E merkure, 11.12.2024, 03:21 PM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Letër gurit të Nolit

E premte, 19.04.2019, 07:05 AM


Poezi nga Nexhat Halimi

Letër gurit të Nolit

Rrëshqas nën rrjedhën e lumit Elba,unë e hija.

Unë i vetmi nga dumnica e poshtme kaloj ujin,

Në mendje thellë e kam epikën halilin  mujin

E nga vjen kujtimi mbetet veç Noli e largësia

Ta shoh shtëpinë ku vuajti poeti e atdhetari

Ende kalojmë nën rrjedhën e lumit Elba.

Për shëndet kisha përtypë hudhër dy tre thelba

Mollë e natyrisht dy rriska limon e pak bari

Hamburgu, ky liman i Nolit e vetmisë  në zë

Te dritaret e dyert aty e zgjoj Kosovën e asgjë

Ec të majtës së lumit e ja shtëpia shfaqet aty

Dhjetë vjet e kërkova ta gjeja papritur në gji

Në ditar shënova diçka kaq të hirtë dhe të etur

Në këtë mënyrë kujdesemi për zjarr të tretur

Në shtëpinë e Shopenit

Gjaku i muzikës klasike rrjedh lumit Utrata

Zhelezova Vola fle në shtëpinë e Shopenit

Bredh afër largësisë së të qenit e të mosqenit

Shelgjet e buta e kodrat rreth i ka prek nata

Më ofrojnë për darkë te muzeu i Frederikut

Pjatë specifike dhe supën që i ngjet gjakut

Uji rrjedhë fshatit fije fije mjekrës së plakut

Mendja më ik borës së  majës së Pashtrikut

Patjetër pije supën të mos i fyesh nikoqirët

Kjo ngjyrë gjak më nxjerr kaq jashtë vetes

Oh nuk më ndihmon asgjë e aspak të shtirët

Rrëzoj pjatën e Zllatku më sheh me merak

Muzeut të Shopenit i vritet arti i vet ndopak

I dëgjoj nga derdhen  tingujt e pianos etjes

(Zhelezova Vola, Poloni, 1971)

Në Universitetin Jagellonski

Në korridorin kaq të gjatë të gjatë pafund të lashtë

Bie dritë e artë fije e fije e yllit tim mbi Kosovë

Gurë stralli në Universitetin Jagellonski në Krakovë

Zgjohen e prapë flenë e zgjohen të njëjtës rrashtë

Nën qelqin e vjetër me ngjyrë lista me emra mitik

Ja radhitja për pagesat e tyre të gjithë në zllotë

Gjësendet e paprekura kaq vjet heshtin e pikin lot

Shikoj nga dritarja bie kohë e ikur dhe përsëri ik

Koperniku do ta bindë botën me diellin në qendër

Propozon modelin heliocentrik në shekullin16-të

Toka rrotullohet rreth vetes e rreth Dielli për `i vjet

Vasha në të bardha e të zeza me dorën në zemër

Tregon orarin e punës e thërret për `i kafe me mirësi

Nuk flas aq mahnitur me diellin në qendër përsëri



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora