E hene, 21.10.2019, 10:02 PM (GMT+1)

Komente

Prend Buzhala: A thua, i nderojmë historinë e të martirizuarit?!

E merkure, 31.07.2019, 08:00 PM


A THUA, I NDEROJMË HISTORINË E TË MARTIRIZUARIT?!

Nga Prend Buzhala

Në përurimin e objektit të ri të Kishës në Gllogjan të Pejës, mediet nxorën edhe pjesëmarrjen e një hoxhe në përurim... me titullin si "Ndodhë vetëm te shqiptarët, hoxha në shugurimin e Kishës". Sigurisht që lajmi është në sensin pozitiv... Lajmi u dha sikur këto ndodhin vetëm në këtë kohë dhe askund tjetër në botë!

1.

Në fakt, në Lugun e Baranit është traditë, që prifti të shkojë te hoxha mysafir dhe anasjelltas... dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin në ndërtimin e objekteve fetare... Kështu ishte edhe gjatë viteve '70, '80, '90... këtë fakt vendasit e dinë mirë...

Por unë e kam fjalën diku tjetër, te një veprim i kreut kishtar, që ka bërë një veprim, për mua, të dëmshëm: rrënimin e objektit të vjetër... për t'u ndërtuar i riu...

Me këtë rast personalisht, bëra diku një koment reagues kësisoj: "Për të pasur histori të dokumentuar, nuk është dashur të rrënohet objekti historik i kishës së vjetër për t'u ndërtuar objekti i ri... ku kanë ndodhur shumë ngjarje historike me vlerë... rrënimi është baras me mohimin e historisë, është urbanicid, e kulturocid... "

Objekti i ri le të ndërtohet, por jo të shembet (nga vetë Kisha) ajo që është trashëgimi... atëherë, përse vrapojmë pas gërmadhave ilire që t'i kemi dëshmi të gjallë?!

... Nuk është dashur të shembet, sidomos, për shkak të shërbimit të At Luigj Palajt. Ai u vra nga malazezët, më 7 mars 1913, pse mbrojti shqiptarët pa dallim besimi… u martirizua dhe u ndërkombëtarizua çështja shqiptare, kur ndërhynë edhe fuqitë e mëdha europerëndimore për shpëtimin e Kosovës. Krejt dëshmitarët e dokumentet e kohës të të dy besimeve, thoshin se ai ra dhe shpëtuam ne në saje të intervenimit të fuqive të mëdha…

Në mesi e 40 martirëve në shtator 2014, në Tiranë, Papa e shpalli martir edhe këtë prift që shërbeu në Gllogjan... kurse nga Kosova janë të shpallur martirë vetëm këta dy priftërinj: Dom Shtjefën Kurti dhe At Luigj Palaj...

Nderimi më i mirë që kanë bërë personalitetet e tilla për kombin, janë që të ruhen ato objekte kulture e të ritit të shenjtë, si trashëgimi e çmuar historike... Është dashur që ai objekt të mbrohet me ligjin e shtetit...

2.

Tashmë në dy dekadat e fundit publiku ynë lexues ka mundësinë ta lexojë dhe një literaturë tjetër, për të martirizuarit e viseve shqiptare e që ishin klerikë, në njërën anë, po dhe njerëz të kulturës e të dijes, të veprimit atdhetar e shoqëror, nga ana tjetër. Prandaj, të martirizuarit, që nga fillimi i Epokës së Re (apo pas Krishtit) e deri më sot, ishin dhe janë për Kishën ndër më të nderuarit. Emrat e tyre kanë hyrë që moti në Kalendarin Kishtar. Mbi këtë bazë përnderimi e përshpirtërie, mbi këto shënime e shkrime, që quhen Acta martyrum; më vonë është zhvilluar martirologjia, për t'i përkujtuar të martirizuarit e besimit e të fesë së krishterë; për të mos i harruar ata asnjëherë. Kësaj radhe, është shkas që të përkujtohen ata, pasi për disa momente Rruzulli Tokësor po i kthen sytë kah Shqipëria.

Së këndejmi, fjala MARTIR është e huazuar nga maritorologjia kishtare...

Në shenjë të këtij akti të lartë ajo kishë e vjetër është dashur të të mos shembet...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT