Kulturë
Qazim Shehu: (N)Gusht në Tiranë
E shtune, 25.05.2019, 07:48 AM
(N)GUSHT NË TIRANË
QAZIM SHEHU
Dielli
humbet në guackën e vapës,
Njerëzit
ikin plazheve,
Pranë
detit të freskët,
Hutimit
të ëndrrave,
Zbrazet
qyteti dhe bulevardet
U
ngjajnë gjuhëve që përqeshin
Heshtjen
e ngjyer të qytetit
Njerëzit
i thith deti me dallgë,
I
cili e mbyt në verbëri ndonjë njeri,
Gabimisht
në rrugë kryhet një vrasje
Ose
nga qafa e ndonjë gruaje zhvatet një flori…
Dielli
ndoshta për këtë më tepër
Mbi
kokë si saç na rri…
BURIMET E TUSHEMISHTIT
Burimet
e Tushemishtit i ngjajnë gishtit,
Që dora e tokës nxjerr në sipërfaqe,
Ta
lajë pakëz në liqen.
Burimet
e Tushemishtit rrjedhin, rrjedhin,
Vrerin e tokës në liqen derdhin.
Liqeni
pezmin mbledh, mbledh,
Në
grykë të Strugës, lumit Drin e hedh…
LULET E LËNDINËS
Dikur
në një lëndinë, padashur
Lulet
i dhunoja,
Tek
rrokullisesha si qengj i fantaksur
Drejt
ngjyrave që i doja.
Dhe
asaj lules së bardhë me fletë
Petalet
ia hiqja një nga një,
Duke
menduar një vajzë çaplehtë
Me
thënien: më do,s`më do.
Me
lule plot është mbushur sot,
Lëndina,dikur
si atëherë,
Ç`ta
këpus një lule, është kot,
Ngjyra
e saj më ngjan si pa vlerë.
Fëmijëri
e ikur pa teklif
Dhe
sa ëndrra që i nisi për larg,
Çamarrokun
e vogël ma bie vrik,
Dhe
unë e ndal pak…
Për
t`i kërkuar shpjegim,
Shpjegim
ai s`jep dot,
Se
vjen një kohë që lulet japin trishtim
Kur
ato u dhuruan kot…
PLAKA TË BUKURA
Teksa
shoh gra me thinja
Që
biondohen për marrokët,
Mendja
s`më mbushet se dashuria
Filloka
nga flokët.
Se
po të ishte veç kështu,
Kur
shiu i moshës të lante flokun,
Në
vend të bukurisë do hidhej kuturu
shëmtia
duke ndehur cohën…
Diçka
tjetër më e thellë,
Gjer
tek trilli i bojës shkon,
Dhe
ndizet trupi si një eshkë
Që
u ngop me diell dhe përvëlon…
DËSHIRA
Në
rrënjë të dëshirës mbërriti
Zëri
im.
Më
parë kish shkuar e ftohtë e smirës
Dëshira
kërkoi
Pak
pushim…
MAJ…
Desha
të sjell afër zemrës
Ti
mbete gjithnjë jashtë
Si
një prill me ditë të ftohtë
Që
s`hyn dot i tëri në maj.
Nga
prilli hyj në korrik,
Dhe
ti hyre në tetor,
Të
ranë gjethet, tani prit
Sa
të gjej majin mizor…
KJO BOTË
Pasuria
veten e ha,
Dhe
paratë s`i mbarohen..
Një
vetëngrënie apokaliptike pa dëm,
Një
gërryerje pa humnerë,
Të
varfërit shtohen, kjo nuk shkon,
Kjo
botë po mban erë..
RRËKEZA
Me
hirin e mëndafshuar të këndelljes,
Një
rrëkezë
Në
barin mugullues shushërin,
Ajo
mëkon afsh pa pendesë,
Gjarpër
mëkati me pickim.
Shkopinj
rrezesh si mbi tambur,
Trokasin
mbi ujin e paktë,
Flamur
instiktesh rrëkeza hurb,
Dhe
bari s`mbetet i thatë…
Nga
gjiri i tokës sjell mërmërimën
Ndjelljen
e bekuar të dëshirës,
Të
fortët para saj dridhen,
Të
dobtit përtërihen…
KODRA
Në
pritje që malin ta mbulojë mjegulla,
Kodra
ngre kryet si koketë,
Ajo
e di ,natyra ka të vetat rregulla,
Rastin
pret të duket, ajo e shkretë.
Sa
më gjatë mjegulla të ngjajë,
Ajo
do duket më e madhe,
Dhe
madhështinë të mos e ndajë,
As
me fusha ,as me male.
Kur
mjegulla ik e mali del,
Me
lartësinë e vet të frikshme,
Me
një lehtësim kodra e shtjell,
Një krenari të dhimbshme:.
Se
njerëzit njëherë e panë,
Të
famshmen e vet lartësi,
Mjegullat që erdhën e vanë,
Ua
kujtuan me sekëlldi…
KREDO
I
gdhiva netët me lodhje fjalësh,
Siç
e ka gdhirë Verleni,
Poet
rrethuar prej skandalesh,
Tek
unë s`do ta gjeni.
Do
gjeni veten e pjesëtuar,
Në
qindra dashuri,
Ku
nuk ndrijnë gurët e çmuar,
Të
asaj që quhet marrëzi.
Ndodh me të marrët njejtësojnë,
Poetët
që shkruajnë vargje,
Pastaj
në mbrëmje i afrojmë
Në
kërkim të një fjale.
S`më
pëlqen lavdia qorre,
Brohorimat
e pasinqerta.
Veç
fjala që lodhet e del,
Bimë
në vlagë të nxehta.
E
kur shpërthen koren e tokës,
Syrin
e vet nxjerr në diell,
Bëhet
bukë për t`iu dhënë botës,
Bëhet
ajër ,bëhet qiell…
BURIMI
Nga
gji i kujt doli burimi,
Si
nga gji i femrës një psherëtimë.
Vë
buzën mbi të e shuaj etjen,
Ky
gji përkëdhelet në brendësi.
Ai
rrjedh ,rrjedh e s`mbaron,
Për
të tjerë e të tjerë rrjedh.
Shembëlltyrën
që shkëndijon,
S`dihet
ku e hedh.
Dhe
unë kujtoj se i kam aty
Vështrimet
,kur rashë përmbys,
Si
një shirit i mori, pa zë,
Në
djep të kohrave i çeli zogj…
CUNAMI…
Deti
puth tokën me ngjyrë jargavani,
Me
shkulm dallge shkrehur krejt,
Në
këtë dashuri-mbret.
Epshit të tij
përdëllyes
Dallga
vithet ia shtyn
Tokës,
kësaj sojleshe gënjyese,
Freski
e tij, në zemër s`i hyn.
Deti
ngulmon, dallgët përplas,
Toka
e mirëpret me krenari,
Atëhere
deti veten zbraz,
Cunami
shkrehet brenda tij…
KOHA
Herë
herë, më vjen e më ulet para
Një
vizitore imagjinare,
Është
koha që ikën me të katra
Kjo
sojleshë kusare…
Dhe
pa ca njerëz s`mund të jetë,
Ndryshe
kohë s`do ishte,
Njerëzit
morën krahë resh
Dhe
humbën sikur s`ishin…
Por
shpesh retë m`i sjellin
Kur
çelin lulet një nga një,
Dita
shtyn diellin
Përpikmërisht,pa
zë.
Dhe
kujtesa del nga vetja
Rreth
i pashtrënguar,
Ajri
murmuron nëpër shpendra
Me
zërin e atyre që janë shuar…
ÇERMENIKA
O vendi im, brigje,
Dallgë
të ngrira, që kur toka
Në
pezm, kështu s`desh të ishte,
Pa
ato,lugina e kodra.
Ndoshta
më e bukur të qe,
Ajo
dëshëroi e s`mundi,
Pa
malet me kokën në re,
Pa
greminat, hijeshkundur.
Dhe
pa ato ara të pakta
Pa
djerrinat dhe gurët pa,
Që
të mbetej kështu i varfër
Në
grindje ,njeriu aty ra.
Tani
ky mendim më sillet
Duke
menduar një tjetër vend
Ndaj
gjithnjë ,njëri -tjetrit
I
lavdërohemi ,shesim mend:
Në
fshatin tënd as pula s`ha gurë,
Të
thërmohet guri s`mundet,
Aty
shejtani lëkurën e murrmë,
E
rruan thatë e,nga gajasja, shkundet.
Ç`të
marrë që jemi,tokën, zoti
Një
herë e krijoi me dëshirë,
Dhe
ne na zgjodhi që moti,
Ta
duam duke psherëtirë…