E shtune, 03.12.2022, 06:58 AM (GMT)

Kulturë

Mhill Marku: Poema e shokëve të klasës

E hene, 18.03.2019, 07:51 PM


POEMA E SHOKEVE TE KLASES


-Një shok një strofë. Per shokët e klases në Shkollen Ushtarake

"Skenderbej" 1963-1967. Me rastin e 74 vjetorit të Shkolles-

Poemë nga Mhill Marku, Shëngjin, Lezhë

Mbi një gjysem shekulli,ç'është e verteta

Që jemi njohur e jemi bërë shokë

Në ballë të kemi pas  Sabri Çelmeta

Në shkollë, jetë,det, punë, në Flotë!

Me zemer,shpirt e pa dorashke

Të vertetat ti themi sy nder sy

Lezeti i shoqërisë tonë je o Bashkim Maska

Dhe ndeja e muhabeti s'bëhet pa Ty!

Sa herë mblidhemi e ti na mungon

Si në një dokument që i mungon vula

Secili nga shoket  Ty të kerkon

Vula e gezimit tonë je o Bashkim Sula!

Mendimin me mua besoj e ndani

Të gjithë s'bashku o shoket e mi

Shok i mirë mbete o Isuf Sulejmani

Që nga Skenderbegas deri në Ministri !

Të urtë, të dashur, mend ju e mbani

Që djalë i ri,i bukur e sot pa flokë

Gjithëmonë kështu ke qenë o Rexhep Kapllani

Per të gjithë ne ke qenë e je i miri shok!

Të flasim drejt e me zemer në dorë

Fjalë të verteta , e fjalë pa qibra

Që nga Skenderbegas e deri Drejtor

Ne e vehten nderove o Muharrem Ibra!

Po shkruaj saktë, jo zhgarravina

Fjalet që shpirti e zemra m'i tjerr

Edhe pse larg,Amerika,o Fadil Bregovina

Në gezimet tona Ti pjesë merr!

Sa herë më pyet dikush se ku ishi

E në takim a u mblodhen shoket krejt

Pjesmarrja jote o Gezim Dyrmishi

Shoqërisë tonë shije të kripes i jep!

Nga varri, i dashur na vjen zani

Kujtime me shoket duke ndarë

Në zemrat tona rron o Nazmi Nani

Si pranë oxhakut, dhe si komisarë!

I kam fjalë zemre, pa furça

Të them të drejten e kam zakon

Dy herë yll ke qenë o Ylli Muça

Njerin ke emrin e tjetrin ke nishan!

Gjithëmonë i ndezur më rri mendimi

Si per më të mirin nder ne shok

Të donim e na deshe o Kujtim Ibrahimi

Dhe duke mësuar, dhe duke bërë kosh!

Sa herë që të gjithë jemi takuar

Gezimin e shokëve gjithëmonë e ndezi

Elbasanlliu e shoku ynë i nderuar

Shoku ynë i dashur Ahmet Elezi!

Kemi qenë e jemi shokë të mirë

Koken s'e fsheh dot si struci

Si në shkollë e në punë të vështirë

Shkelqeu shoku ynë Vladimir Laluci!

Secili ka pas e ka tiparet e veta

Në shoqëri ato secili i forcon

Per humorin tend,kemi mallë o Pjeter Deda

S'e dimë as ku jeton, as ku punon!

Nder ne dalloheshe nga trupi

I drejtë,i bëshem gjithë muskuloz

Shpejt ike e na le o Islam Kurti

I urtë si lushnjarë, por dhe kurajoz!

Si gjithëmonë mes nesh duam të kemi

Ashtu si ahere që me ne ke qenë

Gjithë shoket të duan o Myfit Azemi

Emer të mirë per të gjithë ke lenë!

Të gjithë bashkë na bashkoj fati

Pas shkolles ngado u shperndamë

I pazevendsueshem je Festim Murati

Ndaj gjithëmonë të duam pranë!

Gjithë jeten e kaluem neper alarme

Veshtirësive nuk ju dorëzuam kurrë

Në gji të shokëve u rrite Bilbil Lame

E në mes nesh ishe e je burrë!

Skenderbegas mesuam ç'është Vatani

Per shumë gjëra mbetem pa u kënaq

Rëndë,rendë levizje o Meleq Dani

Mes nesh ti solle dhe pak Terbaç!

Tani e ka rradhen ai shoku, e dija

Që nga Permeti solli lule, aromë

S'ta harrojmë buzëqeshjen i Guri Haxhiaj

Se ti ke qenë buzëqeshja e klases tonë.!

Një nga një shoket po parakalojnë

Si në marrshimet tona si dikuri

Jo nuk mundemi kurrë të harrojmë

Të voglin, por të mirin Njazi Guri !

Dhe tani seç të erdhi rendi

A të kujtohet kur jeta na bashkoj

I dashur me shoket o Nikollaq Premti

Mes nesh ti solle pak Voskopojë!

Kemi shumë kohë që të kerkojmë

Cep më cep na ka ushtue zani

Malli na ka marrë ,Ty të takojmë

O shoku ynë i dashur Seit Shabani!

Shyqyr që e gjetem se desh na hupi

Sa herë jemi mbledh e kemi permend

I urti, i dashuri, shoku ynë Gjin Çupi

Te secili prej nesh ti ke zenë vend!

Ku je o burrë se po bëhet nami

Kur mblidhemi një karrike bosh e lëmë

Eja e të çmallemi o Pëllumb Bajrami

Ke vendin tënd, askush s'ta zen!

Atë djalin e bukur,bjond e i gjatë

Per cilin e kam fjalen besoj e dini

Secilit prej nesh na erdhi pershtat

Ai  fieraku i dashur Petraq Gjini!

Sa herë mblidhemi, të gjithë ju kerkojmë

Neper telefona fort ushton zani

Shoqërinë tonë kurrë s'e harrojmë

Eja, të gezojmë bashkë o Rajmond Çobani!

Shumë të kerkojmë e nuk të gjejmë

Kemi pyetur dhe në Xhamia e Kisha

Bëju i gjallë ,një fjalë të kembejmë

Të kemi pas shok të mirë o Kujtim Bisha!

Pa kujtuar asnjë nuk du të më ngeli

Mallë e respekt kemi per çdo shok

Kemi shumë pa u parë o Dhimitraq Kuteli

Mezi presim të mblidhemi me Ty tok!

Si vala e detit që bregun e njom

Apo si deti që zjen nga mbrenda

Me ne gjithëmonë ti vjen e na gezon

Gezojmë dhe ne me Ty o Vangjel Gjomema!

Veç pak ndejtem bashkë në shkollë

Erdhe e ike shpejt nga ne si vetëtima

Por gjithëmonë qemë e mbetem shokë

O mesuesi cakranjot, Feti Zadrima!

Ka kohë që ata mes nesh nuk janë

Na dhemb shpirti e na loton syri

Mallë e nderim per ju gjithë shoket tanë

Per ty Ymer Llani, Shyqyri Tabaku e Foto Argjiri !

-Per ZemraShqiptare, nga Shëngjini Mars 2019-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora