Kulturë
Kadri Tarelli: Faji u bë qyrk!
E marte, 21.05.2019, 08:27 PM
Faji
u bë qyrk!
Faji
u bë qyrk, askush nuk e veshi.
çupë
përmbi çupë, vallë kush e deshi?
Për
mbretin kurorë, bota e përqeshi,
Nuk
i lenë vend dhe kur del tek sheshi.
Na
u bë gjerdan, nuk u var tek jaka.
Nuk
stolisi nuse, s’e pranoi plaka,
e
hodhi përdhe, u shkërmoq në pllaka.
Si
flutur u vesh, sa s’u dogj tek flaka.
Na
u vesh si princ, me mëndafsh mbuluar,
Me
stoli floriri, mbushur qaf’ e duar,
Gjezdis
nëpër rrugë, me qilima shtruar,
Nuk
gjeti dot nuse, për t’u dhëndëruar.
Larg
fluturon qyrku, faji e ndjek prapa.
Nuk
e ndal as dimri, nuk e lodh as vapa.
Nuk
e pret gërshëra, s’e copëton sëpata.
Të
gjithë i largohen, si zjarrit me shkarpa.
Horri
dhe i ligu, qyrkun e përcollën.
Në
kopshtin e botës, si lastar e mbollën.
Vetë
lanë duart, aspak nuk u lodhën.
Me
mik e para, ligjit ia hodhën.
Pa
pritur, të varfrit i mbiu në derë.
Mbi
shpinë po e mban, fukara i mjerë.
Kot
lodhet i shkreti të fitojë nderë.
Kush
i del përballë, që t’i verë frerë?!!!!
Kadri Tarelli
Durrës
më: 25, fillim pranvere, 2019.