Thursday, 15.11.2018, 04:39 AM (GMT)

Reportazh

Xhevahir Cirongu: Udhëtim nëpër gjurmët e historisë…

Sunday, 01.07.2018, 01:13 PM


Udhëtim nëpër gjurmët e historisë…

(Lëvizja "Foleja Kombëtare Shqiptare" në kuadrin e Vitit të Gjergj Kastriotit, organizoj  përkujtimoren: ‘’Rikthimi i Bijve të Shqipes në Djepin e Dardanisë’’)

Nga Xhevahir Cirongu


Foto nga Xh. Cirongu :  Në Kastriot, 15 qërshor 2018

Qërshor 2018! Në qiell lëvizin re të bardha. Rrezet e përflakura të fillim muajit të qërshorit, të thonë bashkë me retë e qiellit blu, mirë se vini  në tokën arbërore! Vështroj detin  adriatik, valët e bardha të cilat na buzëqeshin e na thonë, se brigjet e dy anëve të tij bregdetar Shqipëri – Itali  shprehin atë dashuri vllazërore nëpër shekuj. Kujtojmë historinë, luftrat e sakrificat e popullit tonë nëpër shekuj!  Lumenj gjaku kanë përshkruar tokën tonë arbërore. për të qenë të lirë e sovran shqiptarët në vatrat e tyre. Pushtuesit janë munduar me çdo kusht që t’ia rrëmbenin lirinë e vatrën shqiptarit, por s’kanë mundur dot, sepse shqiptarët kanë ditur të mbrojnë veten , por edhe kombet e tjera nga murtaja e pushtuesve armiq të tyre.  Kalojnë vitet e shekujt, por historia jonë shekullore  na tregon atë rrugë të sakrificës  e të vetmohimit të larë me gjak përgjatë  rrugëtimit historik. Heronjtë e kombit tonë janë e do mbeten të gjallë në shekuj, ata na bëjnë apel çdo ditë që ne t’i kujtojmë sot e gjithmonë…! Lirinë që gëzojmë  ka në themelin e saj gjakun e dëshmorëve të atdheut, çdo gur e plis dheu rrit lulet e jëtës sonë; prandaj krenohemi, sot e mot do i kujtojmë e nderojmë  ata, sepse derdhën gjakun për atdheun arbëror.

Këto ditë, Lëvizja "Foleja Kombëtare Shqiptare" në kuadrin e Vitit të Gjergj Kastriotit, organizoj  përkujtimoren: ‘’Rikthimi i Bijve të Shqipes në Djepin e Dardanisë’’, me rastin e 629 vjetorit të betejës, ku dhanë jetën me nder e lavdi, princat heronj, Mëhill  Nikollë  Kopili, Teodor Andrea ll Muzaka, dhe mijëra luftëtarë Arbërorë. Shekujt ikin si lum, por kujtesa e historisë është e gjallë, sepse ajo qëndron e skalitur në  çdo gur e shkëmb, në memorjen e popullit  tonë. Të bashkuar si dikur, më datën 14,15, 16, qërshor 2018, që  Arbërorët të mbeten të pavdekshëm në kujtesën kombëtare; ishin me dhjetra pjesëmarrës  të organizuar nga  të gjitha trevat shqiptare e diaspora në atë aktivitet përkujtimor historik që udhëtuan drejtë  Kosovës në Kastriot, Fushë – Dardani, për të nderuar princat, kryezotët e gjithë luftëtarët Arbërorë të cilët iu bashkuan ushtrive të Koalicionit Ballkanik për çlirimin e trojeve nga pushtuesi osman.

Nga Tirana drejt  Prizrenit…..

