Kulturë
Qazim Shehu: Gëzim Loka - Viti Zero
E enjte, 16.05.2019, 08:57 PM
Për
librin “Viti Zero” të Gëzim Lokës
Nga
Qazim Shehu
–Vëllimi
eseistik “Viti Zero” i Gëzim Lokës , është një përpjekje e suksesshme në llojin
e sprovës politike-analitike të këtij autori, kur na duhet të hetojmë përmes
përshkrimeve të tij një pasqyrim realist që ai i bën realitetit shqiptar në
vitet plot turbulencë të tranzicionit të dhimbshëm shqiptar. Loka është një
autor që vjen në këtë libër pas botimit të një monografie studimore për Lurën,
një vëllimi me poezi dhe një me tregime;po kështu, ai nuk ka reshtur t`i shfaqë interesimet e
tija letrare dhe publicistike në faqet e shtypit si dhe në aktivitete të
ndryshme. Viti Zero ka në epiqendër, si bërthamë të shqetësimit
shtjellues, një realitet gri, me tone të
përkeqësuara, një realitet mbytës dhe asfiksues, ku autori nuk ka drojë ta
shprehë me guxim gjithë pamjen e tij sociale, politike, psiklogjike, të
interferojë mendimin dhe shetësimin e tij intelektual në mjaft problematika të
ndryshme të njohura dhe të panjohura, e t`i paraqesë me dëshminë reale, jo
virtuale, çka tregon se ai këtë realitet e jeton intesivisht jo nga distancat
soditëse. Për t`i vënë pikën mbi i shqetësimit dhe organizimit mendimor që ai i
bën librit Loka nxjerr konkluzionin se
ky realitet është produkt i moskuptimit të demokracisë, i shfrytëzimit
të saj prej hapësirave që ajo jep , me të, e për në dobi të individualizmit
shterp dhe mjeran, sesa në dobi të së
drejtës, zhvillimit dhe progresit dhe ecjes përpara. Në këtë hulli ideor, mund të plotësohet kuptimi kur na duhet të
shkojmë tek sintagma e njohur se “çdo gjë fillon me mua”, ose për ta çuar diçka
në dorën tjetër ajo më së pari duhet të kalojë tek kuota zero. Ide intersante
kjo, e kapur me zgjuarsi nga autori,
edhe pse është e njohur, po pak e shtjelluar ose aspak. Nuk është nevoja të
përmendim këtu elitat e dështuara politike nëse mund t`i quajmë elita, të cilat
gjithnjë në një paralojë të errët, e herë hapur, janë munduar ta zerojnë paraardhësin e kështu
kjo lojë ka vijuar gjithnjë si një mallkim mental dhe pragmatik. E kundërta do
të kishte qenë më e bukur, më inurajuese, më fisnike dhe rrjedhimisht më afër
së vërtetës , kur na duhet të pohojmë se nuk mund të ketë zhvillim pa njohjen e
asaj që është arritur, duke formatuar gjithnjë atë por pa i prekur thelbin e
shëndoshë. Mjerisht, gjithnjë sistemet
politike në Shqipëri nuk e kanë pasë parasysh këtë, ndaj edhe kanë njohur
dështimin e tyre. Mohimet historike dhe harresat e qëllimshme me figura të
ndritura të saj, siçc ndodh edhe me Dom
Nikollë Kaçorrin, një figurë e madhe e Pavarësisë, kanë ardhë gjithnjë në
kontekste të rrethanave të caktuara ideologjike ose prej farsës së propagandës,
gjë e cila i ka rrënjët sërish në pellgun e individualizmit të sëmurë dhe
egoizmit molepsës , duke qenë se mbulimi i figurës së tyre dhe harresa do të
sfumonte iks apo ypsilon “personalitet”. Dihet se tranzicioni shqiptar është
shenjë e dukshme e indikacioneve paranonjake, e kulturës së dobët demokratike,
e mosnjohjes së demokracisë, po njëkohësisht e pangopësisë së
“liderëve”rastësorë që u bënë të rëndësishëm prej zgjedhjeve të gabura dhe
injektuan në trutë e shplara mitin e liderit. Kjo solli njëkohësisht dëme
shkatërrime të bazës materiale të sistemit të vjetër, anarshi dhe projeksione
të gabuara që çuan në ngjarje tronditëse dhe dekurajuese që, për pak,
desh çuan në shpërbërjen e shtetit shqiptar siç është viti 1997. Po
kështu kontrastet sociale u thelluan, duke shtuar vazhdimisht, tone më të errta
në një krah, po tone me një dritë të ligë në krahun e të pasuruarve
padrejtësisht.
Po
kështu deformimi, alibia e krimit, çuan edhe në interpretime të gabuara të
Kanunit, duke e fajësuar atë për çdo gjë, duke harruar se fajësimi i së
kaluarës, sado faj të ketë ajo, nuk mund
të merret si shkas justifikues as si mbulesë
diabolike justikikuese për të përçuar një besim se për çdo gjë e ka
fajin sistemi i së shkuarës. Ndoshta kjo mund të thuhej për dhjetë vitet e
para, por tashmë demokracia po hyn në
moshën e saj tridhjetëvjeçare. Në shkrime të tilla si:”Shëndetësia në dy kohë”,
”Kanuni petku i shqyer keq i traditës “, ”Planifikimet urbane dhe traumat
mjedisore”, ”Bukën tonë të përditshme falna sot”, ”Lufta e klasave në
demokracinë allashqiptare” etj, Gëzim Loka ,
si autor i vetëdijshëm për atë që shkruan, bën një pasqyrim të thuktë të gjithë atyre të
ndodhurave dhe rrjedhave në të cilat u fut herë herë si një rrgë pa krye
realiteti shqiptar; duke njohur mashtrimin si ide shpëtuese, prej serivrjes
politike. Si një analist ai jep detaje nga ky realitet që kanë forcë
përgjithësues, pa u ndalur gjatë në detaje konkrete, apo të dhëna e statistika
institucionesh, por më tepër dëshmon mbi vëzhgimet e veta se edhe natyra e
esesë më tepër këtë pranon. Po kështu i duhet të përmendë sa herë Migjenin dhe
të citojë nga poezia dhe proza e tij kur i duhet të përshkruaj realitete ,
episode të varfërisë dhe të mjerimit , sidomos në lagjet periferike të
metropolit ose nga zonat rurale. Ky realitet migjenian e brengos atë, por ai
nuk harron se gjithë kjo katrahurë sociale “ku barkngopuri nuk pyet për
barkzbraztin” siç thotë populli, e ka një emër dhe ky emër nuk është vështirë
të gjendet:mungesa e shpërndarjes së drejtë të të ardhurave dhe korrupsioni. Korrupsioni është një
gangrenë e shoqërisë shqiptare, po më së shumti i klasës politike të saj, të
çdo klase, prandaj, me të drejtë autori nënvizon diku se e kaluara shahet sa
herë, periodikisht ose me raste të caktuara,
si një mundësi për t`u hedhur hi syve njerëzve që ata të mos shohin
vjedhjen dhe dështimin e sotëm të kastave politike. Dhe këtu duhet të
kuptohemi, autori nuk është një mbrojtës fanatik i së shkuarës, por ai në
analizën e tij nuk mund të pranojë se gjykimi ekscentrik i së shkuarës nuk mund
të bëhet nga pozicioni i pavolitshëm i së sotmës brejtur nga shumë fenomene, e
madje , nga disa asish që shprehin tregues më të përkeqësuar se fenomenet
homologe të ndodhur në të shkuarën. Këtu mendoj se autori mban një qëndrim të
arësyetuar, larg konfodimeve, tregohet realist, dhe i vë mirë në barazpeshë
faktet duke u treguar i paanshëm.
