Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: Etërit e kulturës maqedonase (bullgare) me rrënjë shqiptare
E shtune, 26.01.2019, 06:02 PM
Etërit e kulturës maqedonase (bullgare) me rrënjë shqiptare
Nga Elvi Sidheri
Duke qenë se në disa ndër shkrimet e kaluar, jam përqendruar edhe mbi shqiptarët ortodoksë të zonës së Ohrit (e jo vetëm), sot, ky thellim do t’u kushtohet disave syresh, që kanë spikatur me veprimtarinë e tyre të gjerë letrare, etnografike e shkencore të gjithanshme, por që nga historiografia njihen si maqedonas, ose bullgarë, varësisht nga vlerësimet përkatëse për këtë dyzim identitar.
Kam patur rastin (e fatin) që të has nëpër punimet e shumta, për shembull, të etnologut dhe etnografit të njohur nga Ohri, Kuzman Shapkarev, ndër të tjera, edhe plot pesë rrëfenja, përralla në shqip, më saktësisht në një dialekt të pastër korçar (Dardhar faktikisht), të regjistruara nga vetë Kuzman Shapkarev në vitin 1890 në qytetin e Krushevës.
Siç e dimë, Krusheva, vatra e lëvizjeve patriotike në Maqedoni, ku u zhvillua në vitin 1903 kryengritja e Ditës së Shën Ilias (Ilindenit), kryengritje ku morën pjesë masivisht kryesisht vllehët dhe shqiptarët e Krushevës e rrethinave, si dhe bullgarët, sot nuk banohet nga asnjë shqiptar, ndërsa udhëpërshkuesit e studiuesit e kapërcyellit mes shekujve XIX dhe XX, flasin për një qytet vlleho-bullgaro-shqiptar, ku shqiptarët ortodoksë arrijnë gjer (së paku), në 800 banorë.
Gjithaq, Kuzman Shapkarev, në punimet e tij, ku mbledh të dhëna për folklorin, doket e trashëgiminë kulturore të zonës së Maqedonisë, më saktësisht në botimin e vitit 1892 (????????? ???????? ? ????????? ?? ??????????? ?? ??????? ?????????????? ? ????????; në shqip: “Rrëfenja e besëtytni bullgare me shtesën e disave syresh maqedonovllehe dhe shqiptare”), botuar në Sofje në shtypshkronjën “?????????? ?????”, mënjanë këtyre pesë rrëfenjave shqipe nga qyteti i Krushevës (të cilat i kam botuar në alfabetin shqip, ndërkohë që Shapkarev i regjistron me gërma bullgare), të dëgjuara nga shqiptarja vendase Zoica Malko(va), na dhuron edhe dy këngë popullore shqipe (krejtësisht të pabotuara më parë), si dhe një fjalor të pasur me fjalë shqipe dhe përkthimet në bullgarisht.
Për t’u vërejtur, se në fund të fjalorthit Shqip-Bullgarisht, Shapkarev tregon edhe përulësi të veçantë, duke kërkuar falje për ndonjë gabim të mundshëm (“?? ?? ??????? ?. ?. ??????????, ??? ? ????????????? ?????????? ?? ?????????????? ???????? ???? ??????? ????? ????? ??????????”, në shqip: “U kërkoj falje lexuesve nëse në përcaktimin e fjalëve të mësipërme në shqip, hasin ndonjë pasaktësi”).
Por, duke hyrë kështu vendosmërisht në temën kryesore të këtij shkrimi, sipas burimeve të kohës ndërkaq, emri i vërtetë i Kuzman Shapkarev, ishte faktikisht Kozma Paskali, i lindur në vitin 1834 në Ohër.
Siç e thashë pra, emri i lindjes i Shapkarev, është realisht Kozma Paskali (mbiemër ky akoma i pranishëm, pikërisht në këtë formë, në qytetin e Ohrit, edhe sot e kësaj dite, në pjesën e vjetër të tij).
Ajo që dimë sakaq me siguri të plotë nga burimet e kohës, është se Kuzman Shapkarev, siç e njohim në formën bullgare, pa u shkolluar akoma, dinte fort mirë të fliste shqip e vllahisht (jo rastësisht, siç e përmenda, në botimin për të cilin flas më sipër, ka dy fjalorthe shqip-bullgarisht, e vllahisht-bullgarisht).
Gjithashtu, Shapkarev rezulton të ketë ditur (mësuar) edhe greqisht, gjuha që përdorte në komunikimin përmes letrave, por jo ende bullgarisht.
Gjithaq, nga burimet e kohës, pikaset fare lehtë se “Rilindasit” bullgarë (maqedonas) të rajonit të Maqedonisë, asnjëherë nuk komunikonin në bullgarisht njëri me tjetrin, aq më tepër, ndërkaq përdornin emrat e mbiemrat e tyre të vërtetë, të pasllavizuar.
Kështu, Shapkarev përherë nënshkruan si Kozma Paskali, Janaki Strezov, si Janaq Strezi, Dimitar Miladinov (rilindas i shquar maqedonas/bullgar nga Struga), nënshkruhet si Dhimitër Miladini, etj.
Ungji i Kuzman Shapkarev është Janaq Strezi (i njohur si Janaki Strezov, në versionin sllav); gjithashtu nga Ohri, mbledhës i rrëfenjave popullore të zonës së Ohrit, arsimtar e rilindas nga ky qytet i kulturuar, nipi i Gjergj Strezit, tjetër personalitet i njohur nga Ohri.
Dimitar Miladinov (njëri nga Vëllezërit Miladinov, poetët kombëtarë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, folkloristë të shquar gjithashtu); ashtu si vëllai i tij Konstandini, ndonëse lindur në Strugë, ishte me origjinë nga fshati i njohur shqiptaro-vlleh i Magarevos, pranë Manastirit, nga ku rrjedh edhe familja e njohur arsimdashëse e patriotike e Qirjazëve.
Babai i tyre, me origjinë pikërisht nga Magarevo, do të shpërngulej si fillim në fshatin Mislleshevo (në rrugën Strugë-Ohër), e pastaj në Strugë. Ndërsa nëna e tyre, Sultana Miladinova, e lindur pikërisht në fshatin Magarevo, rrjedh drejtpërdrejtë nga Voskopoja, thuhet e lidhur edhe me Daniel Voskopojarin, autorin e fjalorit të njohur Katërgjuhësh (Greqisht; Vllahisht, Shqip, Bullgarisht) të botuar në Voskopojë në vitin 1794.
Familja e Sultana Miladinovës, si fillim shpërngulet nga Voskopoja në Ohër, e paskëtaj në Magarevo.
Dhimitër Miladini dhe vëllai i tij Konstandini (ose Miladinov, siç njihen), do të shkolloheshin në Janinë (si shumë rilindas shqiptarë të kohës), e më tutje do të japin mësim mënjanë fshatit të madh vlleh Tërnovë pranë Manastirit, edhe në fshatin e tyre të origjinës Magarevo.
Është fort grishës fakti që në moshë të re, të dy nuk dinin fare bullgarisht (as në versionin maqedonas, të folur në zonën ku jetonin), e rrjedhimisht në një shkëmbim letrash njëri me tjetrin, theksojnë faktin se “Do të shkojnë gjer në Rusi që ta mësojnë gjuhën sllave, që të munden të japin mësime bullgarishteje në Maqedoni.
E njëjta gjë vlen edhe për një tjetër personazh tejet të njohur të kohës, veprimtarin rilindas, poetin dhe shkrimtarin, përkthyesin dhe mbledhësin e njohur të krijimtarisë popullore Rajko Zhinzifov, të lindur me emrin Ksenofon Xinxifi në qytetin e Velesit në vitin 1839.
Familja Xinxifi gjithashtu është me origjinë nga Voskopoja, e shpërngulur fillimisht në Manastir, e më pas në Veles.
Edhe familja e vjetër tregtare nga Ohri, më tutje e shpërngulur në Manastir, Robe(v), ndan të njëjtat rrënjë si personazhet e shquara të mësipërme.
Në fakt, ndër godinat muzeale më të vizituara nga turistët në Ohër, është pikërisht Shtëpia e Robevëve në lagjen e vjetër të këtij qyteti.
Disa pinjollë të kësaj familje, si Naum apo Nikollaq Robe, mbajnë kontakte e shkëmbime letrash me Dimitar Miladinov, por veçanërisht një burim diplomatik i kohës, thekson se një tjetër anëtar i kësaj familje të madhe, Dhimitër Robe, diku në vitin 1878 “Nuk pranon kurrësesi të quhet as bullgar, as grek, thjesht ëndërron një Maqedoni të pavarur”.
Ndër të tjera, tjetër dëshmi e fuqishme për lidhjet (në mos origjinën) e Shapkarev me shqiptarët, është miqësia e tij me profesorin e njohur shqiptar nga Manastiri, Athanas Anesti, për të cilin në kujtimet e tij, vetë Shapkarev shkruan:
“?? ??? ???? ??? ?????? ?? ?? ?? ???????, ? ?? ???????? ?? ???? ??????????, ???? 1853—1854 ???. ?????? ? ?????? ?? ??????? ?? ?????????????? ?????? ? ???? ????????? ?? ????? ???????, ???.?????? ??????, ????? ???????, ?? ????? ????, ??????? ?? ????????? ????????????? ??????? (????????????). ???? ?????? ?? ???????? ?? ???? ??? ? ??????????????? ????? ??????????, ???? ??????? ???????, ????? ??????? ? ??-????”.
Që në shqip domethënë:
“Por meqë nuk e honepsja zanatin tim dhe isha keq nga shëndeti, në vitet 1853-1854 vajta në Manastir për të ndjekur mësimet sipas metodës Lankaster, nga një pedagog i sapoardhur nga Athina. Athanas Anesti, shqiptar nga kombësia, gjithaq nga Manastiri, kish studiuar në Shkollën Pedagogjike të Athinës (“????????????”), e pikërisht atëherë u njoha me vëllezërit Miladinov, si mësues të atyshëm”.
Një tjetër personazh pazgjidhshëm i lidhur me teorinë e kombësisë maqedonase (kësaj radhe, shumë më tepër se me bullgarizmën), që me veprën e tij ka dëshmuar ndjenja të çiltra dashamirësie për shqiptarët, njohje të thellë të gjuhës shqipe, historisë e dokeve shqiptare, me gjasë edhe një origjinë të qartë shqiptare, është Gjorgji Pulevski, nga Galiçniku, në zonën e Dibrës.
I lindur në vitin 1817, ai do të shquhej si shkrimtar, leksikograf, historian, etnograf e folklorist, por edhe luftëtar i dalluar.
Autor i dy fjalorëve shumëgjuhësh, i pari, Fjalori Tregjuhësh, në vitin 1875, ku njëra ndër gjuhët, është pikërisht shqipja, si dhe një tjetër Fjalor Katërgjuhësh, në vitin 1873, të dyja botime në Beograd, ku sërish njëra nga gjuhët është shqipja.
Pulevski, njeri me identitet të paqartë, që luhatet mes bullgarizmës, serbizmës, maqedonizmës në ngjizje e sipër, dëshmon ndërkaq një afri të theksuar me shqiptarët (aq më shumë, që sipas të dhënave, origjina e familjes së tij rezulton diku në jug të Shkodrës), sidomos për nga vlerësimi i lartë që ushqen për shqiptarët si popull, për autoktoninë dhe lashtësinë e tyre në trojet amtare në Ballkan dhe njohjen e thellë të gjuhës shqipe, pikërisht në dialektin dibran të rajonit nga ai vetë është me origjinë.
Në këto botime të tij, Pulevski, duke i përmendur shqiptarët, thotë tekstualisht në shqip, por me gërma sllave: “???? ??? ????????? ??? ?????, ??? ??????, ?????? ?????? ?????????? ????, ?????? ???”, që me gërma shqipe domethënë: “Ashtu edhe Shqiptarer jan njerez, edhe vendas, e dij se po thojn Makedonia cili po rijn atje”, pra, duke i treguar shqiptarët si popullsi vendase të Maqedonisë.
Është interesante se tjetërkund në këto botime, Pulevski e vendos rajonin e tij të origjinës, Galiçnikun, në Shqipëri, ashtu si edhe Ohrin, Strugën, Kërçovën, Dibrën, Gostivarin e Shkupin.
Por gjithaq, në Fjalorin Katërgjuhësh, dialektin e folur nga ai vetë, Pulevski e paraqet si “??????-????????”, pra “Serbo-Shqiptar” (janë botime të bëra në Beograd, duke theksuar ndikimin serb mbi autorin), duke dhënë të kuptohet qartas se rajoni i tij ndodhet në troje shqiptare.
Vetë fjalori titullohet: “?????? ?? ?????? ??????. ?. ??????-????????, ??. ????????-?????????, ???. ??????, ?V. ??'???”, pra “Fjalor nga katër gjuhë. I. Serbo-Shqiptare, II. Shqip-Arnautisht, III. Turqisht, IV. Greqisht.
Për ta mbyllur, nga rajoni i Maqedonisë (të sotmes, asaj të Veriut, por edhe Maqedonisë së Egjeut, në Greqi), ka edhe shumë personalitete të tjerë të shquar, me rrënjë të thella shqiptare.
Veç për ta përmendur, vjet, më 9 Nëntor, në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë, ndërroi jetë folkloristi, poeti dhe historiani i shquar bullgar, Hristofor Xhavella.
I lindur pranë Kosturit, në vitin 1934, nga ana atërore Hristofor Xhavella rridhte nga fisi i njohur shqiptar i Suliotëve të pamposhtur, të përjetësuar në përballjen e tyre legjendare ndaj mizorive të Ali Pashait, pasardhës i Foto Xhavellës, Kiço Xhavellës e Llambro Xhavellës.
Ndërsa nga ana e nënës, Hristofor Xhavella rrjedh nga pasardhësit e luftëtarit të njohur antigrek e antiserb Ilia Digalla, që do të përballet me forcat serbe e greke mes Kërçovës, Ohrit, Prespës e Kosturit, duke u tërhequr disa herë në Shqipëri në fillimin e viteve 1920, gjersa do të tradhëtohet e dorëzohet te forcat greke në Glloboçeni (zona e Prespës, Shqipëri) në vitin 1922, ku edhe vritet.
Gjorgji Pulevski me veshje tipike shqiptare