Ishte mëngjesi i datës 14 qërshorit  2018, shoferi i autobusit   Bujari  Kasa , sapo kishte mbritur te stacioni i trenit në qytetin e Durrësit. Ora shënonte 6 .00 e mëngjesit. Një telefonatë më erdhe  gëzueshëm nga  Elida Jorgoni. Dhe…pas pak minutash ajo ishte e shoqëruar nga disa atdhetarë , e midis tyre  u prezantua me ne te stacioni i trenit edhe me Loris Castriot Skanderbegh, pasardhësi i familjes së Heroit tonë Kombëtar  Gjergj   Kastrioti (Skënderbeu)  i cili vinte nga  kalabria e italisë. Ai shoqërohej nga  atdhetari  Gjergj Prenkoçaj  me banin   Zvicër.

U përqafuam si vëllezër të një gjaku , Lorisi me Kolën, Qazimin, Xhevahirin e gjithë sa ishin aty në pritje për ushëtim drejt Tiranës.  Sakaq, shofer Bujari, bën me shenjë , hipim në autobus  dhe nisemi drejt  Tiranës.  Elida  shpalos flamurin kombëtar dhe e vendosi në ballore të autobusit . Ai flamur  na ndezi  si zjarr zemrat tona, Lorisi  sakaq u përlot. Pas 30 minutash rrugëtim mbritëm te muzeu kombëtar në Tiranë.  Aty na prisnin Skënder e Fiqirete Hushi , Jakup Reka, Donika Begati, Neil e Diana Ruçi, Ramadan Kollgjeri, Fatmir Greva, Dritëro  e Brikena Ajasllari, Dafina Lamçe, Silva e Ervehe Xhemo, Mili  Butka, Gjon e Liçela Doçi, Artur Furriku, Pëllumb e Rozeta Nexhipi, Ilir Zhiti, por edhe Evloda, Tereza Marku, Fluturia, Vedati e Sonja Çami, Musa e Liljana Muka, Sotir e Loreta Qiriaqi, Islam Reka, Violeta Halilaj, Nepton Mero, Perikli Shuli   Avdi Begolli etj.  Si zumë vendet në autobus, morëm rrugën drejt Milotit. Flamuri me shqiponjë valëvitet  krenar dhe kënga ndizet  si zjarr  përgjat rrugëtimit. - Po Irfani ku është , pyeti dikush Elidën nga mesi i autobusit. Elida bisedonte me Lorisin duke bërë prezantimet  dhe shpjegimet e saj  , por  përkthyesja i thotë se ‘’shkodrani’’ na pret në Milot.  Dhe me të vërtet  ai na priste atje me flamurin  e shpalosur  deri në qiell! Kënga buçiste dhe jehona e saj  ndizte zemrat e shumë kalimtarëve që ishin në rrugë, apo që udhëtonin me makinë në drejtime të ndryshme.  Me të vërtret  Irfan Domnori  na gëzoj të gjithëve, ai  ishte veshur me kostum kombëtar dhe flamurin se lëshonte nga dora. …Dhe kënga buçiste, jehonte lugina e Fanit  dersa mbritëm  në Qafë Morinë.

Në Prizren…..

14 qërshor 2018. Lamë pas Morinën, dhe autobusi merr drejtimin për në qytetin  historik  të Prizrenit.  Ashtu në grup, me këngën  ‘’Xhamadani vija –vija’’  e ‘’ Çohu Abdyl bej nga varri’’,  bëmë vizitë  te  shtëpia  Lidhja  Shqiptare e  Prizrenit. Aty u bënë shumë foto, deri në ambjentet e brendshme  të saj. Lorisi dëgjonte me vëmendje shpeguesin .  Në çdo stendë qëndronte dhe nderonte   figurat patriotike  të kombit.  Aty na nderuan edhe  miqtë  nga Prizreni , duke na uruar mirë se ardhjen  tonë në  Prizren. Interesi ishte  shumë i madh, sepse shumica e vizitorëve për te Lidhja  Shqiptare e Prizrenit ishin për herë të parë.

