Kulturë
Gëzim Llojdia: Luan Çipi - Një jetë midis yjesh
E marte, 07.05.2019, 07:00 PM
Luan
Çipit dhe: ”Një jetë midis yjesh”
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Krijuesi
nga qyteti i Vlorës Luan Cipi është autor i 13 botimeve ,8 në gjininë e prozës
dhe 5 në poezi. Libri i fundit me poezi titullohet :”Një jetë midis yjesh” ,ka
gjithsejt 180 faqe, ku janë ndër krijimet kushtuar disa prej figurave të shquar
të qytetit të Flamurit por edhe me gjerë. Ndonëse vëllimi poetik nis me një poezi parathënie:Ç’është
poezia” ku autori mundohet të shpjegojë
thjeshtë dhe qartazi tufën e vjershave të lindur nga frymëzimi,ai ja kushton mikut poet ,që është një klasik në
vjershërim me varg,ritëm,rimë por i dalë nga moda në thonjëza ngase poezia ka vite, që po shkon
nëpër ca hulli të reja dhe drejtime të
ndryshme me rimë e pa rimë dhe më tepër
s’ka më atë ngrohtësi shpirti të dikurshme,atë vargëzim të lezetshëm siç e krijoi Lasgushi, Ali Asllani, Noli,
Fishta deri nga lashtësia nga ku ajo ka
ardhë si një hyjneshë e bukur,por
qiellore, të mbush shpirtin me shpresë, a trishtim,dhimbje e pikëllim . Madje
duhet thënë :qysh kah herët se te
mistikët hyjnorë,bashkudhëtare e tyre ka
qenë ,poezia.Ose më mirë themi kështu:Poezia
është bijë e parë e bukurisë hyjnore.Ngase ajo vjen nga bota e
përjetimeve shpirtërore.
2.
Autori
,Luan Cipi në këtë vëllim poetik u ka kushtuar krijimet e tyre disa
personaliteteve të shkencës si:shkencëtarit Farudin Hoxha,akademik Bardhyl
Golemi,profesor Harilla Papajorgjit,ekonomistit Niko Gjyzari,gazetarit të
shquar lab Duro Mustafai,futbollistit Jani Papa,inxhinierit Taulla
Bimo,kryetarit Tajar Bonjaku,,veterinerit Minella Konomi,artistit të skenës dhe
estradës Qirjako Sava,gazetarit dhe poetit Irfan Bregu,ndërtuesit Vangjel
Loli,biologut Agron Cuci, dentistit Sadedin Gjoka, Luan Totos, Ervehes, Refit
Hoxhës, Lilo Panozaqit, Skendër Banit, inxhinierit Teki Muka,aktori Leka Kruta
si dhe një varg figurash të shquara të qytetit të Flamurit. Poezia Luan Cipit
është një lloj himni kushtuar figurave ,që kanë lënë gjurmë në jetën e një qyteti,apo të një shteti. Luan
Cipi shkruan thjeshtë me një vargëzim
aspak monoton por të mbushur me metaforë dhe shpesh herë përdorë ose rimën. Ai
mundohet me vargun e tij të skalitur dhe
të përpunuar që të nxjerr në pah, tiparet e këtyre njerëzve të njohur
në punësit e tyre. Autori shkruan në gjuhën e njerëzve të thjeshtë duke
zbuluar figurat dhe merita e këtyre
njerëzve të shquar në disa fusha. Gjuha
standarde e autorit në krijimet e
tij e tij është e pasur, pa ngarkesa kryesisht, për ndërtimin e vargjeve .
Shumica e krijimeve të janë të shkruara me vargje të shkurtra ,por me një stil
të veçantë të këtij autori.
3.`
Autori
Luan cipi në vëllimin poetic “Një jetë midis yjesh” ja ka kushtuar disa prej
bukurive të qytetit të tij
.Gjirokastrës si dhe shumë poezi të tjera kanë një temë historike për disa
ngjarje madhore të qytetit të flamurit apo figura historike e personalitete
artistike .Disa poezi të autorit si:
“Vlora po zbukurohet’,Bukurit e Vlorës”,”Krenaria e Vlorës,”Hebrenjtë e
Vlorës”,kanë nga një motiv historie të lidhur ngushtësisht me qytetin e
flamurit. Kurse poezia kushtuar ndarjes nga jeta të poetit Dritëro Agolli apo
Kadaresë kanë një cilësi më të mirë se krijimet e tjera.Në përgjithësi autori
Luan Cipi është një punëtor i palodhur edhe në këtë moshë duke sjellë për 10
vjet, 13 vëllime të ndryshme në dy gjini .Ajo që shquhet te poeti Luan Cipi
është: krehja e vargut dhe gjuha
standarde e përdorur mjeshtërisht nga autori në 90 % të krijimeve të tij
poetike në këtë vëllim të fundit. Ajo që e përbën cilësinë e
krijimeve është përzgjedhja e ngjarjeve dhe e situatave nga jeta e
rëndomtë, të shpjeguara apo të përshkruara me një gjuhë të pastër shqipe dhe me
një varg cilësor. Nëse poezia është shpirti dhe jo lënda, autori këtë e ka
pasur në mëndje kur ka përshkruar figura të shquara që gjurmë kanë lënë kudo në këtë epokë apo
atë tjetrën.Poezia e autorit po ashtu është atribut për artin e thjeshtë.
Autori mundohet ti qëndroj besnik asaj poezive himn që dikur kanë krijuar penat
e shquara shqipe.