Mendime
Enver Bytyçi: Triptik tërmetesh
E marte, 03.12.2019, 09:51 PM
Triptik tërmetesh
Nga
Enver Bytyçi
1.
Një tërmet shkatërrues ka lënë mijëra shqiptarë pa strehë e në ankth. Në këtë
zallamahi dikush e cilëson kryeministrin afgano-pakistanez me çitjane si
“baba”! “Ti je baba” – i thotë kryeministrit dhe ky i fundit tallet me ata që
vuajnë tragjedinë. Dikush tha në TV se batutat e kryeministrit krijojnë shpresën.
Kemi pritur prej 7 vitesh që mashtrimet e kryeministrit tonë t’i bëjnë
shqiptarët me shpresë për të ardhmen. Por...
2.
Tërmeti i dytë është arka bosh e qeverisë, ndërkohë që arka plot e oligarkëve
pret të tejmbushjet nga ndihmat dhe fondet e huaja për tërmetin. Kjo do të
thotë se hotelet do të jenë bujtina të përkohshme të atyre që shpresojnë për
një shtëpi. Do të përfitojnë ndërtimin e shtëpive nja 10 për qind e të
dëmtuarve, të cilët do të kenë fatin e atyre familjeve që takuan Dua Lipën. Të
tjerët, edhe pse qeveria planifikon të shkurtojë pagat e mësuesve dhe mjekëve,
pas një viti do t’i shohim në çadra! Ato që thotë sot kryeministri do të
rezultojnë njësoj si premtimet e qershorit 2013! O burra! Puthjani dorën
mashtrimit të radhës!
3.
Tërmeti i radhës është ikja! Ikja nga Shqipëria! Iku Agron Tufa prej tërmetit
që shkakton qeverisja e vendit, jo nga lëkundjet e 26 nëntorit. Ikën qindra
mijë gjatë këtyre viteve. Tani shqiptarët po bëhen gati të përsërisin pamjet
tragjike të vitit 1991. Kujt i duhet ky tërmet?! Askujt tjetër veç një klike që
ushtron pushtetin e vjedhur me arrogancë e dhunë! Tërmeti me emrin Agron Tufa
është më i madhi, më i frikshmi, më i rrezikshmi për kombin shqiptar! Pllaka
tektonike që e shkakton këtë tërmet e ka emrin Rilindje!
Vazhdoni
e thoni se “po sheh zi”, por detyra ime është të paralajmëroj katastrofat që
shpërbëjnë kombin shqiptar! Këto që shkrova nuk janë shpikje, as shpifje! Këtu
do jemi!
Edhe
ato që shkruaja për paktin e Ramës me Vuçiç në vitin 2014 -2015 asokohe quheshin
“trillime”, por që tashmë janë një realitet i hidhur!