E premte, 18.10.2019, 12:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Punemadhe sot më do vera dhe gratë e mia besnike

E shtune, 14.09.2019, 09:08 AM



PUNEMADHE SOT MË DO VERA

      DHE GRATË E MIA BESNIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

(Pashterkëkuqet pa Dy shtambaverë

pasmesnate Unë dot nuk i pi)

Policia e Shtetit “përbashkët”. E di

Edhe, partizanët e partive politike, me:

Një krah bar në grazhd. Një torbë taxhi.

Tinëz, më ndjekin në Tavernë. Çarshi

Nën hije Rrapi. Oh, çfarë përkujdesie?!

Krahpërkrahu me Hoxhën e Allahut

Pesë “vakte” në xhami. Tespi “kuqezi”.

Që, kur t’u teket m’i ndërsejnë pas shpine:

Hojdodolen. Skizofrenin. Deledashin.

Përcjellin në shtrat me Polici Letrare

Shtëpi. Matanë, Urës Gurit. Vardarit.

Terr, me të cilin pi verë. Një Ibrikë raki.

Faleminderit, për masa sigurie policore

Sot, në Shkupin Historik Shqiptar!

Vetëmse, më nuk keni çka të digjni:

Veç Meje. Shtambaveverë. Ibrik rakie.

Publikisht, dje u thash: mos dërgoni gra

Po, Cuca azgane, që më lidhin në shtrat:

Me Dy shtamba verë. Dhe, një Ibrik raki!

Dje, dhe Sot: Nuk më lidhi Krajl, as Mbret.

Kohën e fundit, nuk dërgoni gra besnike

As edhe Dy shtamba verë. Një Ibrik raki:

Përveçse Rrufjanin, Dje e Sot neokominist

Nuk e dini?! Pashterkëkuqet: Sot, nuk i pi...

(Rrugaçë politik në Shkupin Shqiptar

Unë jam Ai “armiku” i pabesë)

Rrugaçë, Jam “armiku” i shtetit ”përbashkët”

Dhe, mos më dërgoni rrufjanë! Hojdodole

Po, Gra besnike! Zana të maleve kreshnike!

Duarhapur i pres nën Rrap. Dhe, Familje

Në Manifestime Poetike. Taverna. Shtëpi

Edhe, më arrestoni. Futni në burg. Bibliotrkë!

Malli, më ka marrë për veprat e “Goli Otokut”

Idrizovën, kur Unë lexoja libra të “rrezikshëm”:

Asaj kohe, pas studimeve tinëz në Shtëpi

Haptas, në Bibliotekën Universitare të Shkupit.

Libra, që mi jepte Policia Letrare në Prishtinë

Ditën. Dhe, në mëngjes më burgoste Natën.

Shkaku: “vëllazërim-bashkimin” kam mbi shpinë

Shtetin e përbashkët “demokratik”. Histori.

Me vite. Shekuj me radhë brez pas brezi.

Edhe, atë: në komunizëm. Dhe, Neokominizëm

Ende, veten si Poet nuk mund ta nxjerr në Liri...

(Punemadhe Sot më do vera

dhe Gratë e mia besnike)

Thirrje publike: Sot, i bëj Policisë Letrare

Dudumëve “kuqezi”, këmbetru në legen!

“Shpëtimtarit”, politik të shqiptarëve:

E dogjët banesën, në “Çair”. Shkup

Edhe “xhipin”, përpara dritareve?!

Dhe, dolët “trima” Lufte në “Serovë”

Zjarrin, Shtëpisë Babait. Korrët “fitore”.

Shkaku, se: Unë jam Poet rebel

Dhe, jo hajdut i pulave të Njerkës:

Nuk më do Nëna Parti. Xhadia

As, edhe Unë e dua për geua besnike.

Punemadhe. Raki Rrushi. Vera më do si burrë

Poezia erotike. Dhe, Gratë e mia besnike!...

(Nxënësi im ulet vetë në tavolinë

dhe më rrëfehet mua Mësuesit)

Nxënësi im, në Takimet Poetike

Vjen. Dhe, më ulet në tavolinë.

Rrëfehet. I dukem hoxhë. Apo prift

Përpiqet të më shes mend. Filozofi.

I them: kot e ke, o burrë Partie

Mend kam. Por, jo edhe lekë.

Gabim. Vërtetë, Unë i shëroj gratë

Por, jo dhe burrat pashterkëkuqe.

Nxënësi, vazhdon me rrëfime “filozofike”

Nuk më kupton?! E përzë nga tavolina...

Pejë (Kosovë), 11. 09. 2019



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT