Kulturë
Qazim Shehu: Kur trilli ngjizet nga realiteti dhe realiteti i jep krahë atij
E enjte, 09.05.2019, 07:42 PM
KUR
TRILLI NGJIZET NGA REALITETI DHE
REALITETI I JEP KRAHË ATIJ...
Nga
QAZIM D. SHEHU
Muharrem
Kurti vjen me romanin e ri ”Jetë e rrënojave” pas dy romaneve të suksesshëm: ”Data njëmbëdhjetë” dhe “Qëndresa
e bardhë”,të botuara në një kohë relativisht të shkurtër dhe që mbartin dramën
e popullit të shumëvuajtur dhe martir të Kosovës.
Ai
ka treguar se e njeh mirë këtë temë, se edhe vetë ka qenë pjesëtar i vuajtjes,i
keqtrajtimit shovinist dhe i persekucioneve të pashembullta që janë ushtruar
mbi popullatën e pafajshme nga genocistët dhe paramilitarët e ushtarët serbë.Si
një prozator që e njeh lëndën,Kurti si rrallëkush në prozën e re të sotme
shqipe,di të japë tablo dhe gjendje shpirtërore përmes rrjedhës dramatike të
rrëfimit,të shpalosë tablo ngjethëse dhe të krijojë sa e sa pamje të një
realiteti që ashtu ka ngjarë.Kjo,është domosdoja e rrëfimit dhe ecën natyrshëm
përmes spikatjes të së vërtetave tronditëse.
Në
romanin e ri,autori ngre një trill:Një tërmet ka rrafshuar Kosovën dhe
Serbinë,kanë mbetur të gjallë vetëm një mashkull shqiptar dhe një femër
serbe;rastësia dhe nevoja i ka shtyrë ata drejt njëri tjetrit;ajo, femra, dikur
ka qenë një vrasëse e vëllait të Rean Urtit
dhe, tani,katatastrofa e ka kthyer në një njeri normal.
Martohen
së bashku ,u lind një djalë Alsi,po në fund,Svetllanën e marrin me gjithë djalë
dhe e çojnë në Serbi ndërkombëtarët.Kjo me pak fjalë është fabula e romanit
dhe,përmes saj,ngjizet një botë e madhe njerëzore,tregohen tmerret e luftës,
vështirësia e jetës,kalohet në koncepte të ndryshme dhe mendime
filozofike,politike,fetare,nacionaliste mbi të dy popujt;të dy popujt shkojnë
në pikën fillestare të rrënimit dhe të dy popujt prapë nuk mund të bashkohen,e
kjo ta kujton shprehjen e Fishtës:”Në mni të njani tjetrit kemi le”;ose novelën
e Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë”.Kurti e ndërton romanin e vet përmes
shtjellimit të fabulës ,duke sjellë gjithë të ndodhurën përmes fiksionit dhe
realitetit ,përmes ngjarjeve tronditëse, sa personale të protagonistëve, aq
edhe të jetës kolektive të popujve,duke synuar të shpalosë sa të vërteta
personale aq edhe të vërteta bashkësish
dhe turmash deri te popujt.Kështu, episodet e jetës shqyrtohen në frymën e
traktatit filozofik e mendimor ,duke sjellë të vërteta që burojnë, sa nga
shekujt, aq edhe nga bashkëkohësia,të vërteta që ngjishen pranë njëra tjetrës
në tempin e një dramaciteti dhe tensioni vertikal që mban gjallë frymën e
romanit.Me një frazë të rrjedhshme dhe me njohuri të gjera,autori di të
ndërtojë pikërisht këtë dhe të na sjellë rrjedha sa të njohura aq të
panjohura,përmes një artikulimi artistik të shkathët e plot mendim.Ai,kuptohet,
është brenda shtratit të prozës së vet,po njëherit ,në këtë roman, shpalos një botë dramatike tepër të fuqishme, sepse
vë në qendër fatin e njeriut të tmerruar nga lufta që ta kujton “Fatin e
njeriut” të Shollohovit,të cilit nuk i mbetet asgjë nga katrahura
përbindshërore e plojës botërore.Dhe nga kjo asgjë,ai fillon e ngrihet
dalëngadalë duke kujtuar se njohja me serben,rënia në dashuri me të,lindja e
një fëmije ,do të bëjë të mundur sadopak shërimin e shpirtit të copëtuar;ai kapet pas kësaj në mënyrë
instiktive dhe të ndërgjegjshme,se në këtë katrahurë të tërmetit(tërmeti nuk
është tjetër veçse simbol i ngritur në fiksionin e një shtjellimi mendimor se
deri ku shkon njeriu absurd) do të shikohet veçmas një fije shprese dhe ajo
gjendet,pas kësaj kapet Rean Urti dhe, pas kësaj, shkon deri në fund,po kjo nuk
mbetet veçse një përpjekje e dështuar dhe dështimi nuk kuptohet asnjëherë e
këtu fillon absurdi,pikërisht në atë çast kur ai ndërgjegjësohet për këtë.Ky
personazh real,mbart edhe vlerat e simbolit,të poetikës dhe dramatikës,të
zakonshmes dhe jashtëzakonshmes,ai ngrihet përmes zërit individual dhe zërit
kolektiv,mbart urtësi dhe dashuri të pakufishme,është, si të thuash, njeriu i
parë mbi dhe që kërkon një të dytë që ta shumojë sojin e tij,një farë Robinsoni
që kërkon ta ndërtojë jetën në shkreti edhe pse në izolim,që ngrihet me dëshirë
e pasion në kërkim të një horizonti mbijetese,ai është shqiptari i djeshëm që u
plagos rëndë shpirtërisht,i kanë vrarë vëllanë Ilir Urti dhe motrën Hana,dhe
këto ia ka vrarë pikërisht kjo Svetllanë që ai e strehon,i jep ndihmë dhe
sillet bujarisht me të.Ka një moment kur ata diskutojnë së bashku mbi çfarë ka
ngjarë,dhe e pyet Svetllanën se kush ia ka vrarë vëllanë,po motrën e tij kush
ia ka përdhunuar,dhe, në fytyrën e saj, nuk lëviz asnjë muskul,ajo është fare e
qetë.Ky moment që duhet vënë re mirë mbart një simbolikë të hollë,një trazim
shpirtëror që serbja e mbulon me mjeshtëri,duke na dhënë të kuptojmë mjaft ide,
që mbartin shenjat e individuales dhe të kolektives,të një populli që nuk e
pranon fajësinë ndaj një populli tjetër,siç është në të vërtetë populli
serb.Mungesa e zërit të ndërgjegjes,mungesa e vllnetit për ta njohur
fajin,fshehja e së vërtetës,mjerisht janë tipare të tyre,siç e ka dëshmuar
historia.
Rean
Urti shtron pyetjen:Përse? A nuk është njeriu bir i zotit dhe bir i së drejtës
së tij,që ta jetojë jetën në trollin dhe
hisen e vet,natyrisht që po; atëhere ai e shikon serben si njeri,jashtë çdo
ngjyrimi nacionalist,brenda kontekstit të ngjarjeve pastërmetore,duke dhënë
shkatërrimin dhe sesi fatkeqësia i bashkon njerëzit dhe ata duhet ta kuptojnë që të mos arrijnë
deri këtupor të sillen natyrshëm me njëri tjetrin.Dhe,në fund, serbja ikën,Rean
Urti mbetet vetëm,ai tashmë është i zhgënjyer totalisht,edhe ardhja e shoqes së
tij nuk i sjell asnjë fije optimizëm;ky zhgënjim i tij merr përmasa të
thellësisë që vjen prej ndërgjegjësimit të kuptimit të së keqes
njerëzore.Muharrem Kurti edhe në proza të tjera ka ngritur me guxim idenë e
menaxhimit të lirisë,të kuptimit të saj si vlerë që është arritur me sakrifica
të mëdha.Ndaj, ai kurrë nuk i ka kursyer shigjetat e satirës ndaj
sorongoristëve(njerëzve të djeshëm puthadorë të pushtuesit që ndryshuan fletë
dhe ngjyrë si kameleoni dhe sot u bënë
idhujtarë të lirisë e që rendën duke kapur mundësitë e saj,për të zotëruar
frenat e pushtetit).Këto satira të tij janë të holla dhe mjaft të fuqishme,
duke prekur ndoshta për herë të parë këtë tip personazhi në letërsinë e
pasluftës,një tip që shëtit nga romani i parë në të dytin e tani në të tretin.
Nëse
Dostojevski ka thënë se realiteti për nga dukja ia kalon fantazisë ,kjo më së shumti
gjen shprehje në romanin e Kurtit;bukur e me penë të mprehtë e të kujdeshme
përshkruan ai ambientet,lagjet e qytetit Gj.fiset,duhmën e pasluftës,shkretinë
e sahartë të saj,raste e episode nga më të ndryshmet që flasin,paralelizma me jetën dhe ish-jetën,paralelizma
brenda biografisë së personazhit Rean e
Svjetllana,duke dëshmuar për qëmtimin e hollë të detajit e duke përdorur
me suksess teknikën e monologut të brendshëm,çka e bën këtë roman edhe një
prozë me një diskurs të hollë psikologjik.Dilemat e Svjetllanës vijnë më së
shumti prej vështirësive, kur ajo ndeshet me to,prej frikës,prej rënies
ngushtë, sesa prej të kuptuarit të thellë,këto dilema ajo i shfaq në bisedës me
vetveten,sepse ajo nuk ka arritur në ndërgjegjësimin e duhur.Edhe pasi ikën,ajo
nuk ndihet më.Po të kishte qenë e vërtetë ajo do kishte çuar një sinjal,një
mundësi;sepse nuk është shumë larg, veçse përtej urës së Ibrit në Mitrovicën
Veriore...Duke e kuadratuar si peronazh brenda ideve të njohura, Muharrem Kurti
nuk lëviz nga ky pozicion i shtjellimit të saj,sepse në fund ky është
realiteti dhe këtu romani fiton sensin e
vështrimit realist;po romani ka edhe një poetikë të hollë,ai futet deri në
skutat më të errëta të shpirtit njerëzor,poetizon vitalitetin e mashkullit
shqiptar,bujarinë e fisnikërinë e tij,krijon tablo të jetës së thjeshtë deri në
zgrip ekzistencial,pastaj e rrit përmasën e jetës deri në ardhjen e ndërkombëtarëve,por, edhe këtu
vjen zhgënjimi,sepse gjërat, si duket, janë përcaktuar sipas një fataliteti të
kobshëm.Kurti nuk ka dashur që të dy personazhet t`i vizatojë vetëm në jetën e
tyre,dhe në këto situata s`do të kishte kuptim,por përmes tyre të japë jetën
kolektive të dy popujve,të dy mendësive,të dy qytetërimeve,ndaj pëlhura e tij
narrative endet me shumë ngjyra ku, më së pakti ,mungojnë ngjyrat e njohura të
gëzimit.Ato janë të shkurtra,të çastit, dhe shtrihen më shumë në rrafsh
individual.Ndaj ai arrin të na bindë për këtë ,duke i qepur fijet e episodeve
dhe të vështrimeve të tij jetësore përmes nyjëtimit dhe zgjedhimit
filozofik,politik e patriotik.Po kështu arrin të krijojë një strukturë të
romanit ku individi është i detyruar,
përveç zërit të tij, të përcjellë edhe zërin e kohës,zërin e luftës për
mbijetesë ta kërkojë përmes meditimeve të gjata e dialogjeve me peshë që ngrenë
në ajër dhe s`dinë ku t`i hedhin mjaft shashka dilemash që pëlcasin pa gjetur
shpjegim.
Ai
arrin ta ndërtojë romanin pikërisht kështu, duke i dhënë një ton filozofik dhe
një shtrirje polemizuese dhe kështu e angazhon natyrshëm verbin e tij me
shqetësime të mëdha njerëzore,qytetare dhe kombëtare.Një roman i rrjedhëm ,plot
kolorit e plot informacion jetësor,që dallohet njëkohësisht për detajet e
gjetura dhe shprehëse,për analizën e hollë psikologjike që vjen sa në tehun e
kontekstit aq edhe të tekstit;ky stil i tij mjaft i rrjedhshëm dhe i qartë, dëshmon edhe për
studimin që i bën ai jetës,gjë parësore kjo për një prozator të mirë,por buron
edhe nga natyra dhe spikatja e këtij prozatori të talentuar.Mund të themi pa
drojë,se romani “Jeta e rrënojave”shërben jo vetëm për ta njohur një periudhë
të caktuar të jetës në Kosovë,por ai më së shumti tregon se deri ku arrin faji
i njeriut,tragjedia e tij,kur njeriu nuk e kupton se ngrihet kundër
shëmbëllimit të tij,kundër vetes dhe shkatërron kështu po vetveten,pa fituar
asgjë.Me të drejtë Heminguej te romani “Përse bie Kambana” thotë:”Vdekja e një
njeriu edhe mua më pakëson”...