Kulturë
Fatmire Duraku: Peizazh
E shtune, 13.04.2019, 06:47 AM
Fatmire Duraku
Peizazh
Trioleta
Lëndinës me lulëkuqe mbuluar
E lumi krijon muzikën me valë
Këput një degë pishe të rrëzuar
Lëndinës me lulëkuqe mbuluar
Mulliri i gurit tash i shkatërruar
Dhiares ik hijes së vet një kalë
Lëndinës me lulëkuqe mbuluar
E lumi krijon muzikën me valë
2
Këndon dhe kumria në degë lisi
Shkund puplën e kuqe të verdhë
E era valëvit arat me kalli misri
Këndon dhe kumria në degë lisi
Çuni ndjek kecin për shtresë tisi
Kalon luginën buzëqeshje derdhë
Këndon dhe kumria në degë lisi
Shkund puplën e kuqe të verdhë
3
Ja e kaloj fushën ndalëm te kroi
Të freskohem pak me ujin bilur
Sodis kavakët e shelgun te përroi
Ja e kaloj fushën ndalëm te kroi
Shtëpinë e vjetër lufta e rrënoi
Dielli u fsheh qielli krejt purpur
Ja e kaloj fushën ndalëm te kroi
Të freskohem pak me ujin bilur