Mendime
Florim Zeqa: Putinizimi i LDK-së!
E diele, 04.08.2019, 08:20 PM
Putinizimi i LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
fatin e keq të vendit, dolën të jenë plotësisht të sakta parashikimet e mia, se
Kuvendi i IX-të Zgjedhor i LDK-së, nuk do të jetë më shumë dhe as më pak sesa
reprizë e kuvendit të VIII-të dhe përseritje e zgjedhjeve të fundit nëpër degë!
Baza
deleguese për Kuvendin e IX-të, e zgjedhur me direktivat e mbështetësve të
liderit aktual, përkatësisht nën urdhërat e kryetarëve të degëve dhe grupeve të
interesit, ishte garancë e fuqishme e klanit aktual për ruajtjen e vazhdimësisë
së kapjes së LDK-së.
Kjo
është e vërteta e hidhur e ruajtjes së vazhdimësisë së kapjes dhe uzurpimit të
LDK-së nga grupet e interesit. Për të qenë ironia edhe më e madhe, pas arritjes
së cakut, eskponentët e sapozgjedhur dalin në opinion dhe tallen me elektoratin
me slloganin e njëjtë "Tradita vazhdon",...për LDK-në vendos vet
LDK-ja,...kjo shtëpi e madhe, me vlera politike, intelektuale që tejkalojnë
përmasat nacionale,...me 3 gusht të gjithë bashkë dhe të vendosur".
Pikërisht
sejmenët e Isa Mustafës u treguan më të vendosur se asnjëherë më parë për zgjedhjen
më të gabuar për LDK-në.
Vazhdoi tradita e
abuzimit me vullnetin e elektoratit rugovian edhe në kuvendin e IX-të LDK-së
Rizgjedhja
me aklamacion e kryetarit me
"konsensus" diktatorial, është përseritje e një mendësie të vjetëruar
komuniste. Ky veprim skandaloz i zgjedhjes së kryetarit monstruoz përveqse
dhunim i demokracisë, paraqet shkeljen dhe shpërfilljen më të lartë të
vullnetit te elektoratit rugovian.
Aplikimi
i praktikave komuniste në subjektin më të vjetër demokratik i ngulfati reformat
dhe pengoi dryshimet aq të nevojshme e domosdoshme për ndryshimet substanciale
jo vetëm në LDK.
Me
këtë mënyrë antidemokratike të zgjedhjes, gjegjësisht të shmangies së votimit,
aklamacionistët dhe puçistët në LDK forcuan akoma më shumë pozitat e tyre, duke
u dëshmuar se janë vërtetë uzurpatorë të gjithëpushtetshëm në këtë subjekt
politik.
Aklamacioni,
përkatësisht shmangia nga vota e fshehtë është praktikë e regjimeve totalitare,
gjegjësisht e diktatorëve dhe uzurpatorëve të pushtetit.
Mbrojta
e "aklamacionit" duke u thirur në elasticitetin e statutit (të
parenovuar) të partisë, është mbrojtje e klaneve mafioze dhe pengimit të
reformave në këtë subjekt politik.
Sikurse
zgjedhjet nëpër degë, ashtu edhe kuvendi i IX-të e dëshmoj se LDK-ja as kësaj
radhe nuk arriti të reformohet,
këndellet e forcohet ashtu siq e dëshironte elektorati i saj, përkundrazi
ndodhi bunkerizimi akoma më i madh pas liderit diktatorial të partisë.
Përfundimisht,
pas putinizimit të LDK-së, me këtë produkt me afat të skaduar të zgjedhjeve të
brendshme në LDK, më këto struktura udhëheqëse, më këto figura përverse
politike, më shumë biznesmen milionerë dhe matrapaz sesa udhëheqës politikë,
LDK-ja jo vetën që nuk ka gjasa teorike të fitoj zgjedhjet e jashtëzakonshme,
përkundrazi do të përballet me shthurje totale të partisë, për arsye se të sapo
zgjedhurit janë figura të konsumuara, jo kredibile, të dështuara dhe të urryera
nga elektorati rugovian dhe ai kosovar në përgjithësi.
