Editorial
Kozeta Zylo: Memorialet për kriminelët grekë kane vulën e kokëministrit “qirje” Rama
E enjte, 22.08.2019, 07:48 PM
Memorialet për kriminelët grekë kane vulën e kokëministrit “qirje” Rama
Nga Keze
Kozeta Zylo
Krimineli
grek Thimio Loli që vrau dhe masakroi shqiptarët në dy luftrat botërore i
ngrihet memoriali në Krane, Finiq të Sarandës si Hero.
Toka
ime e shenjtë po mbushet nga djajtë, nga kriminelë të shteteve të ndryshme që
kanë masakruar, vrarë me sopata dhe hanxharë popullin e pafajshëm
shqiptar. Toka ime arbërore po kthehet
në varrezë me memoriale turqish, grekësh, serbësh duke ju bërë hije Heronjve të
vërtetë shqiptarë që luftuan dhe derdhën gjakun lumë për trojet e tyre.
Kohët
e fundit u hodh në erë memoriali i Thimio Lolit ngritur në fshatin Krane,
Bashkia Finiq, Sarandë. Është nje lajm
që ta ndez gjakun dhe të jep drithërima në shpirt se si është e mundur që
shteti nderon vrasësit e Kombit tim?
Megjithëse aspak nuk befasohem me planet djallëzore të udhëhequra nga
shteti shqiptar me kokëministrin “qirje” Edi Rama që bën show me brekushe të
pista të zeza dhe kërcen vallen e palikarit mbi kufomat e shqiptarëve duke
nderuar vrasësit, barbarët e popullit tim.
Por le të ndalemi tek memoriali i grekut dhe barbarit Thimio Loli që u
ngrit në Krane, në një fshat të Sarandës për ta nderuar si Hero. Pamja e memorialit dhe ngritja e Flamurit
grek gjer tek retë të heq “kapakun e kokës” të godet si thikë pas shpine ashtu
si pabesia greke e njohur botërisht që nga antikitetit me kalin e drunjtë, por
mjerisht po njihet dhe pabesia shqiptare që për një tas grosh shet gjithçka
edhe shpirtin…
Memoriali
i kriminelit grek Thimio Loli nuk është i pari i këtij lloji, janë disa
memoriale që i nderon shteti shqiptar. A
nuk u bë ndërtimi i memorialit, varrezës së ushtarëve grekë, ja aty pranë
Mezhgoranit tim, populli i të cilit ka parë tmerret me sy nga
ultranacionalistët grekësi tipi i Thimio Lolit?
A nuk mbahet aty ceremoni përkujtimore për vrasëit e Kombit tim që
zhvillohen në datën 28 tetor, me protokoll shtetëror?
Populli
i Jugut e ka pritur vazhdimisht me armë në dorë dhe ka luftuar trimërisht
kundër Thimio Lolit udhëhequr nga Heroi i Popullit Sali Vranishti. Sali Vranishti ka qenë luftëtar në të gjitha
luftërat kundër barbarëve turq, grek dhe është Hero shqiptar. Ai luftoi trimërisht kundër kriminelit Thimio
Loli ndaj dhe populli i Kurveleshit e përjetësoi në këngë ku midis të tjerash i
thuhet: “Në Krane tek u përpoqe/ Zunë
dhe vend edhe qëllojnë/ Foli Saliu me gojë/ Del mor pusht të shohim shoshoqnë/
Se burrat fshehur s’qëllojnë/ Ti je Saliu që thonë/ Unë jam Saliu që thonë/ Tek
Kocomili në brinjë/ Ngule gjunë e shtrove synë/ Godite Thimio Lolinë/ Çe mori
brinjë më brinjë/ Gjithë të ligjtë ulërinë”…
Çfarë
mallkimi për viktimat dhe çfarë nderimi për okupatorët!
Memoriali
i Thimio Lolit u hodh në erë kohët e fundit dhe policia e shtetit po bën
hetimet sipas urdhërit nga Ministrja e jashtme greke e cila ka reaguar me një
notë zyrtare si dhe nga ambasadorja greke në Tirane Eleni Sourani e cila u
nderua për “bëmat” e saj këtë javë me çmimin më të lartë “Kalorës i Urdhërit të
Skënderbeut” nga presidenti shqiptar Ilir Meta.
Vëllezër
dhe motra shqiptare ju që keni në deje gjakun e Arbërit ne duhet të reagojmë
fort me nota proteste kundër nderimit të vrasësve tanë, si Thimio Loli etj
ashtu siç bën Diaspora shqiptaro amerikane. Diaspora shqiptaro amerikane është
ngritur disa herë në protesta deri para ambasadës greke udhëhequr më së shumti
nga Rrënjët Shqiptare me president Marko Kepin. Diaspora u ngrit kundër
ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, I cili u vra nga policia shqiptare pasi
kishte qëlluar me kallashnikov, në fshatin Bularat në Gjirokastër, ndërsa lobet
ekstremiste vazhdojnë ta nderojnë si Hero.
Ai aq nderohet sa 7 ditë pas vrasjes u mbajt meshë në Bularat aty ku u
vra. Nëna e tij tha se: “Ai luftoi për
Epirin”. Po në cilin shtet të botës
nderohen kriminelët që kryejnë krime mbi popullsinë e pafajshme?
Heshtja
jonë është rivrasje për viktimat dhe pajtim për të nderuar vrastarët e Kombit.
Nuk
mund të heshtim përpara valleve të palikarit, përpara kriminelit Thimio Loli i
cili ka kryer masakra në vitin 1914 si dhe në disa periudha të tjera në
bashkëpunim me gjeneralin famëkeq Zerva që kryen genocid karshi çamëve. Ai ka kryre krime në Tepelenën time, në
Kurvelesh, në Sarandë dhe gjithë Jugun.
Thimio
Loli nderohet në Greqi si Hero, sepse sipas tyre luftoi trimërisht për të marrë
Vorio Epirin me silogjet Vorio Epiriote pretendime që vazhdojnë ende sot në
bashkëpunim me sahanlëpirësit dhe të shiturit e Kombit.
Këto
memoriale që ngrihen qoftë dhe me vendime bashkish kanë bekimin e shtetit dhe
të kokëministrit qirje Rama me njolla të zeza si ngjyra e brekusheve të tij që
kenaq “epshet” e Sulltan Erdoganit dhe të Janullatosit për të pushtuar tokën time të shenjte, tokën
e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Larg
duart nga Shqipëria!
Shqipëria
ka Zot stërnipërit dhe stërmbesat e Skënderbeut, tokë qe s’do të preket kurrë!
Është
amaneti i të parëve dhe amanetin nuk e tret dheu edhe pse të ligjtë ulerijnë
siç thuhet në këngën më lart…
22 gusht, 2019
Staten Island, New York