundruesve të tyre.
,mvartësve e shokëve të tyre që janë të shumtë e emer per emer. Me punen e
tyre, me atëdhedashurinë e tyre këta dy burra i bëjnë nderë vehtes tyre, i bënë
nderë detyrave të larta e per shumë vite që kryen në Flotë , na bënë e na bëjnë
nderë e krenarë dhe ne që kemi pas fatin ti njohim e të lundrojmë nen ujë e mbi
ujë me ata, që gjatë gjithë jetes tyre rrezatuen mirësi e fisnikëri.
Unë
kam pas fatin ti njoh këta dy burra që heret në rininë time.
Të
parin kam njohur Ndue Jakun. Isha në Shkollen Ushtarake
"Skenderbej" Zhvillohej Parada
Ushtarake. Në krye të kuadratit të marines mes të madhit Dashamir Ohri dhe
Heroit të Popullit Spiro Kote binte në sy mes tyre flamurmbajtësi , një oficer
i ri , i hijshem, me atë uniformen e bukur të marines, i gjatë , i drejtë që i
shkonte aq shumë Ndueja Flamurit e
Flamuri Ndues , aq sa të ngjallnin krenari e pse jo deshirë per tu bërë
dhe ne si ai oficer marine. Se mos vetem unë. Të gjithëve na rrinin sytë te
kuadrati i marines. Sikur shikonim detin, dallget e valët e tij , dhe na
shtohej kërsheria se a do mund dhe ne të behemi neser si ata, oficera
marine.... Dhe kur e mora vesh se ai flamurmbajtësi ishte nga Lezha , nga
Shëngjini , nga isha dhe unë që atë ditë
Ndue Jakun e kam pas idhull, ti ngjaj atij burri.
Dhe
nëse nuk u kam ngjarë o Komandant Ndueja , faji është i imi. Më vonë pasi u
transferova nga Brigada e Nendetseve pata fatin të punoj bashkë me Nduen në
Budin Shëngjin. Më pas dhe kur ai shkoi Komandant FLD na mbajti lidhur puna e
detyra. Nëse nuk u bëra si ai të pakten punova e lundrova bashkë me atë dhe
perfitova aq shumë prej tij sa veç një
fjalë dua ti them:
"
Mirënjohje komandant Ndue Jaku!"
Nuk
kam njohur njeri e kuader detar më të aftë e më krijues , më njerzor, më
kerkues e më parimor , më të thjeshtë e komunikues se Ndue Jakun.
Me
Skender Doçin u njoha per herë të parë në Brigaden e Nendetseve më 1968 në
Pashaliman. Ishte Komisar i Nendetses Katert nga që kish qenë disa vite
Komandant Nendetse.
Një burrë kreshnik, si çetinë mali , sa i duhej
të perthyhej dy herë që të kalonte neper lugjet e Nendetses , i shkelqenin sytë
si të shqiponjes, i qeshte buza si valët e Valbones, i zgjatej shtati si shtizë
flamuri, fjalë pak e sak si burrat e moçem pranë Oxhakut, dukej autoritar e
këte ja jepte shtati dhe detyra e rendësishme por ishte shumë komunikues dhe
qeshte me gjithë zemer tek komunikonte e bënin ndoj shaka mes kolegve, vartësve
apo marinarëve në Nendetse apo në bazë. Si zv/komandant i Brigades Nendetseve
per pregatitjen e kuadrove ai vuri i pari pregatitjen e kuadrit në baza shkencore, i cili me aftësitë e tij si në
lundrime dhe në kabinete u bë promotor i pregatitjes si kuadro komandues të
Nendetseve të brezave më të ri.
Komandant
e komisar që dinte të depertonte thellë
në gjendjen shpirtërore të secilit. Unë e kam ndjerë nga afer doren e ngrohtë
të tij dhe gjej rastin ti them me shpirt dhe këtij burri " Mirënjohje"
. Dhe mirënjohja ime besoj se simbolizon Mirënjohjen e gjithë efektivit të Flotes Luftarako Detare
si per Komisar Skender Doçin ashtu dhe per Komandant Ndue Jakun.
E
dini se çfarë më thanl per njeri tjetrin tek u thashë se mund të bëja një
shkrim per ata:
Skenderi
më tha per Nduen: " Ndue Jaku ka qenë dhe është burrë, burrë i fjalës e
burrë i vepres. Po-ja e Ndue Jakut ishte Po dhe Jo- ja e tij ishte Jo! Ndue
Jaku jo vetem zbatonte Artin Ushtarak sipas standarteve por ai dhe krijonte
gjatë zbatimit të tijë"
Ndersa
Ndue Jaku per Skenderin më tha :
"Po
bëre shkrim o bëje per të dy bashkë o per mua mos e bëj fare!!!!"
Dhe
unë nuk ja prisha Komandant Ndues, bëra siç më tha, se mu duk thënia e tij
ishte binjake me foton: gjithëmonë bashkë e sup më sup.
Doren
e ngrohtë, zemergjersinë, fisnikërinë, tolerancen , njerzinë e dashurinë e tyre
per kuadrot e efektivat e flotes i kemi gezuar të gjithë gjatë jetes në det e
në FLD, në punen e veprimtarinë tonë luftarake të perbashkët!
Dhe
prap më rri mëndja te foto ku Ndue Jaku i ka hedh doren në sup Skender Doçit!
Se nuk i hidhet dokujdo dora në sup! Ajo dorë simbolizion dashurinë e shoqërinë
e sinqertë të kalitur dallgëve të detit e dallgëve të detyrave e të jetes, ajo
dorë ka shijen e burrërisë e fisnikërisë , ata i thonë kështu njeri tjetrit se
bashkë kemi lundruar, bashkë jemi perpjekur me gjithë shpirt per floten e
Shqipërisë që ishte një flotë me 150 anije luftarake, ta rrisim e ta
modernizojmë.
Veç
malet lidhen me njeri tjetrin si këta dy burra , edhe këta male janë : Malet e
Flotes Luftarako Detare apo si dy Fanarë deti që na kanë treguar gjithëmonë
kurset e daljes në breg, kurset e rritjes e të krenarisë të të qenit detarë! Se
shoqëria e lindur dhe kalitur në det ka jetëgjatësinë e detit, forcen e dallgëve
, zemergjersinë e valëve, bardhësinë e shkumes dallgëve dhe shijen e kripes.
E
kush më pak e kush më shumë të gjithë ne ish detaret dhe detaret e sotem kemi
në shpirt nga pak nga këto cilësi të larta që na bëjnë të jemi krenarë se ku
kemi sherbyer dhe krenarë që kemi mes nesh një shoqëri të tillë, e tillë që
gjithëmonë sa vjen e forcohet sepse e vadisim dhe e mbajmë gjallë me kujtesen
tonë, me respektin e mirënjohjen per njeri tjetrin , shoqëri që i ngjanë detit
që nuk thahet kurrë!
Ndjehemi
krenarë per atë se kush na ka drejtuar e komanduar në det e në jeten në Floten
Luftarako Detare!
Qofshi
jetë gjatë per vehte, per familjet tuaja të dashura por dhe mes nesh o ëmblema
e Flotes Luftarako Detare : SKENDER DOÇI E NDUE JAKU!
-----------------------
E para është fjala
I
dashur Mhill!
Të
falenderojmë pafundësisht për fjalët e ngrohta, megjithëse shpesh herë mbi
diapazonet e meritave. Pa diskutim që na u bë qejfi. E kujt nuk i pelqën fjala
e mirë, fjala e embël, fjala e sinqertë? E keni venë re se në kohën që jetojmë,
në shtypin e shkruar e atë elektronik, të kaluarën e lavdishme të popullit
tonë, të flotës, të ushtrisë, madje madje edhe të sektorve të tjerë të
zhvilluar në kohën e pushtetit popullor, të cilat do ta benin krenar çdo
shqiptar, nuk u rezervohet të paktën dy fjalë a dy rrjeshta, siç ndodhi tani në
75-vjetorin e çlirimit, përkundrazi nuk mungojnë ironizimet e deri anatemimet e
paskrupullta.
Për
fat nuk mungojnë edhe atdhetarët,
ndermjet të cilve Mhilli i ynë, që më penën e tij të artë vazhdon të
përjetësojë në prozë e poezi punën e brezave që me dijet dhe përkushtim, me
kembëngulje e solidaritet, më dashurinë për atdheun e flotën luftarake detare,
të cilës i falën pjesën me të mirë të jetës se tyre. Arritjët në FLD janë
atribut i të gjithve e i të gjithë brezave, dhe më e mrekullueshmja ka qenë, se
brezat kanë ecur në gjyrmët e njeri tjetrit, duke vendosur një gur në lavdinë e
flotës luftarake detar. Ta evidetosh këtë fakt është detyrë partiotike e
secilit prej nesh. Mhilli është në pararojë. Të gjithë e falenderoijmë, të
gjithë krenohemi më te.
Sot
fjalët janë më bollek, ku ajo e ndyrë, ka fituar të drejtën e qytetarisë,
ndersa fjala e bukur, fjala e vlerë, fjala e mirë janë strukur diku në një anë
si të ishin jetimë. Pesha e fjalës është e jashtëzakonshme. Akoma më e madhe
është pesha e fjalës se mirë. E këtë më saktë se kushdo e ka kuptuar Mhilli.
Eshtë kjo arsyja që objekt i fjalës se mirë në shkrimet e Mehillit janë shokët
tanë komandatë e komisarë, puntorë e detarë, inxhinjerë e teknikë, të cilët
dijet i vunë në sherbim të interest të përgjithshem, që i dhanë shpirtin e tyre
shoqërisë ushtarake detare, që profesionalizmin e vunë në sherbim të
gatishmerisë teknike e luftarake. Na kishte marrë malli për fjalën e mirë. E
këte kenaqësi na e dhe Mhilli, kalorës i i saj i pa diskutueshem, por edhe
kolegët tanë me nderhyrjët e tyre.Të faleminderit Mhill. Ju fareminderit
kolegë.
Komandatët
e komisarët të të gjitha shkallve kanë rolin e tyre të padiskutueshëm, po çfarë
mund të benin ato pa pervojën e paraardhsve, pa ndihmën e shtabit të flotës, të
komandave të njësive e reparteve, pa oficerët me aftësi të larta tekniko
profesionale, pa përsonnelin inxhinjero-teknik, të anijeve e të ofiçinave të
mirëmbajtjës, pa atllasët e FLD-së, detarët tanë të lavdishem, pa ju të dashur
kolegë që njëmendësoheni me poetin e shrimtarin Mhill Marku, pa mbeshtetjën e
familjeve tona. Fjala është e para.
Me
shumë respekt e mirënjohje
Ndue
e Gjyste Jaku
PERGJIGJE...
Të
dashur e të nderuar Gjyste@Komandant Ndue Jaku!
==================================
Të
dashur e të nderuarit/et lexuesa/se të
poezive e të shkrimeve të mija!
==================================
E
publikova kët koment jo per të
evidentuar falënderimin që më bënë Gjyste/ Ndue Jaku por per të vetmen arësye :
Ky
koment më erdhi si një leksion per "Fjalën" , leksion per fjalën e
mirë se siç e thonë dhe ata : "na ka marrë malli per një fjalë të mirë,
per një fjalë të ëmbël, shoqërore e njerzore! Se "Fjala" është e
para, si fjala e mirë e si e keqja. Fjala e mirë të ngjit në shpirt e fjala e
keqe të vret më shumë se plumbi!
Mirënjohje
pafundësisht Gjyste/Ndue Jaku per gjithë këto fjalë të mira , që aq mirë dini
ti qendisni si ju e kurkush si per të gjithë shokët e FLD dhe mes tyre dhe per
mua që më frymëzuan per më shumë e më mirë!
Ju
i dashur Komandant Ndue Jaku keni qenë e jeni etalon i fjalës mirë! Edhe kur të
kritikoje fjala juaj kishte ëmbëlsinë e atij që të respekton e të don per më
mirë, kishte shijen e kripes siç thotë në komentin e tij Ing. Sabri Çelmeta.
Gjatë
gjithë jetes e punes perbashkët në FLD kam dëgjuar nga ju : komanda, urdhëra
luftarak, lavdërime dhe vërejtje e kritika por kurrë nuk kam dëgjuar nga goja
juaj o Admiral i FLD, dhe Admiral i fjalës së virtytshme, Ndue Jaku fjalë
ofenduese, fjalë të paperdorshme në komunikimin ushtarak e shoqëror, jo vetem
fjala e mirë e juaja por dhe kritika, vërejtja të ngjiteshin pershtat se nuk e
kishi per keq, aq më pak per të na nenvlersuar e ofenduar, por veç si e si per tu permirësuar e rritur.
A
nuk është një ´` leksion`´ ky koment! Ndaj e publikova . Flm!
-Nga Shengjini, 1 Shkurt
2020-