Dhe
ajo që përbën thelbin ideotematik të librit është egoja politike. Ndaj me të
drejtë ai e emërton metaforikisht atë:”Në llogoret e përbaltura të egos
politike”, një emërtim sinjifikativ dhe me domethënie, ku llogorja është streha
e luftëtarit që kërkon asgjësimin e kundërshtarit, ndërsa në demokraci
kundërshtarë nuk duhet të ketë, po vetëm alternativa konkuruese në një treg të
hapur të mallrave ideve dhe prodhimit. Kjo rrudhje dhe ky keqkuptim i demokracisë
e merakos autorin; ai shpreh shetësimin intelektual, dhe, duke vënë gishtin mbi plagë, kërkon
shërimin e tyre;mjaft më ky tranzicion i stërzgjatur, që vjen nga zgjedhjet kaotike, nga mungesa e protesës, nga mungesa
e çmontimit të elitave që e kanë bërë baltë, nga varfëria dhe tregues të tjerë
të mirëqenies në kuota shumë të ulëta , dhe, të gjitha sepse si një mallkim, në
krye gjithnjë zgjidhen njerëz të gabuar që nëpërmjet”Vitit Zero” duket se
ndodhen në një trampolinë të sigurtë për t`u hedhur në detin e pasurimit të
padrejtë dhe hipokrit. Fajësimi i elitave politike nuk është ndonjë gjë e re,
ajo janë të fajësuara prej produktit të tyre, por theksimi i këtij fajësimi
është një guxim intelektualI një trokitje në ndërgjegjen e sejcilit për të hapur
sytë përreth e për të shikuar më mirë, kur është dashur të zgjedhim dhe të
abstenojmë. Në këtë kuptim edhe këtë mesazh lbri i Lokës e sjell më së miri që
merret përmes përshkrimeve të përpikta dhe me domethënien e tyre. Ja si
shprehet ai:”Nuk themi ndonjë gjë të re, kur thjesht konstatojmë faktin se
midis pushtetit ekzekuiv dhe popullit është vendosur një muranë e trishtë dhe e
padepërtueshme që shkon deri në shurdhëri”. A qëndron ky konstatim?Patjetër që
po, këtë e ka treguar realiteti tridhjet vjeçar i tranzicionit të qorollepsur
që s`dihet kur do përfundojë. Jo pak rëndësi u kushton Loka njerëzve të
thjeshtë, për të treguar se gjithçka nuk është zi, përkundrazi. Edhe pse plot
trauma sociale ndodhën, edhe pse individualizmi njohu humnerat e veta më të misterta
dhe më të frikshme, shumica e popullit e mbajti të paprekur thelbin human të
solidaritetit dhe të ndihmës përkatëse. Dëshmi të shumta të një realiteti
tjetër gjenden tek shumë njerëz të mirësisë dhe sinqeritetit, njerëz të punës e
të sakrificës, njerëz që punuan dhe fituan me djersë duke urryer fitimin e shpejtë dhe të padrejtë. Kjo botë
njerëzore ngrihet në kontekstin e temës duke krijuar kontrastin e saj
përvijues, ndërsa lexojmë për banorët mikpritës të Mokrës, që u kanë hije traditat e vjetra dhe që dinë
t`i ruajnë në kushte moderne, apo kur autori flet për “Brigjet e Shkumbinit, ku
vityti dhe dashuria njerëzore nuk kanë vdekur”;po kështu emrat që përmend, miq dhe të njohur, apo të panjohur që në
rrethana rastësore janë bërë të njohur;autori kërkon t`i lartësojë përkundër
ideve dhe qëllimeve të veta për të treguar se gjithçka që është bërë e
arritshme në Shqipëri është bërë prej punës dhe djersës së këtyre njerëzve, dhe
se nëse elitat politike do kishin qenë më të përgjithshme ajo që është arritur
mund të ishte në kuota më të larta dhe autori do të fliste për tregues më
optimist. Libri i Gëzim Lokës Viti Zero, si një përmbledhje publicistike në
trajtën e esesë, sjell një kontribut vetjak në këtë lëmë dhe thur e ndërton
aspekte shtjelluese përmes analizës së kujdesshme me qëllimin që të bëjë një
pasqyrë jo shteruese të realiteteve të sotme. Autori bën përpjeke dhe ia arrin
që esetë e veta të mos i mbingarkojë me një faktologji të thatë, po as t`i lerë
pa to, përkundrazi interpretimin dhe shkoqitjen e fakteve përmes tij ai e kryen
me kujdes dhe në masën e duhur. Herë herë pasazhe të caktuara marrin një ritëm
rrëfimor artistik, aty ku vëzhgimet e tij janë të drejtpërdrejta nga pamje të
trishtuara të realitetit, kur zbulon këto pamje duke i vëzhguar ose duke i
prekur. Mesazhi qëndror i gjithë librit mund të përmblidhet në formulimin se
shoqëria shqiptare kërkon rrugën e rritjes; se kjo rritje nuk mund të vijë
përmes zerimit të tjetrit, as nga paranojat dhe reminishencat më të këqia me të
kaluarën duke i kopjuar asaj pjesët më të errëta;ajo mund të vijë duke qenë të
gjithë bashkëpjesëmarrës në demokraci dhe, nëpërmjet kësaj bashkëpjesëmartje ,
duke marrë frenat e saj, e kundërta është frenim, shkuarje pas, ndërsa indiferenca vetëvrasëse…