Kulturë
Përparim Hysi: Një lexues nën lëkurën e një autori
E diele, 05.05.2019, 08:55 AM
Një
lexues nën lëkurën e një autori
Libri"
MBINJERËZORE" i BARDHYL DARDHËS
Nga
Përparim Hysi
Qeshë
pjesëmarrës në promovimin e librit "Mbinjerëzore" (prozë filozofike)
të BARDHYL DARDHËS. Qeshë pjesëmarrës si i ftuar nominal,por,për arsye
subjektive,ende librin e tij nuk e kisha lexuar. Sado që nuk jam bestyt dhe pak
jashtë çdo feje dhe,sado që nuk kam ndonjë sugjestion të veçantë për cilindo
klerik, këtë radhë rashë në grackën e një SHENJTI: në atë të SHËN THOMAIT që thotë diku:" Që të
të besoj, dua që plagën ta zë me dorë". Pra ajo"plaga që zura
me dorë" është libri që po citoj më lart,shkruar nga një dyzet vjeçar që
quhet BARDHYL DARDHA.
BARDHYL DARDHA që ka mbaruar Universitetin "La
Sapiensa" në Romë në vitin 2007 për jurist dhe,ngaqë është gjithmonë nga
ata që i zgjeron dijet e tij, i thelloi ato në informatikë e në menazhim. Po në
vitin 2007,vjen në vendlindjen e tij, në ROSKOVEC të FIERIT dhe
hap"ROSKOVEC "Laguage
School-RLS", të cilën e drejton
prej 12-vjetësh. Çudia nuk qendron në këtë investim kaq me
rëndësi,arsimoro-kulturor, por ai ka një pasion të veçantë për librin dhe, veç
leximit, pasionin e krijuesit. Ja tek vjen para lexuesit me një libër,paksa
unike; me një prozë filozofike "Mbinjerëzore" që, në gjykimin tim,
është një leksion sa social, aq dhe psiko-pedagogjik.
* *
*
Duke
parë moshën e re të autorit, mendova se
ky qe i pari nga krijuesit që në moshë të re,del me një libër të tillë, ku me një metodë pak Sokratike (të paktën,
kështu mendoj e gjykoj unë), e fut lexuesin në atë kurthin pyetje-përgjigje për
ta çuar drejt ndërgjegjësimit për ta bërë botën,mjedisin ku jeton,
komunitetetin më të bukur. Kështu po mendoja, por përsëri në gjykimin tim
(tagri im nuk është as absolut dhe as i
detyrueshëm), një libër paksa filozofik ka shkruar qysh në moshën 20-vjeç një
nga PROZATORËT E RËNDË të LETËRSISË MBARËSHQIPTARE, i bukuri dhe i urti
STERJO SPASSE që, qysh në vitin 1935,
shkroi romanin"PSE". Natyrisht, unë as do hyj të bëj as analizë
të"PSE" dhe as të vë përbri "MBINJERËZORE", por ka një gjë
që dua të nënvizoj:" Sado që"socrealzmi" e pa me hije dyshimi
romanin e STERJO SPASSES,për çudi,romani tij,sikur kish vënë flatra dhe kish
qendruar ky"shpend fluturues", (në mund ta quajë të tillë,domosdo)
edhe mbi kokat e atyre që nuk e kishin lexuar, por një gjë e kishin fiksuar:-
Psenë nuk e ka gjetur dot STERJO SPASSE!!! Kaq,siç mendoj, unë nuk është pak.
Dhe STERJO SPASSE sa kish mbaruar NORMALEN e ELBASANIT dhe,sa di unë, e shkroi
kur qe mësues, larg e larg,mërguar/tri male kaptuar,andej nga fshatrat e
DROPULLIT.
* *
*
Zakonisht,
një libër filozofik nuk është për çdo lexues. Për vet "gjuhën pak të
drunjtë" për një lexues masiv, autori del për një lexues të kultivuar dhe
elit. Kjo ndodh jo vetëm për termat,por sidomos për stilin që përdor. Dua ta
theksoj si një risi të bukur të BARDHYL DARDHËS, stilin letrar aq të pëlqyeshëm. Libri jo vetëm është i
lexueshëm,por është pak intgrigues që të shtynë, faqe pas faqe, gjithë
tensionin e derdhur nga autori, për të grishur ty si lexues dhe për të futur
në"lëkurën e tij". Unë jam një nga"vikitmat" që e pësova,
por është një lloj"vrasje" jo vetëm e pranueshme, por që të bënë më
të mirë. Sikur është ngjallur NITCZE që thotë:" Nëse nuk të vretë, të bënë
më të fortë". Dhe vërtet më i fortë del,kur zë "përtyp"
leksionet e BARDHYL DARDHËS.
Autori,
në libër, nuk mban lexion ex katedra, por ti si
lexues kalon nga faqa në faqe, zë dhe mediton dhe thuaj për autorin:- Si
është e mundur që ky,riosh dyzetvjeçar, ka vënë mbi shpatullat e tij të njoma,
këtë"mal" që nuk është fort metaforik? Dhe,sa për mua, me autorin ka
ndodhur ajo që POETJA VIRGJINIA
WOOLF(1882-1941) ka thënë dikur:-Nuk ka kangjel,asnjë dryn dhe asnjë
rrufe që mund të pengojë lirinë e mendjes sime. Pikërisht,kështu ka ndodhur. E
nis me dy pyetje intringuese:"Ç'të shtyn të jetosh? Ç'të shtyn të vdesësh?
Dhe mandej, ku drejt përdrejtë e ku nga
më" e lehta" tek "më e vështira",ai,sikur e merr
përdore lexuesin dhe,si psikolog i mirë, do ta bindë atë që herë mos rrijë
si"ujë i ndenjur" (ai e quan:i qelbur") dhe, siç e përkufizoj
unë, pasi lexova krejt librin,BARDHYL DARDHA me këtë libër filozofik, është për
njerëzit,për komunitetih dhe për lexuesin,ai , DANKO, nga "Tregimet e
GORKIT" që shkul zemrën e vetë për t'u dhënë dritë"qorrave me sy të
hapur".
Që
t'ju bindë për"leksionet filozofike" të librit,duhet të shkëptuja një
varg sentencash me vlerë nga libri ,si:" S'ka vuajtje më të madhe, se kur
humbet vetveten"."Lartësohu si krijesë dhe tregoje veten se ç'je në
gjendje të bësh"."Vrapojmë duke ndenjur,duke u qelbur deri në
kalbje"."Në shpirtin tuaj nuk ekziston toleranca"."sfido
kohën"; mos u mjafto me dije";armiku i vetes je ti; hapi dyerët dhe
shiko sa e bukur është drita!; mos u bëni pjellë e së keqes;mos u falni para
idhujve të rremë;duhet të duash fort,që të kuptosh dhimbjen; Por a mund të vazhdohet kështu?
Vepra
fokusohet në kërkimin vetjak të autorit,për të ndërgjegjësuar lexuesin në
zgjidhjen e kontradiktave sociale, brenda sistemit që jetojmë.
"Flitrat" që përdor autori,sado paksa të"holla",por,
megjithatë, të dukshme e gjithë përfshirëse. Sado që autori, vende-vende, duket
sikur qendron mbi një tokë të minuar, në deduksionin tim përfundimtar, mund të
them këtë:" Me këtë libër, krejt unik, autori ka dashur të ngjizë të mirën,
duke luftuar të keqen"
E,sa
për pyetjen e drejtpërdrejtë: a ia ka arritur? Kësaj pyetje unë po i përgjigjem
me fjalët e një filozofi të shekullitXIX-të,ERNEST RENAN (1823-1892) që thotë:" Të ngjizësh
të mirën, nuk mjafton. Duhet ta bësh atë fituese me njerëzit". Kështu ka
bërë dhe BARDHYL DARDHA, të cilit i uroj vetëm suksese.
Tiranë, 2 maj 2019