Mendime
Florim Zeqa: Harresë e qëllimshme apo psikologji e robit!?
E diele, 18.08.2019, 02:21 PM
Harresë e qëllimshme apo psikologji e robit!?
Shkruan
Florim Zeqa
Si
pasojë e pushtimeve të gjata, psikologjia e robit po vazhdon edhe në ditët e
sotme tek shqiptarët. Jemi i vetmi popull në botë që pajtohemi lehtësisht me të
keqën dhe harrojmë shpejt të kaluarën.
Mjafton
të përcjellësh me vëmendje vizitat që i bëjnë kryetarit të posaemëruar të
LDK-së, pikërisht ata që deri para kuvendit të fundit dilnin hapur me kërkesën
për ndryshime, gjegjësisht për largimin e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së.
Harresat
janë të llojeve e trajtave të ndryshme, secila prej tyre e kërkon një trajtim
të veçantë mjekësor, por harresat e qëllimshme e kërkojnë një analizë më të
thellë psiko-analitike.
Është
normale të harrohet një e kaluar e largët historike, por nuk e kam të qartë
sesi me aq lehtësi harrohet e kaluara e afërt disa vjeçare, mujore, javore e
nganjëherë edhe ditore e njerëzve të politikës.
Kur
e keqja bëhet e mirë brenda natës dhe anasjelltas, diçka nuk është në rregull
me vetëdijen e njerëzve. Kthimi i dashurisë në urrejtje vjen si produkt i
tradhtisë, por nuk e kam të qartë, nga cili produkt kthehet urrejtja në
dashuri!?
Kthimi i urrjtjes në
dashuri
Kthimin
e urrejtjes në dashuri më së miri po na mëson Albin Kurti, edhe pse shumica e
qytetarëve nuk e kuptojnë burimin e kësaj dashurie.
Takimi
i tretë brenda pak muajve i Albin Kurtit me Isa Mustafën e shpërfaqi në mënyrën
më të keqe harresën e qëllimshme të liderit të VV-së, përkatësisht harresën e
një historie raportesh armiqësore me liderin e LDK-së.
Nuk
dëshiroj të ndalem në historikun e zhvillimeve të së kaluarës së dy liderëve që
po mundohen të kurorëzohen në një koalicion parazgjedhor, por që e kaluara e
hidhur nuk po i pengon në qëllimin e tyre "fisnik".
E
njëjta kauzë (e pushtetit) që i kishte ndarë në të kaluarën e afërt, sot po i
bashkon dy personalitete me karaktere sa të ndryshme po aq kontraverse.
Edhe
përkundër dëshirësh së dy liderëve (Kurti e Mustafa) për t'u bërë bashkë në një
koalicion qeverisës për të "mirën" e shtetit, ka diçka që po i
pengon!
Në
këtë dashuri "para-festum" po e pengon ndarja e tortës qeveritare.
Sikurse njëri, ashtu edhe tjetri e duan "zemrën" e pushtetit
(kryeministrinë). Për fatin e keq të tyre dhe shumë liderëve tjerë partiakë,
kjo zemër është një dhe e pa ndarë. Ah sikur posti i kryeministrit të ishte si
shqiponja dykrenare, sa lehtë do të ishin bashkuar zemrat e politikanëve, pa
pasur asgjë të përbashkët përveq kauzës për pushtet.
"Qershia
e lagur" (Isa Mustafa) nga ajo kohë nuk ka ndryshuar, është ai që ishte,
kryetarë i LDK-së dhe nënshkrues i Zajednicës, por jo edhe kryeministër i
vendit.
E
meqë (sipas Kurtit) Isa ("qershia e lagur") tani nuk është
kryeministër, bën të hahet, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi.
I
keq është ai që mban pushtetin, ndërsa i mirë është (i keqi) që humbi
pushtetin.
Në
këtë rast, janë vetëm dy të vërteta; e para), Albin Kurti duhet t'i ketë
kërkuar falje Isa Mustafës për të gjitha veprimet e deritanishme, ose e dyta),
e ka vendosur të tradhtohet përseri nga ai!
Të
vërtetë të tretë nuk ka. "Ujku qimen e ndërron, por zanatin se
harron", thotë një fjalë e urtë popullore.
Përderisa
politikanët i hanë i hanë "qershitë e lagura", qytetarët nuk i hanë
ato.
Mashtrimi në emër të
ndryshimit
Nuk
ka gjë më të shëmtuar sesa shtrëmbërimi i realitetit dhe mashtrimi i qytetarëve
me të pavërteta. Mbajtja në iluzione e qytetarëve për këto 11 vite nga klasa e
papërgjegjshme politike, përveq me izolim ndërkombëtar, vendit i kushtoi edhe
me humbje të pallogaritshme në fushën e zhvillimit ekonomik dhe diplomatik
njëkohësisht, e cila rezultoi me tërheqje njohjesh, tkurrje territori dhe
humbje të sovranitetit politik.
Ndodhi
pikërisht kështu për shkak se klasa e kusarëve politikë standard të veprimeve
të tyre e kanë gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve, vjedhjen dhe abuzimin e
buxhetit të shtetit.
Sa
e sa herë, në sa e sa palë zgjedhje janë mashtruar qytetarët e varfër të këtij
në emër të ndryshimeve, në emër bashkimit të Mitrovicës, në emër të zhvillimit
ekonomik, në emër të mbrojtjes së sovranitetit, në emër të liberalizimit të
vizave,...në emër të gjithçkaje e të asgjëje!
Qytetarët
e vendit më shumë do t'i besonin Albin Kurtit në kauzën e tij për ndryshime
duke i hyrë i vetëm me VV-në në garën për pushtet, sesa duke tentuar për t'u
bërë bashkë me kapësit e shtetit.
Për
aq sa është fajtor Hashim Thaçi për kapjen dhe rrënimin e shtetit, aq është
fajtor edhe Isa Mustafa me klanin e tij. Që të dy nënshkruan marrëveshje të
dëmshme për vendin (Zajednicën), që të dy urdhëruan deputetët për votimin e
Gjykatës Speciale dhe Demarkacionit me Malin e Zi , që të dy punësuan familjarë dhe militant partiakë në
isntitucione shtetërore, borde dhe agjenci zhvatëse të qytetarëve, që të dy
janë milionerë dhe karrierist të papërmirësueshëm.
Të
gjitha këto që i ceka më sipër dhe më shumë se kaq i dinë fare mirë Albin Kurti
për Isa Mustafën. E kuptoj dëshirën dhe qëllimin e Albin Kurtit për marrjen e
pushtetit, por jo edhe ndryshimin që mund të sjellë një koalicion me kapësit
dhe rrënuesit e deridjeshëm të shtetit.
Koalicioni
LVV-LDK do të kishte kuptimin dhe peshën e duhur, sikur nga Kuvendi i IX-të
Zgjedhor, LDK-ja të dilte e reformuar dhe ndryshuar në kuptimin e plotë të
fjalës, por jo ashtu siq ishte më parë, e bunkerizuar pas liderit diktatorial
të partisë.
Secili
politikan që përpiqet të bëjë ndryshimin në këtë vend, duke u bërë bashk me
kapësit e shtetit, me hajdutët dhe zhvatësit e qytetarëve nuk mund ta bëjë
shtetin, përkundrazi do të dali edhe më
i lagur dhe më i zi se ta.
Dorën që nuk munden ta
thyejnë dje, sot po e puthin një nga një!
Po
i kthehem edhe një herë fillimit të shkrimit. Zërat kritik që ishin në LDK para
kuvendit të ashtuquajtur zgjedhor, janë kthyer nga zëra vajtues në zëra të
ëmbël e këndues sikurse zëri i "knusit n'pleh".
Ky
është "progresi" i arritur në LDK, që të kujton psikologjinë e robit.
Dorën që nuk munden ta thyejnë dje, sot po e puthin një nga një!
Me
këtë çasje robëruese e nënshtruese do të vazhdoj sundimi i LDK-së nga klani
puçist deri në rrënimin e plotë saj, sikurse që do të vazhdoj kapja e institucioneve
nga uzurpatorët deri në bankrotimin final të shtetit.
Mbajtja
e mëtutjeshme e kësaj klase politike në pushtet, rrezikon bankrotimin dhe
zhbërjen fizike të shtetit të Kosovës.
Zgjedhjet
janë një mundësi e mirë, por jo e mjaftueshme për largimin e kusarëve politikë
nga pushteti. Populli e do ndryshimin e jo riciklimin e figurave politike.
E
vetmja shpresë e vogël e qytetarëve të
dëshpruar është ngjizja e një nisme të re politike nga Diaspora në bashkëpunim
me kapacitetet e shëndosha intelektuale të vendit, me veprimtarët dhe
atdhetarët e përkushtuar ndaj Kosovës martire, për ta ç'rrënjosur në themel të
keqën që ka mbërthyer vendin tonë për
këto 11 vjet.