Kulturë
Përparim Hysi: Një libër 'guidë' për Vlorën
E shtune, 25.05.2019, 08:00 AM
Një
libër"guidë" për VLORËN
Libri"
Qyteti i monumenteve" nga DURO MUSTAFAI
(përshtypjet
e një lexuesi)
Nga
Përparim Hysi
Sapo
ma dhuroi librin e tij"Qyteti i monumenteve",DURO MUSTAFAI
dhe"drogën" e dashurisë së tij
për VLORËN ku i ka rënë koka, sikur ma"injektoi" mua në vena dhe
unë,pasi e "piva" këtë lloj droge, "bëra massë": më zuri
dhe mua malli. Epo ka arsye të të zërë malli për VLORËN, se
është"kryeqyteti" i PAVARËSISË dhe, kur ta sjellë VLORËN me gjithë
ato monumente në shtëpi, një gazetar,shkrimtar e poet si DURO MUSTAFAI, nuk ke
si mos bësh"masë" malli me VLORËN.
* *
*
Kur
e piva tërë"kupën e mallit",
natyrisht dhe zura e meditova. Gjithmonë në përshtypjet e mia, kërkoj një
pikëmbështetjeje si për afëri apo analogji,për të arritur në një përftim apo
një lloj konkluzioni racional. Kështu ndodhi dhe me librin e DURO MUSTAFAIT. E
shfletova faqe për faqe ("droga" ma nxori dhe i tha sikter gjumit të
drekës) dhe,kur pashë gati dyqind fotografi; kur pashë se çdo fotografi,ka
diçiturën të mbështetur në dokumente dhe fakte historike,sado
i"droguar", zë e kthjellem dhe shtroj pyetjen e drejtpërdrejtë:- Si
ndodh që një i moshuar (Duro MUSTAFAI po
shkon 86-vjeç),që është shkëputur nga VLORA që para 60-vjetësh dhe, përsëri, e
zë"lemza" për VLORËN dhe gjithë rrethinat e saj? Kësaj pyetjeje, mandej, mundohem t 'i
përgjigjem me një analogji të përafërt.
Më
vijnë ndërmend, vargjet e të pavdekshmit,DRITËRO AGOLLIT që thotë për veten e
tij" Brodhi në Evropë/shkoi në AZI/
dhe nga floku nder tek thonjët/mbeti Devolli". Edhe ky, DURO
MUSTAFAI" ka bredhur në Evropë dhe ka shkuar deri në Azi dhe më tej deri
në Amerikën Latine, por mbeti jo vetëm
vlonjat, me palcë e gjak, por dhe VRANISHIOT që,edhe nëse dikush nga VRANISHTI
bën ndonjë"gafë" qoftë dhe në të folur,DURO thotë:- Nuk është e
mundur. S'ka vranishiot që thotë qoftë dhe një fjalë gabim. Natyrisht,ç'them,
është pak si sfidë për dobësinë e madhe që ka ky njeri me shpirt prej
babaxhani, për vendasit e tij. E,meqë ra fjala për VRANISHTIN (andej DURUA ka
baban,se vet ka lindur në VLORË), ngaqë gjaku nuk bëhet ujë, ka mbi 20-vjet që
nxjer gazetën"HORA" (emri i lashtë i VRANISHTIT) dhe ka disa vjet
që,nga gazetë, e ktheu në revistë periodike,duke thyer një rekord
për"geenes";fshat që përfaqësohet me revistë,ku
"operon","kompozon",arshivon dhe mobilizon gjithë forcat
krijuese nga VRANISHTI dhe jashtë VRANISHTI. I papërtuar, pa asnjë
shpërblim,sado në moshë të thyer, ai është treguar më vital dhe si një
"riosh" mbushur me energji.
* *
*
DURO
MUSTAFAI është një emër i nderuar në FUSHËN E LETRAVE SHQIP. Tek DURO MUSTAFAI
frymon gazetari me përvojë; frymon shkrimtari dhe poeti ,njëkohësisht. Dhe në
të tri këto atribute.ai jo vetëm ballin e ka të bardhë,por gjithmonë ka qenë
cilësor. Nëse,në të tria këto fusha ku operon ende, do t'i vësh në lupën e kritikës,asnjëherë,as
dje dhe as sot, nuk janë gjetur skarcitete cilësore. Natyrisht, kur shkruaj
kështu, nuk kam ndërmend që të mohoj,se ai shkroi në të tria këto gjini dhe në
regjimin "tjetër",se ai ishte
me profesion si gazetar, por kurrë nuk ka qenë"mitoman". Përkundrazi.
Unë,pothuaj, i kam lexuar të gjithë veprat e tij: në prozë e poezi
dhe,gjihtmonë, ka qenë me këmbë mbi tokë.
* *
*
Libri
me 200-fotografi; me gati 160 faqe; me diçitura, të mbështetur me fakte
hsitorike; me citime historianësh,arkeologësh, diturakësh, me emra konkretë; me
ngjarje e data, i përpiktë si orë zvicerane,autori kurrë nuk e bën"gjoksin
vrimë"( e kanë vlonjatët kështu),por për çdo dëshmi, i referohet dokumenteve
dhe autorëve: të vjetër apo të rinj.
Të
çudit pasioni me të cilin e ka përgatitur librin ku, më i thjeshtë se
thjeshtësia, bashkëngjit bashkëpunëtoret që janë ose historianë, ose
inxhinierë apo arqitekttë. Ky libër, në
përshtypjen time, është një"libërguidë" për të gjithë ata që duan të
njohin VLORËN dje dhe sot. I vlefshëm për të gjithë turistët që duan të njohin
vlerat historike të VLORËS dhe rrethinave të saj; të njohin monumentet si
dëshmi të shkuarës së largët e të sotmes së afërt. Që ta ketë çdo vlonjat në shtëpi,
është mirë dhe nuk e teproj, po të them:domosdoshëmëri. NJë libër që ka
kushtuar goxha,se është një libër i rrallë e cilësor, është sponsorizuar nga
donatori apo "mecenati", inxhinier BESNIK RESHAT
HASANI,"tropojani" nga VRANISHTI. Epo kot nuk e zë "lemza"
DURON për VRANISHTIN.
Ju
fola pak më parë për DURON edhe si poet. Që të bindeni që është POET i mIrë,po pranëvë si dëshmi,poezinë që
shoqëron librin:" Po ku ka si ty?"
Po
ku ka si ty?...
Po
ku ka si ty, moj VLORA ime?
Monumenti
mbi çdo monument
Trupin
në kodra,veshur gjelbërime
Këmbët
shtrirë në të kaltërin det.
Perlë
e SHQIPËRISË në bregdet.
Po
ku ka si ty, moj VLORA ime?
SHQIPËRINË
e ringjalle, i dhe jetë,
Ballëndritur,trimëreshë
në luftime,
Në
krahë të SHQIPONJËS,SHQIPONJË u bëre vet
Me
AULONËN e lashtë ti hyre në histori
Dhe
MONUMENT i ngrite vetes me gjak e dituri.
Çdo
koment i mëtjeshëm,është i tepërt.
Pena-plug,DURO
MUSTAFAI!
Tiranë, 14 maj 2019