Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Hakmarrja e Aristotelit ndaj helenëve, falë Aleksandrit të Madh
E merkure, 22.05.2019, 08:01 PM
Hakmarrja
e Aristotelit ndaj helenëve, falë Aleksandrit të Madh
Nga
Elvi Sidheri
Kur
mendojmë për Aristotelin, përgjithësisht, pak kujt i bie ndërmend se filozofi i
lashtë nuk ishte helen.
Aristoteli
ishte maqedonas, pikërisht nga Mbretëria e Lashtë e Maqedonisë, ku do të lindte
edhe Aleksandri i Madh, udhëheqësi dhe ushtaraku më i shquar i të gjitha
kohërave, bir i një nëne ilire-epirote si Olimbia/Myrtali, dhe një babai gjysmë
maqedonas, e gjysmë ilir, si Filipi II.
E,
ndikimi i mësimeve dhe frymës që do t’i mëkohej Aleksandrit të Madh nga
filozofi i shquar, do të pasqyrohej gjatë jetës së mbretit maqedonas,
veçanërisht në qëndrimin e tij ndaj helenëve, duke ditur të përvidhej në
mendësinë e tyre.
Siç
dihet gjerësisht, Maqedonia nga helenët cilësohej si vend i banuar veç nga
barbarë të huaj për botën e qytetëruar helene.
Për
këtë arsye, Athina, Sparta, Teba dhe tërë qytetet e tjera helene anembanë, nuk
pranonin kurrsesi që këto troje që sot konsiderohen si pjesë e pashkëputshme e
trashëgimisë kulturore të Greqisë së Lashtë, të quheshin si të banuara nga
bashkatdhetarë të tyre.
Aristoteli
do të lindte në Stagira të gadishullit piktoresk tëHalkidikit në vitin 384 para
Krishtit, dhe gjatë jetës së tij do të përballej dhe do t’i vuante në lëkurë
këto sjellje mohuese/përçmuese ndaj tij si maqedonas nga helenët e kohës, e jo
rastësisht, falë mësimeve të tij, do të harlisej edhe karakteri i paepur i
Aleksandrit të Madh, që do të edukohej pikërisht me frymën e nënshtrimit të
botës helene dhe mësymjes së pandalshme drejt zemrës së Azisë.
Aristoteli,
që vlerësohet si i pari kërkues shkencor i historisë së njerëzimit, ndërkaq,
përtej veprës së tij shkencore në shumë fusha (Filozofi, Fizikë, Metafizikë,
Poezi, Retorikë, Etikë, Politikë, etj), mbahet mend edhe për lidhjet e tij të
ngushta me dinastinë mbretërore të Maqedonisë së lashtë.
Babai
i tij, Nikomaku, ishte mjeku i oborrit i Amintasit III, babait të Filipit II të
Maqedonisë, domethënë, gjyshit të Aleksandrit të Madh.
Thuhet
se Aristoteli pati nisur të ushtrohej lidhur me të fshehtat e mjekësisë qysh në
moshë të mitur, por karriera e tij do të merrte gjithsesi shtegun e filozofisë.
Në
moshën 17 vjeçare, Aristoteli riosh do të dërgohej të studionte pranë Akademisë
së Platonit.
Nuk
dihet qartësisht sa e afërt pati qenë marrëdhënia mes Platonit (që ishte edhe
ai vetë, dishepull i Sokratit) dhe Aristotelit, gjithaq siç nuk dihen arsyet
përse mbas vdekjes së mësuesit të tij, nxënësi i preferuar, pra Aristoteli, nuk
do të trashëgonte drejtimin e Akademisë së Athinës.
Legjendat
popullore të pakonfirmuara, duan të thonë se me vendimin e tij për t’ia lënë drejtimin
e Akademisë nipit të tij, Speusipusit, Platoni kish dashur ta poshtëronte
Aristotelin, gjë kjo, që shërben si njëfarë dëshmie për armiqësinë mes dy
filozofëve.
E
vërteta është se të qenët maqedonas për nga kombësia, ia pamundësonte
ligjërisht Aristotelit mbulimin e një detyre kaq të rëndësishme, njëlloj siç
shumë helenë ndienin përçmim të thellë ndaj Filipit II, pavarësisht fuqisë të
madhe ushtarake të mbretit maqedonas.
Ky
mbret, pati arritur që mbretërinë e varfër maqedonase, që sakaq vuante dhe
përçmimin e Athinës dhe Spartës, ta shndërronte në fuqinë e madhe që mbante
hegjemoninë mbi tërë Greqinë.
Pasi
kish kaluar shumë vite të fëmijërisë si peng në Tebë, Filipi do të kthehej në
mëmëdhe me bindjen për të nisur një reformë të ushtrisë maqedonase që, duke u
mbështetur te formacioni luftarak i Falangave, do të shtonte elementë të rinj
taktikë që ofronin më shumë lakueshmëri për të mposhtur qytet-shtetet e mëdhenj
helenë.
Si
pati mposhtur qytet-shtetet kryesorë helenë dhe kish marrë nga Athina një aleancë
tejet të favorshme, Filipi II do të nisej për Spartë, por spartanët e
pathyeshëm do t’i ofronin paqen pa luftë.
Në
mes të vrullit të tij pushtues, mbreti maqedonas vendos të martohet me Olimbinë
e Epirit, të bijën e Mbretit të Molosëve, që do të bëhej nëna e Aleksandrit të
Madh.
Në
vitin 343, Filipi II do ta thërriste Aristotelin për t’i kërkuar të bëhej tutor
i birit të tij 13 vjeçar. E sikur të bëhej fjalë për një hakmarrje të
mirëfilltë ndaj helenëve të regjur që patën penguar zgjedhjen e tij si drejtues
i Akademisë së Athinës, Aristoteli do të skaliste karakterin e njeriut që
pritej të shpinte në fund përpjekjen e nisur nga babai i tij, duke e lidhur
fatin e Greqisë, me një mbretëri barbare, Maqedoninë.
Aristoteli,
sipas përshkrimeve të kohës,”këmbëhollë e me sytë e vegjël”, do ta pranonte
ftesën e Filipit II duke marrë përsipër edukimin e Aleksandrit për shumë vite.
Siç thonë burimet mesjetare: “I pati mësuar Aleksandrit të studionte greqisht
(domethënë që nuk dinte greqisht, pra), hebraisht, babilonisht dhe latinisht”.
Gjithashtu do t’i mësonte gjithçka për natyrën, detin dhe erërat; ia pati
shpjeguar rrugëtimin e yjeve, bëmat e universit dhe jetëgjatësinë e botës. Do
t’i mësonte drejtësinë dhe retorikën, si dhe e pati paralajmëruar për femrat bishtdredhura”.
Sidoqoftë,
pak gjëra dihen për qëndrimin e filozofit në Maqedoni dhe ndërkaq në veprat e
Aristotelit Aleksandri përmendet fare pak.
Gjithaq
shumë pak ndihet ndikimi i Aristotelit në fushën politike në veprimet e
Aleksandrit të Madh. Vite më vonë, ndërsa Aristoteli akoma predikonte epërsinë
e qytet-shteteve, dishepulli i tij i hamendësuar, porsa kish hedhur themelet e
një perandorie universale, perandorisë më të madhe dhe të kulturuar të njohur
gjer atëherë, nga Iliria gjer në Hindu Kush.
Siç
thotë legjenda Aristoteli i pati mësuar Aleksandrit si të mendonte si një
helen, por sakaq të luftonte si një “barbar”, gjë që, kish bërë të mundur
mposhtjen e Greqisë nga mbreti riosh maqedonas.
Para
se të mësynte drejt pushtimit të Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh pati
shkelur sërish nëpër shtigjet e babait të tij, Filipit II, duke përshkuar
Thesalinë, shkatërruar me themel Tebën dhe detyruar Athinën të njihte epërsinë
e tij, duke u emëruar Hegjemon, titull që e pati bërë sundues të gjithë Greqisë.
Nga
ana e vet, Aristoteli do ta shfrytëzonte pagesën e marrë nga Filipi II, për të
arsimuar të birin dhe vijuar me kërkimet shkencore e punën e tij përgjatë tërë
jetës. Përveç pagesës monetare, Aristoteli i pati kërkuar mbretit që “t’ia
ngrinte sërish në këmbë vendindjen e tij”, që ishte shkatërruar vite më parë
nga ushtria maqedonase. Kështu, në vitin 340 para Krishtit, Stagira do të
rindërtohej dhe banorët do të rinisnin të ktheheshin aty.
Por,
në vitin 336 para Krishtit, megjithatë, Aleksandri i Madh do ta ekzekutonte
nipin e Aristotelit, Kalistenin e Olintusit, të cilin e kish akuzuar si
tradhëtar. Meqënëse ekzekutimit në Maqedoni përfshinin edhe të afërmit e të
dënuarit, Aristoteli do të strehohej një vit në pronat e tij në Stagira, për
t’u shpërngulur paskëtaj në vitin 334 para Krishtit në Athinë ku do të
themelonte, gjithmonë bashkë me filozofin Teofrast, Liceun, institucion
pedagogjik që për shumë vite do të rivalizonte me Akademinë e Platonit.
Pas
vdekjes së Aleksandrit, në Athinë do të përhapej një valë urrejtje ndaj
maqedonasve, e nxitur nga gojëtari Demosten. Për këtë arsye, përkundër emrit që
kish krijuar si filozof, Aristoteli, si maqedonas, do të nxirrej para gjykatës
athinase ku do të akuzohej për qëndrim profan nda hyjnive.
Duke
druajtur mos e pësonte si Sokrati, Aristoteli do të arratisej në ishullin e
afërt të Eubesë, ku vdes pas një viti nga vdekje e natyrshme.
Më
vonë, banorët e Stagirës do ta varrosin në vendlindje, duke e nderuar si një hero, shpëtimtar,
ligjvënës dhe rithemelues i qytetit.