Kulturë
Xheladin Gjonaj: Djalit të Geg-Hysenit
E enjte, 02.05.2019, 07:10 PM
DJALIT
TË GEG-HYSENIT
-Kushtuar Dervish Isufit, ra deshmor në Kosovë-
Nga Xheladin S. Gjonaj
Geg-Hyseni po ban be
Nuk këta trima që kanë le
Me i shëti brinat me ne
Copa-copa e futim ne dhe.
Ne gjithmonë me luftue
Si shqiptar jena bashkue.
Keti vendi me i dal zot
Siç i dulem jetë e mot.
Mos me u nda prej shqipnisë
Luftuen djemte e malsisë.
Dervish Isufi, nipi i Kadrisë.
E la shpinë ne lule të rinisë.
Ish Dervishi mendje hollë
Shumë i rrallë që diti shkollë.
Me shumë shokë u bashkue
Shkoi kosoven me çlirue.
Ç'ka i tha nana ati një ditë.
Per gazep unë u kam rritë
Ktheu e mos mi qorro sytë.
Amanet e kam moj nanë
Shoket vetem mos me i lanë.
Në brigatë djali u rreshtue.
Për kosovë ish kanë fillue.
Isuf Çuji e pat afrue
Sikur trimat kane luftue.
Dervish Isufi asht dallue
Për vend të vet jetë pat ndrrue.
U varros në atë Kosove
Asht nderue si deshmorë
Ja prunë eshtnat në Shqipni
krah per krah me shokët e ti.
Nuk la mrapa grue as fëmi
Gjallë pat lanë vllaun e ti
Hasan Idrizin me djem të ri.
S'lan Dervishin me harrue
Çdo 5 Maj tuj e kujtue
Njeqind burra i kanë bashkue.
Gjithmonë trollin e kanë nderue
Dan Hasani qysh i ri
U kujdes për vllaznit e ti.
Kater vjeç i vdiq një djal
Danit zemren ja pat ndal.
E pat lan gruen me fmi
Fort kujdesen vllaznit e ti
Në Tiranë i çuen me shpi
E po i majnë për merkulli.
Femijet në shkollë ja kanë çue
E asgja su ka mungue
Sikur duhet me jetue.
Janë Isufi e Ismeti
Asht Agroni e Mehmeti
Po ja rritin me lezet
Si mi pasë feminë e vet.
E për besë e për burrni
I gjithë fshati u merr lakmi.
Fort Hasani pat punue
Me i rritë dhe edukue
Prej mundimit në kto anë
Para kohe jetë pat dhanë
Djemtë e ti s'kanë harrue
Shpinë përpara për me çue.
Veç me njersë tuj punue.
Kush punon e vdes me nderë .
Nuk harrohet asnjë herë.
Nga do të vimë e të shkojmë
Kurr Dervishin se harrojmë
Me respekt do ta kujtojmë.
-Për ZSh, nga Tropoja, 1 Maj 2019-