Rizgjedhja e monstrumit
politik, fundi i iluzioneve për ndrsyhime në LDK
Me
rizgjedhjen e monstrumit politik, Isa Mustafa në krye të LDK-së përmes
konsensuesit të turpit dhe mashtrimit, ndodhi marrëzia më e madhe politike e
dekadës së dytë të shekullit 21 tek shqiptarët.
Sikur
përbërja e KP të LDK-së (355 delegatët), të ishin shprehje e vullnetit të
elektoratit të LDK-së, të shtunën më 3 gusht 2019 do të ndodhte ndryshimi i
madh në këtë subjekt politik. Që në fillim të punimeve të kuvendit do të hudhej
poshtë zgjedhja e kryetarit konsensuar, gjegjësisht do të parandalohej rizgjedhja e monstrumit politik në krye të
LDK-së, përkatësisht do të hudheshin poshtë të gjitha kalkulimet e SHIK-ut për
vazhdimin e mbajtjes së pushtetit përmes LDK-së së kapur kapur e stërkequr nga
klani RIINVEST.
Nxjerrja
e LDK-së prej klanit të Isa Mustafës, klanit të dytë më të rrezikshëm në vend,
do të ishte parakusht për shpëtimin e partisë nga katandisja në humnerë dhe
zgjidhjen e problemeve të shumta politike në vend.
355 servilët fatkeq të
LDK-së, kobzi për vendin
Mirëpo,
kur një kuvendi me 355 delegatë iu imponohet rizgjedhja e Isa Mustafës për
kryetar në kundërshtim me vullnetin e elektoratit, atëherë ata delegatë nuk
mund të jenë gjë tjetër pos servil e puthadorë të liderit diktaorial.
Zgjedhja
e liderit me një patericë dhe me një gjëndje të rënduar shëndetësore, i cili më
shumë gjasonte në një mumie sesa një figure të gjallë para 355 del(gatë)ve të
"vdekur" e të heshtur para tij, flet qartë për
"putinizimin" e thellë të LDK-së.
Në
këtë kuvend fatkeq për LDK-në dhe kobzi për vendin ndodhi pazari më i pistë në
kurriz të qytetarëve të vendit në emrin e elektoratit të LDK-së.
Në
qeverinë e ardhshme (për të tretën herë) PDK-LDK, postet qeveritare do të
ndahen në mes figuarave të deritanishme qendrore të këtij subjekti politik.
Mbase
disa prej disa prej aklamacionistëve do të jenë pjesë e kombinimeve për poste
më të ulëta siq janë ato të zv. ministrave dhe këshilltarëve, vozitësve dhe
parrukierëve.
Me
rizgjedhjen e Isa Mustafës në mënyrë antidemokratike dhe antihumane, LDK-ja i
shkeli të gjitha normat demokratike që i kishte kultivuar në kohën e liderit
historik Ibrahim Rugova.
Paradoksalisht
dhe për të tretën herë radhazi Isa Mustafa më ndihmën e nëntokës kriminale, pa
qenë fare anëtarë i LDK-së arriti të katapultohet në kreun e LDK-së dhe ta ruaj
vazhdimësinë e politikanit komunist me jetë më të gjatë në skenën politike në
tërë Evropën Juglindore.
Përtej
ngritjes paradoksale në skenën politike, Isa Mustafa në të njëjtën mënyrë u
ngrit edhe në nivelin akademik pa e pasur asnjë libër studimor në fushën e
ekonomisë apo politikës.
Elektoratit
besnik të LDK-së dhe qytatarëve të vendit në përgjithësi, u kanë mbetur vetëm
dy rrugë e një shpresë: mobilizimi për
një organizim të ri ose largimi përgjithmonë nga vendi.
Në
fund të këtij shkrimi, lexuesit e këtyre rreshtave që dëshirojnë ta kuptojnë më
kjartë e më mirë "putinizimin" e LDK-së, i ftojë që ta kërkojnë në
Google shkrimin tim autorial të katër viteve më parë, me titull "LDK-ja
rugoviane post-mortum", botuar me 31 maj 2015, shkrim i cili e përçon
mesazhin më të sinqertë për elektoratin e LDK-së në ditën e sotme.