Kulturë
Përparim Hysi: Mua më zë 'magjia' e Prillit
E diele, 14.04.2019, 01:24 PM
Mua
më zë "magjia" e Prillit
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Mua më zë "magjia" e Prillit
Mua më zë "magjia" e prillit
Unë në prill jam krejt tjetër
Se marr "huqet e bandillit"
Dhe nuk jam hiç i vjetër.
Sado kalova shtatëdhjetë e gjashtë,
(Mua më duket: "linda dje!")
Nuk më del i imi"grazhd"
Sevdallisur jam unë se...
Se prilli më ka bërë "magji"
Dhe "magjia" mua më zë
Duket prapë jam bërë i "ri"
Sevdallisur jam me një.
Sevdallisur jam me një
Dhe asaj unë nuk i ndahem
Nuk i ndahem dhe, sa e zë,
Me të"ngopem", me të"fahem".
2. Jam
Jam si një njeri që u godit nga rrufeja
E humba mendjen... sikur kam ngrirë
Arsyeja dihet; ca më shumë dhe pse-ja
Kalove, moj e bukur, që je aq e mirë.
Se ke një bukuri,pothuajse, hyjnore
Syrin të madh që shkrepëtin vetëtimë
Por si mund të bëj ballë unë qenia njerëzore
Kur"vetëtima" nga unë e dërgon "shinë".
Ngriva dhe fare e kam humbur pusullën
Ashtu si Xhaferri që humbi simiten
Nga e keqja, gati e kafshoj gjuhën
Dhe "shkriva",kur e putha miken.
3. Ti
Kurrë nuk kam parë femër më të bukur
Ti qe e gjitha si një vizion!
Sa të pashë dhe mendjen kam humbur
ZOT,po dhe ti me"hile" punon?!!!
Trupi i drejtë si një bredh alpin
Floku krela- krela si lyer me ar
Mua nga koka zë më del tym
Ku të pashë,moj, që dreqi të më marrë!!!
Dua të mbledh mendjen, por mendja iku
U arratis dhe doli nga"burgjia"
Ah,ç'po heq! Ç'po heq, unë kokëshiniku!
Më magjepsi bukuria.
4. Ashtu
Ashtu siç dridhet flaka e zjarrit nga era,
Ashtu dridhem dhe unë prej bukurisë.
Sidomos tani, kur ardhur ka pranvera
Nuk i vë dot "fre" lakmisë.
Ja tek po kalon njëra me gjoksin hapur
Kalon dhe,enkas, e lë pak si"lisho"
Se më sheh mua që nga koka jam zbardhur
Dhe mendon se tani unë nuk mbaj dot"iso".
Aha, unë nuk e duroj dot "kapërdisjen"
Ca më shumë, kur ndonjëra më bën "karshillëk"
Dhe nuk ia kursej asaj "sajdisjen"
Mjafton që të pranojë të më japë "jarallëk".
5. Vetëtimat e syve
Vetëtimat e syve shkrepëtinë
Dhe, befas,e ndezën një zjarr
Ky zjarr të dy na"përpinë"
Një zjarr i ngrohtë plot mall.
U dogjëm zjarr, u bëmë shkrumb e hi
Si "zogj Feniks", u "ribëmë" përsëri.
6.Unë
Kohë e re, or tunjajtjeta, unë po cylës me një vrimë
Syrin seç ma shkel"tetëdhjeta" (unë këndoj për dashurinë)
Dashuria më rinon dhe më heq vite nga supet
Syri im ende përgjon dhe nuk pyet fare nga turpet.
Ja, kështu, kam bërë dikur dhe vazhdoj kështu akoma
Se më duket mua sikur..., sikur jam i ri,akoma
Shoh një femër dhe zilepsem dhe kërkoj qiqra në hell
Dua që me të"mpleksem" (shpirti im që nuk po del.)
7. Fëshfërit
Fëshfërit palë e fustanit
Syri- kllap mua, jaranit
Mu në gjoks fustani hapur
Unë "krap" në grep jam kapur.
E tendos këtë timin sy
E tendos mbi tëndin gji
Edhe shoh, po çfarë shoh?
Aq sa bëj "obobo!".
Si do jetë a vallë si është?
Ah, moj mendje,që bën"fësht"
"Fësht" se doli nga burgjia
Shkoi e vate pleqëria.
8. "Rakia"
Kjo"raki" e fortë,shkumbëzon e harbuar
Seç më ra në kokë,moj qofsh e bekuar!
Aq e kam" pirë", sa u bësh karroqe
Tek këmbët jam shtrirë, e mira mbi shoqe.
9.Mos u mundo!
Mos u mundo t'i fshehësh "rrënojat" e viteve
As me maska dhe as me tualet të përhershëm
Të lutem, mos bjerë peng e instikteve
Për të krijuar një prezencë-pëlqyeshëm!
Koha bën të sajën;triumfon mbi marifetet
Shpikur prej mjeshtrash për të hequr rrudhat
E di që femrat nuk heqin dorë prej "tualeteve"
Por unë të dua"bio" dhe le të duken "gjurmat"
10. Ndarja
Nuk kam si e mohoj:
E kam dashur dikur
Dhe kur e kujtoj,
Më bëhet krejt sikur...
Sikur nuk dua t'ia shoh fytyrën
Se më duket se jam ndarë me mynxyrrën.
Tiranë, 10 prill 2019