E enjte, 14.11.2019, 04:40 AM (GMT)

Aktualitet » Njoftime

Simpozium Shkencor për At Gjergj Fishtën në New York, 2 nëntor, 2019

E enjte, 31.10.2019, 06:00 PM


SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN, MË 2 NËNTOR, 2019

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij.

Programi

Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndet Dom Pjeter Popaj

Përshëndetja e z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej

Diskutimet

“At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.

Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga

Keze Kozeta Zylo Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.

Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: "Mjeshtër i Madh" dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar

Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.

Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikolle Nilaj

Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës

At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C. nga Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.

Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.

Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Leke Calaj

Moderatore: Keze Kozeta Zylo

Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

___________

Adresa: 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT