Kulturë
Blerim Rrecaj: Nga prilli në maj
E shtune, 04.05.2019, 04:56 PM
Nga
prilli në maj
Nga
Blerim Rrecaj
Rrotat
e valixheve që tërhiqen dhe rrotat e aeroplanëve që ngriten e bien ta japin
idenë e një krahasimi të denjë. Dhe këto rrota rrokullisin me vete gjurmë
gëzimesh, afrimesh, largimesh e mallëngjimesh.
Njëri
nga nxënësit ka hipur në njërin nga drurët e oborrit të shkollës dhe hap zarfin
për të parë rezultatin për aty ku ka garu' në testin kangaroo për matematikë.
E
njëri nga fëmijët vendos një shirit kapiteni mbi bluzën sportive me numrin 5 të
Lorikut me mbishkrimin Cana.
Ditët
sjellin dhe ndonjë lëndim gishti të njomë fëmije, sjellin dhe ndonjë përplasje
të paqëllimtë që sjell gjak nga hundët dhe me përfundim të kësaj ndodhie që
mbaron me buzëqeshje.
Sjellin
dhe ndonjë topth të qelqtë të rënë e të marrë në tokë, atë që njihet me emrin
kiliker.
Fëmijë
e të rinjë sikur s'duan t'ia dijnë, bëjnë ylla e sallta, luajnë futboll e
basketboll, e sa keq e sa pezm që krijimi i kushteve e hapësirave s'duken në
horizont.
Një
shitës veteran rruge të lut për krembanane e këtë e bën dhe një shitëse rome së
bashku me disa mocanikë edhe pas dy-tri ndejave nëpër kafiteri.
Një
i moshuar kërkon ndihmë para një aparati të bankës dhe pas falenderimit, e sheh
se ende llogaria mban shifrat zero-zero.
Ca
ditë të ngrohta fillimmaji shfaqin dhe ca valëza rrezesh a një vallëzim ajri nëse
shikimin e përqendrojmë te ndonjë kulm shtëpie a ndonjë dru kokërrumbullak
mbuluar nga gjethet e sikur ta bëjnë me dije se diçka po vlon e diçka po zihet.
Diku
qëlçerosen mure shtëpishë e banesash, ndonjë riparim a restaurim ndoku, larje
tepihash vet ose të dërguara në autolarje.
Dikujt
i del dhe një vizë për ta lëshuar Kosovën në kohën kur për të dashurën tonë
Kosovë kanë filluar e po thuhet se do të vazhdojnë samitet. Ka kohë që dikush
sa-mitet i ka përzier (pa)qëllimisht me simitet, e samunat me sauna a
kap-sa-muna...