Kulturë
Përparim Hysi: Jehona e një promovim libri
E diele, 28.04.2019, 12:10 PM
Jehona e një promovim
libri
Libri
filozofik" MBINJERËZORE" i BARDHYL
DARDHËS
(përshtypjet
e një pjesëmarrësi)
Nga
Përparim Hysi
Dje
isha në ROSKOVEC. Enkas këtij qyteti të rilindur ia shkruaj çdo gërmë me
shkronjë të madhe. Jo vetëm ka
rilindur,por është një qytet që të grishë në gjithë dinamikën e tij të
"ringjalljes". Me resurset ekonomike që aty ishin kaherë,por qenë,sa
të padukshme dhe aq mospërfillëse; me trashëgiminë e pasur kulturore që e kish
zënë gjumi dhe nuk është se bëj ndonjë sakrilegj,po të them: qe
një"Bukuroshe e fjetur"; në
pamjen e vuajtur që kish vet
qyteti,deri sa fitoi këtë pamje që ka sot: kënaqesh që ta shohësh,brenda
qytetin,po se po, po në gjithë
14-fshatrat që janë në administrimin e kësaj bashkie.
Unë
e njoh ROSKOVECIN prej kohësh, se puna ma ka dashur që t'i kem shkelur me këmbë që të gjithë këta fshatra dhe, kur i
krahasoj me atë periudhë që po e quaj"Dje", ndihem aq mirë dhe kam
një gëzim të brendshëm,se ka një hop cilësor me këtë që më shohin sytë"SOT". Dhe
kjo"SOT" ka dhe një shkak.
BASHKIA ROSKOVEC ka në krye një grua të
zonjën që ka vënë mbi supe"kryqin", jo për t'i çuar të besuarit që i
kanë dhënë"uratën" me votën e tyre, drejt një"kishe" ku të
falen, në çaste të gëzuara e të trishta, por u ka prirë atyre drejt një stadi
jete më cilësore. Këtë e sheh në çdo fshat dhe, pse mos,deri tek portat e
shtëpive. Nëse po merrem shumë me këtë KRYEBASHKIAKEN E ROSKOVECIT, mos kujtoni se kam ndonjë
interes,sado të vogël timin. Jo.KRYEBASHKIAKJA E ROSKOVECIT, ZONJA MAJLINDA BUFI, i ka dhënë tjetër fyrmëmarrje gjithë bashkisë që ka në administrim dhe unë,
që po shkruaj, nuk kam parë kund tjetër një pushtetar lokal që të investohet
kaq fuqishëm në fushën e arsimit e të
kulturës. Mund të jetë e pesta apo e gjashta herë që marr pjesë në evente
kulture dhe,gjithmonë. mu në krye: KRYEBASHKIAKJA. Ajo e di që libri, arsimi,
kultura janë tregues dominantë që i japin një
emër komunitetit dhe nuk ka gjë më të bukur,kur resurset ekonomike të
kësaj zone të pasur, harmonizohen dhe, kur thuhet në poezi ,"rimojnë"
me kulturën dhe arsmin e zonës. Dhe,kur flasim për kuturën, kjo BASHKI e ka
faqen më të bardhë, ku e ku, edhe nga bashkitë
e mëdha të vendit.
* *
*
ROSKOVECI
me kohë ka patur PALLAT KULTURE. Ky Pallat KULTURE kish mbetur sa për emër.
Kryebashkiakja emëroi atje një njeri të kulturës,një njeri të librit që,në të
njëtën kohë, është dhe shkrimtar. Vuri THOMA GOGËN dhe PALLATI i KULTURËS buçet
nga veprimtaritë kulturore- artistike.
Dhe kjo "lloj buçitjeje" nuk mbetë brenda mureve të Pallatit, por
jehoha dëgjohet me veprimtari të tilla në gjithë fshatrat që ka zona.
Jehona
e "kësaj buçitjeje" kaq të bukur po më bën mua,të shkruaj për
promovimin që u bë dje.
Një
promovim libri me përmasa të tilla si ai i djeshmi në ROSKOVEC, pa menduar se
bëj ndonjë zmadhim, unë do ta quaj dasëm. NJë dasëm aq festive sa kishin ardhur
si"krushq" që nga KINA, me përfaques një (epo le të flasim pak
"inglisht), Mister Shao LI (shyqyr që kinezi s'di shqip,se ndoshta nuk ia
kam shkruar drejt emrin) dhe një bashkëshok i tij, një danez,duket lindur në
Angli, Kristjansen; një tjetër e huaj që quhej Shajna dhe,mandej"krushqit
nga Tirana" me Botuesin"UEGEN" XHEVAHIR LLESHI;
Profesor-Doktor XHEVAT LLOSHI;
Poeti,shkrimtari dhe përkthyesi FASLLI
HALITI; Shkrimtari,poeti dhe përkthyesi BaJRAM KARABOLLI; Shkrimtari
MYSTEHAK XHEMALI. "Kushku",Porfesor-doktorr XHEVAT LLOSHI,e bër ferk
që është nga DIBRA. Në dasëm nuk shkohet pa"peshqesh". Si
"darovi" i dhuroi bibliotekës së ROSKOVECIT, 5-libra. Kur pashë që
një nga librat qe për KRISTOFORIDHIN, si"neps madh" për libra,
bërtita:- Këtë do ta kisha"vjedhur vet".Më qetësoi:- Do ta gjej edhe
një për për ty. Sa altruist ky që ishte nga"krushqit më të bukur".
Dhe
"dhëndërri" i gjithë kësaj dasme,një roskovecar që quhet BARDHYL
DARDHA.
* *
*
Skenari
apo dhe regjia e këtij eventi të bukur, kishte dorën e THOMA GOGËS që rrinte në"kuinta" dhe promovimi
kaloi shkëlqyeshëm se kishte një moderator shumë profesionist që quhet ILIRIAN
GJIKA. Eventi në atë sallë të mbushur plot e përplot, u hap, si në gjithë
eventet e këtij lloji, nga KRYEBASHKIAKJA, ZONJA MAJLINDA BUFI me urimin aq
qytetar:-Mirëse kini ardhur dhe,mandej, falnderoi "krushqit" me
radhë: nga Kina dhe Evropa e, mandej, për të ardhurit nga Tirana. Folësit me
radhë folën për vlerat që kishte libri i BARDHYL DARDHËS" Mbinjerëzore".
XHEVAHIR LLESHI që ka botuar librin,
vuri në dukje, të veçantën që ka zgedhur autori për të dalë me kurajo para
lexuesit. Shkrimtari MYSTEHAK XHEMALI aq qe befasuar nga libri, sa e kish
lexuar përmjet internetin dhe aq i mbresuar prej temës që kish trajtuar
BARDHYL DARDHA, sa fill pas lexmit, kish
mbushur gati katër fletë ku, vlerësonte
pyetjet hipotetike të autorit.
Shkrimtari
dhe Poeti roskovecar, FLAMUR ÇEPELE, i vuri pikat mbi i, ku ,veç të tjerave,
theksoi vlerat e"dhëndërrit" që e kish nderuar ROSKOVECIN me përgatijen e gati njëmijë e dyqind nxënës
e ish-nxënës të kësaj treve që flasin të gjithë gjuhët e huaj të perëndimit dhe
të matan kontinetit vetëm në saj të BARDHYL
DARDHËS. Përshëndetën edhe të huajt, të cilët qenë entuziastë me
"Roskovec Lauguage
School-RLS"që drejton prej 12-vjetësh "dhëndërri
bukurosh" ,BARDHYL DARDHA, nga
ROSKOVECI.
Sa
pathos i dhanë eventit ato leximet aq pasionante që bën një grup nxënëse të
asaj shkolle,pikërisht librit që kish shkruar
drejtori i tyre.
Në
fund të këtij promovimi kaq festiv,"dhëndërrit", BARDHYL DARDHA,
i"doli turpi" dhe falnderoi pjesëmarrësit dhe, tek e vija re, këtë
djalë të ri rreth dyzet vjeçar, s'kam si
mos shkruaj me superlativa. Për punën
plot pasion të tij; për rrugën e mundimshme për t'u arsimuar dhe për
kontributin e bukur jo vetëm brenda
shkollës,por dhe si krijues. Nëse ai u arsimua dhe u diplomua si jurist në
UnIversitetin "La Sapienza" në Romë në vitin 2007, kjo diplomë i
jepte një dëshmi dhe aq. Por ai i zgjeroi dijet e tij, sidomos në gjuhën
angleze, në informatikë dhe mardhënie menaxheriale dhe ka 12-vjet që drejton
një shkollë të tillë.
Por
BARDHYL DARDHA është intelektuali që sheh matan profesionit. Ai është qytetari
vizionar që do ta shoh sa më bukur, jo vetëm mjediisin ku jeton, por dhe disi
më tej. Duke u marrë me një libër filozofik siç është libri i parë i tij"
Mbinjerëzore", ai nuk ka veshur atë"qyrkun" e një filozofi si
NIÇe që thoshte:" Vepra ime do kuptohet e çmohet pas 200-vjetësh",
por modest në daljen e parë si krijues, mundohet që të grishë lexuesin, ta
futë në"qerthullin" e tij, jo
për ta gjykuar, po për ta ndërgjegjësuar
atë se njeriu e ka në dorë që botën ta bëjë
më të bukur. E ka shkruar me një stil të rrejdhshëm dhe, sado filozofike"
Mbinjerëzore" lexohet lehtas nga çdo lexues dhe këtu ndodh dhe
"mrekullia": lexuesi, jo vetëm ai i kultivuari, por cilido, pas
leximit të këtij libri mbushur me pyetje hipotetike, merr një leksion shumë të
çmuar: jetoni në mënyrë të të tillë që kini luftuar për të mposhtur të keqen
dhe,ca më shumë:vdekjen.
Unë
hyj në grupin e lexuesëve"cilido" dhe kështu e kam kuptuar këtë
libër. Nga ana tjetër,ngaqë dhe vet shkruaj libra, e di mirë që ky,BARDHYL
DARDHA, ka në"makazinën e tij krijuese" libër tjetër. Se,që në fillim
të librit të tij,shoh një poezi origjinale që, në çmimin tim, nuk është e
vetme. "Dhëndërri" do na mbledh prapë ,kur të nxjerrë një libër me
poezi. Epo "dasma" të tilla paçim,si në ROSKOVEC!
Urime
BARDHYL DARDHA!
Tiranë,
28 prill 2019