E merkure, 20.11.2019, 11:14 PM (GMT)

Kulturë

Nezi Plaku-Velaj‎: Lojrat me emrin dhe fatin e Çamërisë

E diele, 16.06.2019, 09:04 AM


Nezi Plaku-Velaj

Lojrat me emrin dhe fatin e Çamërisë

Kam dëgjuar këto kohë një deklaratë

të madhe bombë…,

Ajo shpërtheu menjëherë si vullkan,

llava e tij vrullshëm u shpërnda kudo,

Në trojet shqiptare dhe në hapësira,

Ku jetojnë shqiptarë,

Nëpër botë anë e mbanë.

Pjesa e pare Greqia kërcënon!

“Në historinë tonë,

Çështja Çame s`ekziston!?”

Është për të qeshur, por, është dhe për të qarë!

Që në para historiken kohë,

kur Homeri ju këndonte,heronjve

të përrallave, dhe të tyrëve perëndi

përpara se të shkruhej gjuha greke,

jetonte një e madhe popullësi,

e qujtur Pellazgi,

këtë grekët mirë duhet ta dinë!

Ekziston pa tjetër Çamëria!

Ndodhet në Thesproti, në Greqi,

në pjesën më jugore të trevave tona

etnike të Epirit.

Kjo është e gjitha Çamëri,

Që prej kohëve më të lashta,

deri sot në ditët tona

Ka jetuar popullsia, Pellazgo – Ilire.

Ajo njihet edhe sot në të madhen histori.

80 mijë shqiptare çamë, në troje t e tyre kanë jetuar,

flisnin gjuhën amtare, gjuhën e nënës së tyre,

gjuhën shqipe, që është gjuhë e Perëndisë.

Vishesheshin me fustanella,

hidhnin valle

Si azganë,

u këndonin te bukrave vasha, dashurive,

që në shpirt të tyre fort i mbanin.

Me zë të fuqishëm,

që u dilte nga shpirti thellë,

u këndonin të mëdhenjve trima,

që luftonin si luanë,

për të mbrojtur të tyren vatan.

Egërsia barbare, genocidi i egër grek,

u turren si të tërbuar, kundër të pafajshmeve çamë,

I persekutuan pa mëshirë,

lidhen burrat nëpër pemë,

Dhe ashtu të lidhur, në sy të nënave

dhe grave të tyre,

I masakruan, i bënë lloj lloj torturash,

i vranë dhe i prenë.

Me plaçka në krahë ngarkuar,

me zemër të lënduar,

Me këmbë, krahë dhe shpirt të sakatuar,

sytë plot lot, qe kurrë s`u thanë

dhe kurrë s`pushuan,

i syrgjynosen, i dëbuan,

Të linin shtëpitë e tyre dhe të shtrenjtat prona,

I detyruan,

të iknin nga sytë këmbët,

për mos t’u thyer kurrë më, në vendi tyre ,

i larguan,

ca në Turqi, ca në Shqipëri,

ca në të vdekjes, Ishujt e Egjes,

në Greqi (Ishujt e Egjeut)

Kjo eshte pjesa e pare e poezise "Lojrat me emrin dhe fatin e Camerise"

Dy pjeset e tjera do te publokohen ne ditet ne vazhdim

Kjo poezi eshte marre nga libri " Edhe ti je dashuri"



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT