Mendime
Alma Lama: Blerje ”industriale” e votes?
E enjte, 08.08.2019, 10:13 PM
Blerje ”industriale” e votes?
Nga
Alma Lama
Si
duhet te zhvillohen zgjedhjet parlamentare ne menyre qe te jene demokratike:
Se
pari, cdo subjekt politik duhet te perzgjedhe persona qe nuk kane probleme me
ligjin, per t’i futur neper lista.
Se
dyti, perzgjedhja duhet te kaloje neper procese te brendshme demokratike dhe jo
te vendoset neper kafe e tavolina se kush duhet te futet ne liste e kush jo.
Kriteri intelektual duhet te jete themelor sepse demokracia pa inteligjence
shnderrohet ne perbindesh qe han veten.
Se
treti duhet te perfshihet nje numer shume me i madh i grave neper lista, jo
vetem 30%.
Se
katerti duhet garantuar qe njerezit te shprehin vullnetin e tyre te lire neper
kutite e votimit. Kjo do te thote se askush nuk duhet te kushtezohet me vendin
e punes, nga oligarket, biznesmenet apo subjektet politike.
Eshte
nje rrezik i jashtezkonshem qe ne keto zgjedhje vota do te jete teresisht
klienteliste, dhe ata qe ka vite qe demtojne buxhetin do te tentojne edhe ta
blejne, pervec kushtezimeve me vendin e punes.
Pra
me shume se manipulimet ne kutite e votimit, sic ndodhi ne 2010, kete here
manipulimi i vullnetit te qytetareve do behet jashte qendrave te votimit.
Ky
do te ishte nje deformim i jashtezakonshem dhe kurrsesi nuk mund te quhen
zgjedhje demokratike. Si pasoje e deformimit, pushtetin mund ta mbajne serish
ata qe e kane pasur, duke penguar qarkullimin e tij sipas vullnetit te
popullit.
Prandaj
disa parti politike qe nuk kane bere manipulime te tilla ne te shkuaren, duhet
ta ngrene zerin si tek KQZ, ashtu edhe te monitoruesit nderkombetare dhe ata
vendore, per te mos lejuar kete here ate mund te quhet “blerje industriale e
votes.”