Kulturë
Përparim Hysi: Ca gjëra që ndodhin veç në ëndërr
E marte, 21.05.2019, 08:31 PM
Ca
gjëra që ndodhin veç në ëndërr
(tregim lirik)
Nga
Përparim Hysi
Po
shkruaj nën mbresat e një ëndërre dhe nuk kam se si mos pohoj një fakt! Sa të
drejtë paska patur ai që shkroi për
dashurinë:" Përplas një flutur
krahët në Kinë dhe shkakton furtunë në Karaibe". Kjo metaforë kaq groteske
i rri qepur si kostum kësaj postëndrrës sime. Dhe është aq e vërtetë, se them
unë, nuk ka se si të ndodhte ndryshe që ti erdhe dhe më gjete në gjjumë që nga
mijëra kilometra larg. Më gjete në gjumë dhe,pikërisht, në gjumë filloi dalldia
ime.
M'u
shfaqe si në ato pikturat e Botiçelit me një lëkurë prej petale trëndafilash.
Mandej si ajëri,sado i padukëshëm dhe gjithmonë i pranishëm, për të cilin
kishin nevojë mushkëritë e mia. Ozoni që solle me vete, zuri të m'i mbushte
mushkëritë me ajër të pastër dhe,sakaq, aorta zuri të përcillte gjak të pastër
nga gjithë atë gurgullimë gjaku,pasojë e asaj dalldie apo ca më sakt:
kënaqësie. Ti qe për mua një lule që nuk vyshkeshe kurrë. Me buzët krejt të
hapura që ndillnin vetëm etë dhe,veç atëherë kuptova, që sa të drejtë kanë ata që besojnë,kur thonë:" Eva ka dalë
nga një brinjë e Adamit".
Mua
më dukej se nuk ishin më dy trupa në atë"dalldi kolovitëse",por një.
Dhe nuk ka asgjë për t'u çuditur: ose ti kishe dalë nga trupi im, ose unë kisha
hyrë atje, tek trupi yt. Dhe nuk ke pse shqetësohesh,nëse unë shkruaj kështu.
Sekreti ynë është i siguruar. Të paktën nga ana ime. Ti e shikon që unë nuk po
lakoj emrin tënd dhe i vetmi, i demaskuar, jam vetëm unë. Nga kjo anë, unë e
kam vënë kryqin mbi shpinë dhe i pres hapur gjembat që më shpojnë. Çdo grimë e
qenies sime u ndje e ekzaltuar. Në atë"dalldi aq mbresuese", ti kishe
një lulëzim e dritë të tillë si ai feneri i ndritshëm drejt të cilit lëshohen
dhe rrahin krahët qindra flutura nate. Një nga ato"flutura nate",nën
dritën e atij feneri, më duket qeshë dhe unë që pashë tek ti një fytyrë aq të
bukur,që nuk e kisha parë ndokund kurrë. Dhe rashë nën"kthetrat e asaj
dalldie". Nuk kam gjë për të fshehur apo të hiqem si ndonjë moralist par
exelencë. Jo.Edhe burrat që,me demek,
hiqen si trima, gjunjëzohen para një"beteje të tillë". Nuk ka
burrëri në dashuri.
Qe
apo nuk qe betejë? Për mua qe një"betejë" e shkuar betejës. Ti erdhe
me një buzëqeshje mbushur me çiltërsi dhe, kur m'u afrove më shumë se sa duhej,
gjoksi i hapur m'u bë "kërcënues" me ato thithkat (po unë i kisha
thithur dikur) dhe,ndërsa sytë e kaftë përcollën diçka në shpirt, ja tek u "dorëzova" rob i gjallë.
Mora frymë thellë,si ata palombarët që zhyten thellësive për të kërkuar perlat
në det, dhe humba në një kundërmim kënaqësie që më dhe si një lule e rrallë,
rritur në një kopsht magjik. Çdo gjë e mëpastajme qe veç nga ato gjërat që
ndodhin veç në ëndërra.
Tek
afrohej,e harlisur dhe tërë energji gjallese; tek lëshon britma kënaqësie të
thellë; britma që shndrrohen në drithërima që regëtijnë në shpirt, nuk mbet gjë
tjetër,po ta zhytësh kokën tënde në hapësirat e gjirit dhe,pasi ta thithësh
këtë "lloj droge" aq të njohur, të
sosësh atë që ke nisur.
Se,nën
mbresat e kësaj ëndrre të bukur,shkrova:
"Humbën
buzët mbi supet e zhveshur
Të
një Diane të mbushur me fresski pylli
Duarët
e mia shtrëngojnë gjinjtë si të zilepsur
Ndërsa
mushkëritë m'u ngopën me erë jasemini."
......................................
O
çaste të bukura! Rehat pse nuk më lini?...
Tiranë,
20 maj 2019