Mendime
Enver Bytyçi: Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!
E merkure, 29.01.2020, 09:56 PM
Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!
Nga
Enver Bytyçi
Eshtë
bërë virale një video ku shfaqet debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës,
Ramush Haradinaj, në një studio televizive në Tiranë për çeshtjen e kufijve të
Kosovës dhe rolin e Edi Ramës në këtë proces. Nuk dua të ndalem te gazetarët
mediokër, të cilët në atë studio e konsideronin dialogun e Prishtinës me
Beogradin si bisedime për statusin e Kosovës. Të tillë injorantë ndoshta u
duhen të tilla studiove televizive, sepse kwsisoj funksionon më mirë strategjia
serbe në Tiranë.
Por
dua të ndalem te një anë tjetër e problemit. Ramush Haradinaj në atë studio
foli konkretisht se si Rama dhe të tjerë njerëz i kanë bërë presion dhe e kanw
joshur kryeministrin e Kosovës, që ai t'i bashkohej projektit të ndarjes së
Kosovës. I kanë ofruar pushtet, pasuri, komoditet, gjithçka çka i duhet një
njeriu me ambicje të sëmurë antikombëtare, me qëllim realizimin e projektit të
Vuçiq për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në Ballkan. Edhe shërbimet secrete
nuk ofrojnë më shumë për spiunët që rekrutojnë në vendet armike të tyre.
Kryeministri
i Shqipërisë u përgjigj menjëherë, duke e përgenjështruar Ramushin, madje duke
e quajtur atë "gënjeshtar e shpifës". Ai u shpreh se "Ramush
Haradinaj që kur la pushkën për çlirimin e Kosovës ka e zevendësoi atë me
pushkën e shpifjes"
Që
në fillim duhet thënë se akuza e Ramës mund tw besohet nga dikush që nuk ka
haber se çfarë përfaqësojnë e si njihen Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Edi Rama
mendon se edhe gjykata themelore e Prishtinës funksionon në një planet tjetër,
për pasojë nuk ka haber se kush janë palët përkatëse, paditësi, Edi Rama dhe i
padituri, Ramush Haradinaj! Në të vërtetë qytetarët e Kosovës, jo më gjyqtarët
e saj, janë vetë dëshmitarë të asaj çfarë kanë ndodhur gjatë kohës kur Vuçiq,
Thaçi dhe Rama ishin angazhuar për ndarjen e Kosovës. Edhe të vdekurit janë
dëshmitarë të faktit se Ramush Haradinaj e ndali këtë projekt shkatërrues për
shtetin e Kosovës.
Ndërkaq
akuza e Ramës në gjykatë ishte ky njw akt i paprecdent në marrëdhëniet midis
shteteve e sidomos midis shteteve që kanë të njëjtat interesa strategjike si
Shqipëria dhe Kosova. Por ajo që gjithkush e di dhe ka provuar gjatë viteve të
fundit lidhet me faktin se armët e shpifjes, mashtrimit, gënjeshtrës së stërholluar,
armët e intrigës, hipokrizisë, janë arti i mjeshtrisë për mbijetesë në politikë
e në jetë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kur ai artikuloi fjalinë,
sipas së cilës “Ramush Haradinaj që kur la armët e zjarrit për çlirimin e
Kosovës, rrëmbeu armët e gënjeshtrës dhe shpifjes”, jam i sigurt se e përdori
këtë si shprehje të eksperiences së tij të përdorimit të shpifjes, trillimit
dhe mashtrimit për vetëmbrojtje.
Trillimi
më i madh i Edi Ramës lidhet me mohimin e asaj çfarë ai ka predikuar e për çka
punuar prej gati shtatë viteve në pushtet në korrelacion me Serbinë dhe
presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq është përkushtuar. Nuk është Haradinaj që
mori në mbrojtje ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Këtë akt të
turpshëm e aplikoi me muaj e vite, Edi Rama. Nuk ishte Haradinaj që rekrutoi
presidentin e Kosovës në projektin serb të ndarjes së Kosovës. Por ishte Edi
Rama. Bashkëpunëtorët e kryeministrit të Shqipërisë flisnin hapur gjatë
diskutimit për ndryshimin e kufijve se me ndarjen e Kosovës, pjesa e mbetur do
të bashkohej me Shqipërinë dhe kryeministër i “Shqipërisë së bashkuar” do të
jetë Edi Rama dhe president i saj Hashim Thaçi. Ata flisnin pikërisht për atë
çfarë Haradinaj thotë se I është ofruar edhe atij në tepsinë e “Shqipërisë së
bashkuar” me Kosovën e ndarë. Ndërsa bashkëpunëtori i Vuçiq dhe i Edi Ramës, ai
që ka marrë nofkën Baton Stanishiq, luajti rol të rëndësishëm në shkëmbimin e
mesazheve midis Ramës e Thaçit, mesazhe të cilat përmbanin joshje, kërcënime me
gjykatën speciale dhe marifete të tilla, të cilat ia ofronte kreu i ekzekutivit
shqiptar presidentit të Kosovës në emër të presidentit të Serbisë. E njëjta gjë
ka ndodhur edhe me Ramush Haradinajn.
Gënjeshtra,
mashtrimi, shpifja, mohimi i të vërtetave është atribut dhe ekskluziivitet i
përhershëm i sjelljes politike dhe njerëzore të Edi Ramës. Ato nuk janë cilsësi
politike e aq më pak njerëzore për Ramush Haradinajn. Por Rama përdori si akuzë
ndaj Haradinajt pikërisht atë pjesë të etikës, që nuk është e Ramushit, pra atë
pjesë trillimi, që i përket Edit! Nëse e vemë re sjelljen dhe diskursin e zotit
Rama, atëherë do vemë lehtësisht re se arti i shpifjes dhe mbrojtjes prej
kundërshtarit permes shpifjes përdoret në mënyrë djallëzore e permanente nga ai
që fatkeqësisht vijon të jetë kryeministër i vendit tim! Edhe kur kapet me
presh në duar, Edi Ramën e kemi dëgjuar të thërrasë pa u skuqur “Shpifje,
shpifje, shpifje”! Kjo është e vetmja armë që atij i ka mbetur për
vetëmbrojtje. Të njëjtën armë e përdori edhe kundër mbrojtësit të fuqishëm të
territorit të Kosovës, të cilin e kërcënuan Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe
Hashim Thaçi, pra kundër Ramushit!