Kulturë
Prend Buzhala: Alban, emri më i vjetër kombëtar në Evropë
E enjte, 04.07.2019, 09:12 PM
SHQIPTARËT, ME EMRIN ALBAN,
EMRI
MË I VJETËR KOMBËTAR NË EVROPË
(Analecta),
1
Nga
Prend BUZHALA
1.
Engjëll
Sedaj shkruan:
"E.
Çabej shkruan se emri Arbën është sigurisht vazhdimi mesjetar i emrit të
Albanoive, atij fisi në Shqipëri të Mesme, që shënon gjeografi aleksandrin,
Ptolemeu, në shek. II pas Krishtit, dhe se ky vazhdim i emrit arbën ka rëndësi
të dorës parë për historinë e popullit shqiptar dhe për autoktoninë e tij,
kurse H. Pederseni thotë se ky emër (sc. emri arbën) nuk mund të jetë huajtur
në kohë disi të vona nga greqishtja për shkak të b-së (jo -v-), kështu që këto
dy përcaktime të bazuara të këtyre dy gjuhëtarëve mund të jenë mbështetje
sidomos për të kërkuar etnonimin arbëresh në kohën parabizantine, që do të
thotë se shënimi i Ptolemeut ishte i saktë dhe i pakontestueshëm. Edhe nga kjo
pikëpamje, pra, gjendemi në lidhje të ngushtë me albanët antikë, përkatësisht
me etnonimin e mëvonshëm arbëresh.
Ptolemeu
ka përdorur këta dy emra, emrin e fisit dhe të kryeqytetit të tij, në rasën
gjinore të shumësit, Albanon, dhe në emëroren e njëjësit, Albanopolis, sipas
kontekstit të veprës, por për themeluesit e këtij qyteti nuk thotë asgjë. Në
origjinalin e veprës së Ptolemeut dallohet edhe më bukur rasa gjinore shumës
(në një përkthim) në gjuhën latine: Albanorum, për të ndihmuar në përcaktimin
përmbajtësor të etnonimit, ndaj qendrimit të atyre që mund të mendojnë se këtu
kemi të bëjmë me toponimin Albanon, kurse fjala (në) tokën (e albanëve) mund të
kuptohet si (gjerm.) Land ose (gjerm.) Gebiet, siç e ka përdorur në librin e
tij pikërisht për ilirët e kësaj treve, H. Frommer. Trajtën e gjinores së
shumësit mund ta bëjë edhe më të qartë fakti se Ptolemeu nuk përdor vetëm emrin
e fisit të albanëve, por edhe të fiseve të tjera, siç janë: taulantët,
elimiotët, dasaretët, etj., gjithashtu në gjinoren e shumësit, kurse në
çështjen pse ky autor grek e ka shënuar etimonin alb- e jo arb, që sipas
rezultateve të E. Çabejt do të ketë qenë formë primare, duhet thënë se ende nuk
kemi përgjigje të saktë, veçse supozime të dijetarëve..."
(shih
http://www.drita.info/…/albanet-antike-dhe-albanopoli-i-ty…/)
2.
Meqë
PAGANIZIMI është ANATEMUAR edhe nga LIBRAT E SHENJTË, atëherë a janë të
dënueshëm përdorimi i emrave paganë ilirë, me të cilët masivisht i pagëzojmë
fëmijët tanë?!
Sigurisht,
për kombin shqiptar emrat ilirë nuk janë të huaj, por shenjë e identitetit të
lashtësisë së tij autoktone... si Agron, Genc, Teutë, Blend, e qindra të
tjerë...
Por
edhe emrat Agim, Gëzim, Bekim, Lule, Shpëtim, Pranverë, etj etj nuk kanë
proveniencë a shenjë fetare (janë emra shqip, dmth "paganë" dhe
"jofetarë", dmth emra kombëtarë sot).
Në
këtë rast, termin PAGAN e mora sipas konceptimeve paragjykuese që ia bëjnë
religjionet monoteiste (pra në kuptimin IRONIK ... se ne qenkemi
"paganë" në përdorim emrash, traditash etj etj).
3.
Nuk
ka komb pa emrat e vet etnikë. Prandaj edhe shqiptarët janë si të gjithë kombet
tjerë. Thjesht, kësaj radhe, desha të vë në pah NJË IDEOLOGJI që mohon burimet
(prejardhjen) pagane të emrave e në të cilat ujëra mohuese ideologjike dhe
antishkencore bien jo pak veta.
Emrat
etnikë, te "evropianët" apo te "myslimanët" u shndërruan në
emra fetarë në periudhën historike të lindjes së besimeve monoteiste. Besimet
monoteiste përhapën edhe emrat e tyre "fetarë". Edhe emrat grekë apo
romakë, u përhapën historikisht, me anë pushtimesh apo kur u përhap krishterimi
(emrat greko-latinë dhe hebraikë i morën të gjitha kombet evropiane).
Emri
im ndërlidhet (si emër popullor së pari, dhe si emër fetar më vonë,me ditën e
premte dhe me perëndinë ilire të së bukurës. Emri i së premtes është
ekskluzivisht emër ilirio-arbëror-shqiptar, ashtu sikundër dhe emri "e
enjte" apo "e diel" e prej nga janë përdorë emrat Diella, (dhe
sot Diellori) apo Enjti (perëndi ilire) etj...
Ndërkaq,
emrat Gent, Blendon, Teutë, Agron, e qindra emra të tjerë, janë përdorë vetëm
tek ilirët dhe përdoren edhe sot si emra etnikë (dhe i përdorin shqiptarët e të
gjitha besimeve)... dmth që i kanë përdorë e i përdorin vetëm shqiptarët. I
kanë përdorë e i përdorin vetëm shqiptarët emrat Agim, Gëzim, Bekim, Lule (lule
përdoret edhe në periudhën e Arbrit, si Lulash etj), Shpëtim, Pranverë, Fatmir
(tek të dy besimet) etj, ashtu sikundër sllavët përdorin emrat e tyre (Milorad,
Slobodan, etj, dhe ashtu sikundër kombet tjera kanë emrat e tyre etnikë). Dhe
ashtu sikundër ka përplot emra që i përdorin vetëm gjermanët, apo vetëm
anglezët, apo vetëm italianët... Tjetër gjë është sot që "për modë"
merren e rimerren emra të huaj...
Dmth
edhe përdorimi i tyre ka shenjën historike në kohë e hapësirë...ashtu sikundër
e ka dhe shenjën fetare...
4.
Emrat
kanë edhe prejardhje ilire, dardane, arbërore e shqiptare. Emrat popullorë
shqiptarë të periudhës së Arbrit (Gjin- i përdorur edhe në kohën ilire, pastaj
Grishe, Gjylë, Shkurte, Gegë, Shkurtan, Dakë, e qindra të tjerë), i kanë
përdorë e i përdorin edhe sot shqiptarët e të dy besimeve. e që janë përdorë
gjithmonë (dëshmohet historikisht me anë dokumentesh, lista regjistrimesh etj
që nga periudha e ARBRIT, kurse si toponime edhe më herët)...
Emrat
ilirë, para pushtimit romak, sipas albanologëve gjermanë, shqiptarë, anglezë e
botërorë, nuk kanë kurrfarë lidhje me emrat grekë apo romakë. Sepse ilirishtja
nuk hyn në degën e gjuhëve latine a greke.
Emri
GJON ka, fillimisht, burim iliro-arbëror (emërtimi i një zogu, si e shënojnë
albanologët) që nuk ka asnjë lidhje gjuhësore me greqishten e, kur iu përshtat
një emri fetar, atëherë e mori edhe atë konotacion... Pra, nuk qenka vetëm
"grek"!
Domethënë,
ke emra në VAZHDIMËSI HISTORIKE që i kanë përdorë vetëm ilirët, arbërorët e
shqiptarët sot...
5.
Megjithatë,
shqiptarët ndër mileniume e shekuj, janë dalluar për vetëdije të fortë
identitare në emrat personalë... dhe gjithsesi edhe te mbiemrat...
(Prend Buzhala, 1 korrik
2019)