Editorial
Prend Buzhala: A i gëzohen serbët çmimit Nobel të Peter Handke?
E premte, 11.10.2019, 08:27 PM
NOBELONACIZMI SI MBIKËLQYRJE POLITIKE E LETËRSISË: A I GËZOHEN SERBËT ÇMIMIT NOBEL TË PETER HANDKE-s?
(Ose:
mbi denacifikimin gjerman dhe Serbinë e panacifikuar, të pa demillosheviçizuar.
Përse Nobel i përjashton lexuesit shqiptarë nga leximi i letërsisë?)
Nga
Prend BUZHALA
Peter
Handke, shkrimtar austriak, fitoi Çmimin Nobel. Një shkrimtar austriak tha se
ai është shkrimtar i jashtëzakonshëm, por përkrahja që i bëri Millosheviqit,
mbetet njollë në veprën e tij. Sigurisht që Çmimi Nobel për të, si ekscentrist
politik, do të diskutohet.
Madje,
mesazhin e parë, pas Çmimit të shpallur, ua dërgoi serbëve, për gëzimin që
ndiejnë ata!
U
harrua fare se Çmimin Nobel e fitoi edhe shkrimtarja polake Olga Tokarçuk, një
shkrimtare që çoi peshë Poloninë me veprat e saj (e kërcënuan me vdekje qarqe
ekstreme djathtiste polake)...
1.
Nobelit
i pëlqejnë "kundër-rrymat".
E
tërë karriera letrare e jetësore e Handkes, përshkohet nga provokimi i
publikut: të qëndrojë "kundër rrymës". Dhe këtë
"kundër-rrymë" e zgjodhi, duke mbrojtur Millosheviqin. E ka bërë
këtë, pa i njohur rrethanat dhe kontekstin politik.
Qarqe
serbe shprehën entuziazëm.
Handke
përpiqet të thotë se Millosheviq mbrojti Jugosllavinë. Por Millosheviq nuk ka
vrarë asnjë serb. Ushtria e tij, në "mbrojtje të Jugosllavisë", nuk
ka dhunuar asnjë femër serbe . Ka vrarë, pa dallim, myslimanë të Bosnjës,
kroatë, shqiptarë. U përpoq të vriste edhe në Slloveni.
Mbase,
psikanaliza do të na drejtojë dikah tjetër: meqë gjyshi i tij është slloven,
Peter Handke ishte një djalë jashtëmartesor i ushtarit gjerman Erich
Schönemann, dhe vonë e mësoi që kush ishte babai i tij. Para lindjes së tij,
nëna e tij Maria u martua me Adolf Bruno Handke-n, një shofer tramvaji në
Berlin. Në këtë mënyrë, Handke u rrit në Berlinin Lindor. Ku me e dijtë se si i
janë ndezur fitilat për ekscentrizëm?! Një nostalgji për nacizmin dhe si
"urrejtje" për gjermanët e denacifikuar?! Meqë ishte kopil ( lindur
jashtë martese), populli ynë ka edhe një thënie tjetër “një fëmijë i lemë pa
vakt!”
Nëse
dikur Handke deklaronte që bota nuk di për Jugosllavinë, atëherë përse nuk e
mori mundimin që të zbriste deri në "Kosovo" për të mësuar për të
vërtetën? Ai shpesh deklaronte se e thotë dhe e shktruan atë të që e sheh,
dëgjon e kujton drejtpërdrejt. Por për Kosovën nuk e mori këtë mundim. As për
Bosnjën, nuk zbriti rrjedhave të lumenjve (ashtu si quhet një libër i tij me
ese)...
Për
këtë ekscentrizëm hakmarrës flet mjaft edhe një fakt: kur Akademia Gjermane e
Gjuhës dhe Letërsisë ia akordoi Çmimin më të lart “Georg Byhner”, ai e refuzoi,
sepse politikanët gjermanë po e bombardojnë Serbinë! I refuzoi 50 mijë euro!
Mirë, por “kundër-rryma” e tij letrare gaboi: kur ai nuk e pranoi pavarësinë e
Kosovës, për fëmijët shqiptarë (që ishin përjashtuar nga shkollat nën regjimin
millosheviçian dhe po vriteshin nga Serbia), ai tha: "urrejtja ndaj
serbëve është e vetmja gjë që i shtyn shqiptarët, dhe kur në mesin e tyre kur
kalojnë fëmijët serbë, ata i urrejnë serbët dhe i gjuajnë autobusët".
Pra,
urrejtja e tij është diabolike.
Më
e keqe se ajo e Millosheviqit, për faktin se tumir vrasjen e fëmijëve, dëbimin
nga shkollat dhe përndjekjen e tyre!
Në
Serbi Handke ka fituar disa çmime letrare, është anëtar i jashtëm i Akademisë
Serbe të Shkencave dhe Arteve, qytetar nderi i Beogradit etj. Vazhdimisht ka
deklaruar, se asnjë fije nuk pendohet çka ka thënë e mbrojtur gjatë viteve '90!
Vetë
serbët dhe Handke e pranojnë se serbët e duan, por nuk e lexojnë.
Domethënë,
nuk iu intereson letërsia.
2.
Rolin
ekscentrik të Handkes, kësaj radhe, e luajti Nobel.
I
ndau opinionet pro et contra, si dikur nën luftërat që ndezi Millosheviq.
I
rindau përsëri kombet.
Nuk
i shoi gjakrat, por i ndezi.
I
ndezi për një luftë të re?
I
ndezi në emër të paqësorit Alfred Nobel?
Në
emër të cilave vlera i ndezi?
Dhe
kujt do t’ia japë Nobelin nesër, pas ndonjë situate post-apokaliptike?!
Sikur
Nobelin e ushqejnë vetëm ekscentrizmi e situatat e tilla!
Por
ky Nobel nxori në sipërfaqe diçka tjetër. Gjermanët, pas Luftës së Dytë
Botërore, sado që u ndanë në katër pjesë, brenda kombit të tyre e kryen
denacifikimin. Serbia nuk e kreu demillosheviçizmin.
Pyetja
shtrohet: cilat janë të mirat tjera që i ka bërë Peter Handke?
Vepra
letrare?
Ky
fakt flet mjaft, nëse ka mendje të kthjllët ky Handke... Mirë, ekscentrizmi i
tij i "kundër-rrymës" dëshiron të vëtrë në pah diçka tjetër:
provokimin! Aty është i suksesshëm, duke zgjedhur kryekriminelin. Por a
kontribuoi në çlirimin e popullit serb nga ky mentalitet millosheviçian?
Provokimi
i Nobelit e ka një të mirë, për të bërë përqasje përtej letërsisë.
Domethënë:
ndryshe nga Gjermania e denacifikuar, Serbia mbetet ende e paçliruar brenda
vetvetes.
Nobel,
pra, ka problem me vetveten e jo me shkrimtarët as me letërsinë... Cili qenka
ai autoritet nobelist mbi letërsinë?
Qenkan
"më të meçur se vetë shkrimtarët"?! se vetë lexuesit?
Bota
duhet të mësohet se letërsia nuk do mbikëqyrje çmimesh e çmimatarësh. As
mbikëqyrje politike, siç po përpiqet ta bëjë Nobel...
Është
e kundërta që ka ndodhur e duhet të ndodhë: shkrimtari ngrihet mbi politikën.
Nobeli
nuk ishte në gjendje të na japë një mesazh: çka duhet të shijojnë nga vepra e
Handkes lexuesit shqiptarë?! A po nuk qenkan të rëndësishëm këta lexues? A
dashka përjashtuar prej letërsisë këta lexues?
Mund
ta lexojnë dhe ta shijojnë bukurinë e nepërkës.
Edhe
nepërka mund të ketë ngjyra të bukura, por zgjon neveri!