Kulturë
Zymer Mehani: Të kërkova
E enjte, 11.04.2019, 07:07 PM
Zymer Mehani
TË KËRKOVA
Të kërkova nëpër male,
Në fusha e lëndina
N’ bjeshkë të larta të kërkova
Ku rri gjeraqina
Të kërkova në gjethnaja
Në suka, gremia
Nëpër kopshte të kërkova
Ku k’ndon kanarina
Të kërkova në vërri
Te kroi e bashtina
Nëpër pllaja të kërkova
Ku fryn suferina
Të kërkova nëpër shkrepa
Në arat me grurë
Dhe n’ujëvara të kërkova
Në pyjet me drurë
Te liqeni të kërkova
Te zalli me gurë
Nëpër brinja të kërkova
Në të fresktën gurrë
Të kërkova nëpër lagje
Në fshat e qytet
Në rrugica të kërkova
Kudo cep më cep
Poshtë e lart Ty të kërkova
T’ kërkova dhe n’ lumë
Një fjalë zemre të ta them
Se të dua shumë
Komentoni
Artikuj te tjere
Murat Gecaj: Ibrahim Malaj - Rruga e jetës sime
Mehmetali Rexhepi: Konotacionet filozofike të urës
Hasan Elshani: Gjuha-kombi-shteti është trinomi shumë i rëndësishëm
Fritz Radovani: O Shqipni, mos rrezikzeza
Kadri Tarelli: Mos e thyej vargun, poet!
Blerim Rrecaj: Pika shiu në mesnatë
Sotir Athanasi: Stafetë e dhimbshme e një dashurie parisjene (4)
Albert Zholi: Ndjenja e panjohur plot befasi
Ilir Muharremi: Përzgjedhja pa konkurs dhe e gabuar e Alban Mujës
Zymer Mehani: Bukuroshja e Lirisë
Zymer Mehani: O emër me vlerë
Sevdail Hyseni: Ç'u kall mali!
Sulejman Abazi Neshaj: Mendime në rapin e kohës
Jusuf Zenunaj: Mohimi i vetëvetes
Demir Krasniqi: Mulla Zekë Bërdyna në mbrojtje të Çakorrit
Elvi Sidheri: Shqiponja dykrenare arbërore dhe Dragoi rumun
Fran Gjoka: Bukuri artistike dhe mesazhe bashkëkohore në fabulat e shkrimtarit Viron Kona
Blerim Rrecaj: Pasdite mjaft e qetë
Mehmetali Rexhepi: Poezia si brengë e identitetit
Milazim Kadriu: Isak Guta - Moisiu dhe bëma e librit