Mendime
Prend Buzhala: Parabola e gomarit ose fenomeni shoqëror i injorancës
E shtune, 10.08.2019, 08:43 PM
PARABOLA E GOMARIT OSE FENOMENI SHOQËROR
I
INJORANCËS, MARRËZISË DHE SHURDHËSISË
Nga
Prend BUZHALA
Ka
shumë rrëfime, anekdota dhe trajtime nga këndi letrar për gomarin. Le të na
kujtohet “Gomari i Babatasit” i Fishtës. Sojli i prapët, do të thoshte Noli për
Gomarin te DON KISHOTI, dhe kjo zoo-figurë kaq spirituoze, do të thoshim se merr
rolin e përtalljes së lezetshme të të metave në shumë fusha të jetës.
1.
Sojliu
ia kalon të marrëve parlamentarë... kur krijuesit atë e shndërrojnë në
invektivë, në figurë të invektivës. Invektivë do të thotë SHARJE, sulm,
denoncim, fyerje... Invektiva është figurë me ngjyrim stilistik e satirik.
Termi shënjon TË FOLURIT ME FYERJE, apo SHKRIMIN E TILLË që sulmon, shan,
denoncon, fyen a gjykon personin e caktuar apo temën a institucionin e caktuar,
duke përdorur gjuhë negative... INVEKTIVA në letërsi mund të ketë vlerë
artistike (si te "Mbreti Lir" i Shekspirit, nën ndikimin e të cilit
Noli shkroi marshet e tij satirike-poetike); toni i hidhur artistik denoncon
abuzimet e figurave politike... Tashmë edhe leksikografia jonë stilistike është
e pasur me frazeologjizma jashtëzakonisht të pasura, për të emërtuar a goditur
fenomene, dukuri, karaktere etj të jetës së përditshme.
Eh,
ku shpie kjo gomari ...si sistem i prishur vlerash, burim injorance e ligësie.
Kurse shkrimtari në kopshtin e tij liriko-zoologjik, ku i ekspozon karakteret e
kohëve, godet me tehun e thënies satirike...
Gjeneratave
të vjetra, do t’iu kujtohet ajo fjalia (loja me fjalinë), se cili ishte roli i
një presjeje (roli i shenjave të pikësimit);
"Mëso
si baba,
gomar
mos u ban"
Kështu
është edhe me fjalinë dytë:
"Mëso,
si
baba gomar mos u ban.
2.
Një
mik imi i letrave, duke shkruar për fenomenet shqiptare të politikës së
tranzicionit, ndër të tjera përshkroi këtë ngjatje për tregimin mbi gomarin dhe
Demostenin:
“Oratori
i famshëm Demosteni, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë në parlamentin e
Athinës, me fjalën e vet magjike, u fliste athinasve mbi shpëtimin dhe lirinë e
shtetit të rrezikuar. Dëgjuesit s’ ishin të interesuar për fjalimin e tij: disa
koteshin, të tjerët gogësinin, e do të tjerë flisnin. Me të hetuar këtë gjë,
Demosteni e ndërpreu fjalimin e vet të mrekullueshëm dhe e paralajmëroi një
tregim mbi gomarin. Përnjëherë u krijua një heshtje mortore dhe njerëzit
filluan t’i hapnin veshët e të dëgjoni tregimin mbi gomarin, sikur prej tij të
varej fati dhe liria e Athinës.”
Kjo
parabolë të frymëzon për ta shkruar një ese të tërë.
Kemi
të bëjmë me fenomenin shoqëror të injorancës, marrëzisë dhe shurdhësisë...
Shpesh i shfaqim frustrimet tona: jemi "të vonuar" në krahasim me të
tjerët dhe "vonesën" e shndërrojmë të shfrenim.
Kur
një shoqëri "vonohet", jepet pas shfrenimit, lakmisë për pushtet, një
egërsi lakmitare kah kapitali, egërsi për pasurim të paligjshëm... e lë pas
dore investimin tek ngritja kulturore, shpirtërore, shkencore, arsimore etj
mbasi prej tyre "nuk ka hajr", "nuk k ka përfitime",
"nuk ka fitime"... pra, situata e tillë i vret vlerat, kurse na
kaplon regresi historik, në vend të progresit. Njeriu kudo është lënë pas
dore... kurse tërë kujdesi shndërrohet në krijimin e një kooperative të tipit
neo-kinez prej 61 vetash për ta drejtuar këtë regres historik!!! "Në një
shoqëri të mbyllur, ku të gjithë shpallen fajtorë, vetëm krimi po merret me
këta fajtorë. Në një botë hajdutësh, i vetmi mëkat i fundit është
marrëzia" thotë Hunter S. Thompson. Askush nuk është përgjegjës, secili ik
nga përgjegjësia: në një anarki të tillë, si është thënë shumë herë, mbretëron
mentaliteti i turmës... Në këtë kaos shfaqen mjegullime në mes koncepteve shtet
(i Kosovës) dhe komb i hibdriziuar "kosovar".
P.
J. O'Rourke thotë: "Gjithsesi, jo vetëm droga dhe alkooli shkaktojnë
sëmundjet themelore të shoqërisë. Nëse ne jemi në kërkim të burimit të
problemeve tona, nuk na duhet të bëjmë testin për drogë tek njerëzit, ne duhet
për të provuar tek ata testin për marrëzi, për injorancë, për lakmi dhe për
dashurinë ndaj pushtetit." Kur organizatat kishtare, shoqatat bamirëse,
solidare e ato filantropike, vepronin nëpër zonat e krizës sociale dhe nëpër
ato të luftës, Hitleri klithte: "Humanizmi është shprehje e gomarllëkut
dhe e qyqarllëkut, dobësisë."
Ja
edhe një xhevahir mendimi nga Will Rogers: "Nëse gomarllëku na përfshiu
përpara në këtë rrëmujë, atëherë pse nuk mund të na nxjerrë nga ajo?"
Dhe,
fatkeqësisht, njerëzit kryesorë përgjegjës të politikës vetëm sa po na zhytin
më thellë... pa qenë të zotët ta përmirësojnë gjendjen...