Ishte pikërisht Lidhje Shqiptare e Prizrenit e cila u mbajt më 10 qërshor të vitit 1878,që i tregoi botës ekzistencën  e kombit shqiptar, por njëkosisht ajo  shroi edhe për zgjidhje problemin shqiptar në Ballkan. Por  shtroi me forcën e saj diplomatike para shteteve më të fuqishme  të Evropës  njohjen ndërkombëtare  të problemit shqiptar për zgjidhje, si rrjedhojë i kësaj zgjoi ndjenjën e lartë të shqiptarëve për trojet e veta .  Por,  babesisht e në mënyrë barbare si gjithmonë, fqinjët tanë e më gjerë, na copëtuan trojet tona.  Ndaj edhe sot  kjo vizitë  me pjesëmarrjen nga gjithë trojet mbarëshqiptare në Prizren, ku i pranishëm  ishte edhe psardhësi i familjes së madhe të Kastriotëve të ardhur enkas nga  arbëreshët e italisë, Loris Castrioti Skanderbegh,  zgjoi edhe një herë atë ndjenjë të zjarrtë atdhedashuri  për  atdheun tonë Shqipëri! Lum Bardhi  na përshëndeste, Lidhja Shqiptare e Prizrenit  shpaloste historinë e  bashkimit të kombit tonë.

Flamuri e kënga ndezën sheshin e Prishtinës…..!

Është mbrëmje e bukur  në këtë ditë qërshori këtu në Prishtinë!Ora po tregonte 19.00. Dritat ishin ndezur kudo.  Shiu që sapo filloj i tha  vapës  ‘’largohu’’, por s’mundi ta prishte dot atmosferën tonë si vizitorë.  Në sheshin kryesor  të qytetit kishin ardhur bijtë e shqipes  nga gjithë trojet shqiptare.

Foto nga Xh. Cirongu, Prishtinë, 2018.

Një parakalim mbreslënës, me flamuj kombëtar  e kënga buçiste atë ditë të datës 14 qërshorit 2018, duke filuar nga Nënë Tereza e deri tek monumenti  i Heroit tonë  Kombëtar  Gjergj Kastrioti., i cili ngrihet madhështor në qëndër të Prishtinës.  Një nderim për gjithë figurat emblemë të kombit tonë. Grupi i këngëtarëve ‘’Muza e polifonisë’’  të veshur me kostumet kombëtare, u bë si një trup i vetëm  bashkë me qytetarët e shumtë që gjendeshin në atë mbrëmje festive  në qytetin e Prishtinës. Dhe kënga buçiste me vargjet aq domethënse:

O Kombi jonë i coptuar,
Kur do vij dita e bashkimit?
Historia që është shkruar,
Kërkon mëndjet e kthjellimit…..!

Bijtë e shqipes s’e ndalin këngën e tyre. U këndon zemra e shpirti për trojet shqiptare. Kënga buçet në qendër të Dardanisë. Ne shkëputëm edhe këto vargje që ndezën mijra zemra atë ditë në qytetin e Prishtinë.

…Si kemi hyrë kujt në hak’

Këto troje ne i duam

Sepse janë larë me gjak’…

Në këtë  manifestim  atdhetar e historik pranë monumetit të Gjergj Kastriotit u bënë shumë foto nga pjesmarrësit, por  bashkë me ata edhe qytetarë të ndryshëm që falnderonin  grupin e vizitorëve pjesmorrës për këtë event  në kujtim të figurave historike të kombit tonë. Aty na pritën edhe dy poetët Adem Zaplluzha me origjinë nga Prizreni, por banon në Prishtinë, ndërsa  Halil  Preniqi kishte ardhur nga  komuna Kastriot enkas për të na thënë mire se erdhët në Dardani! Falnderimet s’kishin të mbaruara, por edhe këngët që këndoheshin ishin të shumllojshme në tematikën e tyre. Kënga është pjesë e jetës sonë, sepse tek kënga është gdhendur vetë historia, në vargjet e tingullin e saj gjendet gjaku i heronjve e  sakrificat e popullit  tonë në shekuj.

Mikëpritje , këngë,  e  lot në Ministrinë e Jashtme të Kosovës

Në mëngjesin e datës  15 qërshor  ora 11.00, ngjitemi në grup  për një vizitë në zyrën e zv/ Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës  z. Gjergj Deda.Kjo ishte ora e takimit, por Gjergji erdhi më shpejt, e takimin e filloi me ne aty në qëndër të qytetit të Prishtinës. Një takim që do mbahet shumë mend gjatë për gjithë pjesmarrësit në këtë maratonë historike përkujtimore. Një burrë fisnik, i thjeshtë, i dashur e që dinte të respektonte të tjerët me thjeshtësi e dashuri njerëzore. Zyra ishte e vogël, por priti atë ditë mbi  50 vizitorë.

Foto Xh. Cirongu, Prishtinë 2018

Bsashkëbiseduam gjatë, saqë e thyem edhe orën e takimit. Pyetje e përgjigje miqësore e vllazërore, prezantime me njëri –tjetrin, si në shtëpinë tonë. Elida Jorgoni prezantoj Lorisin. Gjergji Deda u befasua, shtangu për një çast. Kjo qe e papritur për atë dhe…nga sytë u derdhën lot! Të gjithë ne lotuam atë çast. Ishin lot malli , por edhe gëzimi, sepse në zyrën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ishte prezent pasardhësi i familjes së Kastriotëve. Shtërngim duarsh e përqafime pafund. Të veshur me kostumet kombëtare grupi ‘’Muza e polifonisë’’ ia merr këngës ‘’Moj Kosova jonë martire’’.Ajo këngë merr udhën e historisë e takohet me shekujt, me heronjtë e dëshmorët që derdhën gjakun për lirinë e kombiti tonë. Aty mësuam se nga familja e tij i falën gjakun atdheut 12 anëtarë. Dhe tregon se, brenda një dite  varrosëm 4 antarë të familjas sonë të vararë nga serbi në vitin 1999. Kujtimet ishin të shumta, por  gjatë këtyre 30 vjetëve të jetës time si aktivist e luftëtar për çeshtjen kombëtare, ky takim me ju sot do mbetet i paharruar , sepse këtu takoj shqiptarë të bashkuar nga gjithë trojet tona.Ju jeni ambasadorët e vërtet të historisë që përkujtoni figurat e kombit tonë. Takimi me pasardhsin e familjes së Kastrioti, Loris Castriot Skanderbeg, më lumturon e jep forcë në besimin tim për të ecur gjithmonë përpara për të luftuar për çeshtjen kombëtare. Kam për të thënë shumë, por  ardhja e takimi me ju sot i thotë të gjitha. Në fund të takimit e merr fjalën edhe Loris Castrioti, duke e falnderuar  për mikpritjen vllazërore, sepse tha ai, ne jemi një gjak, e gjaku nuk harrohet kurrë! Sërisht përlotet, nga ky takim u përlotëm të gjithë, ishin lot malli e gëzimi, ashtu siç na do zemra, ashtu siç na bën apel historia! Në fund të takimit u bën shumë fotografi në shenjë kujtimi .

Homazhe në fshatin Mazgit Komuna Kastriot

Mbasditen e 15 qërshorit 2018  u bënë homazhe në nderim të princave shqiptarë që u flijuan për trojet shqiptare 329 vjet më pare, Mëhill Nikoll Kopili e Teodor Andrea  II Muzaka, e mijra luftëtarë të tjerë.U mbajt një minut heshteje në nderim të tyre, u vendosën tufa me lule, dhe pas kësaj prap gjëmon kënga ‘’Kapedan o Skënderbe’’. Lëvizja ‘’Foleja kombëtare Shqiptare’’ ka bërë një sublim historik në nderim të figurave historike të kombit tonë , sepse figura të tilla s’mund t’i  harrojë pluhri i historisë  dhe i tradhëtisë së kohrave.Gjaku i të parëve tanë na thërret më shumë se kurrë sot. Prandaj aty në këtë vend u vendos guri i themelit të obeliskut që do vendoset me rastin e 630 vjetorit të betejës, të  Fushë – Kosovës. Nën tingujt e këngës ‘’Kapedan o Skënderbe’’ që e këndonte ‘’Muza polifonike’’ dhe valvitja e flamurit tonë kombëtar me shqiponjën që fluturonte drejt qiellit blu të shqipes, Fatmir Greva kishte sjellë dy gurë me ngjyrë të bardhë e grit të sjellë nga  malin Tomorr, pra nga ish pricipata e Muzakajve, dhe këta gurë u vendosën pikërisht aty  në vendin ku do vendoset obelisku. Gurin e bardhë e vendosi Loris Kastrioti.

Nga pjesëmarrësi e këtij eventi përkujtimor historik të cilët vinin nga Çamëria, Gjirokastra, Kolonja, Korça, Pogradeci, Berati , Kavaja, Durrësi, Berati e Kuçova, Elbasani, Shkodra, Skrapari,Mirdita  Dibra,Tirana etj, Mbollën farën e grurit të mirësisë, por ndezën edhe qirinj për të dhënë dritë , simbolikën e përjetësisë heronjve të kombit. Në këtë rrugëtim historik përkujtimor  në nderim të heronjve të kombit, merrte pjesë edhe atdhetari  Gjergj Prenkoçaj që jeton në Zvicër. Një djalë fjalëpak, energjik, por edhe fisnik , i cili  ndoqi deri në fund aktivitetin e organizuar nga Lëvizja ‘’Foleja Shqiptare Kombëtare’’.  Veprimtaria atdhetare vazhdoi duke vizituar e bërë homozhe edhe në Prekaz te varrezat e Jasharëve, në kullën e Heroit të UÇK, Adem Jashari. Tufa me lule u vendosën në shenjë nderimi edhe te varri  Ibrahim Rugova  në Prishtinë.

Drejtë shkupit….

Ishte dita e tretë e kësaj veprimtarie atdhetare e kulturore, lëm pas atë mëngjes të datës 16 qërshori 2018  qytetin e Prishtinës duke marrë me vete shumë mbresa kujtimesh, e nisemi drejt Shkupit për në Maqedoni. Pas verifikimeve të dokumentacionit në doganën Hani i Elezit, autobusi merr rrugën drejt  Shupit. Nga Prishtina e deri sa mbritëm në Shkup. Kënga  nuk pushoj, por jehona e saj ngjalli shumë interes  te ata që shikonin flamurin kombëtar që i cili falvitej krenar e dëgjonin ata këngë atdhetarie.

Foto nga Xh. Cirongu Shkup , 16 qërshor 2018

Sa bukur, shpreheshin  qytetarë të ndryshëm, në gjuhën shqipe e atë maqedonase.Kjo tregonte atë bashkëjetesë midis dy kombësive shqiptare e maqedinase, shqiptarët kanë ditur  në shekuj që të përcjellin dashuri e miqësi te kombet e tjera.U bën shumë vizita në Shkupin e shumë Statujave madhështore. Ne shkuam atje te Filipi, Aleksandri i Madh, te Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu)  te shtëpia e Nënë Terezëz. Kënga e vallja për rreth një ore vazhdoi te Nënë Tereza.’’Këngët tona shqipëtare/ I bekoftë perëndia…!’’ . Marrim këtë bekim e nisem për në Tetovë. Pas këtej në mbrëmje von, ora 11.00 , mbrijmë në qytetin e Strugës. Liqeni i Ohrit, dhe valet e bardha të Lumit  Drin, na përshëndesnin duke na thënë ‘’mirseardhjen’’ tonë. Shëtitëm atë mbrëmje  deri në ora 1.00 të mesnatës  të datës 16 qërshor 2018 në qytetin e bukur e piktoresk të Strugës. Këtu përfundon udhëtimi jonë tre ditor në përkujtim të fgurave historike të kombit tonë.     Sigurisht, të tjera manifeste  të tilla na presin në të ardhmen. Lëm pas qytein e Strugës e nisemi drejt Tiranës.



(Votes: 2 . Average: 4.5/5)

Write Your Comment
Comment: