E diele, 28.02.2021, 10:58 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Hueyda El Saied, ja çdo të thotë të vishesh Cavalli dhe D&G

E premte, 29.06.2007, 05:54 PM


Veshja është shprehësi dhe mbuluesi i gjendjes time shpirtërore

Show girl, Hueyda El Saied jo vetëm e suksesshme në fusha të ndryshme të artit që ka provuar: si balet, këngë, prezantim, shkrimtare…., por edhe mjaft e paraqitshme dhe e veshur me shumë shije dhe elegancë.  Të gjithë mund të jenë kureshtar se kush stilon veshjet e saj… plot sharm dhe me një stil unik, por në shumicën e rasteve Hueyda thotë se i ideon vetë. Në këtë intervistë ekskluzive për Spekterin mund të  mësoni firmën e saj të preferuar në veshje, parfumin, produktet kozmetike dhe gjithçka që duhet për të shkëlqyer… në look.  

-Çfarë përfaqëson veshja për ju?
-Veshja është shprehësi dhe njëkohësisht mbuluesi i gjendjes sime shpirtërore.

-Një veshje për ju është e kombinuar mirë nëse ka...
-Harmoni në ngjyra dhe stili.

-Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen tuaj?
-Në të shumtat e rasteve vishem vetë, por kam pasur një bashkëpunim mjaft të  mirë me Rezarta Skifterin.

-Kur shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë çfarë mendon?
-S’paskam ndryshuar shumë…

-Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?
-Është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të qenë e paraqitshme, por edhe për të respektuar ata që na shohin përmes ekranit.

-Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohë më parë  përgatiteni?
-Kjo varet për çfarë do të dalë. Nuk kam një buxhet të përcaktuar, por mendoj thjesht të dal sa më bukur.

-Sa shpenzon Hueyda për veshje?
-Nuk e di, varet se çfarë më pëlqen. Mjafton të më pëlqej diçka dhe padiskutim që e blej

-Cila është veshja më e shtrenjtë në garderobën tuaj, çfarë firme është dhe sa ka kushtuar?
-Më të shtrenjtat m’i ka dhuruar im atë. Më pëlqejnë shumë stilistët italian dhe kam disa prej veshjeve të tyre.

-Aktualisht në emisionin tuaj të mëngjesit, kush kujdeset për pamjen tuaj?
-Kujdesem vetë, deri tani po përdor garderobën time dhe them se do të vazhdoj kështu.

 -Me kalimin e viteve ka ndodhur një ndryshim shijesh?
-Mua më pëlqen e bukura, megjithatë e bukura është relative, është normale që shijet e mia të ndryshojnë dhe jo vetëm në veshje…

-Kur ndiheni më mirë, kur veshjen tuaj ia besoni një stilisti apo kur e ideoni atë vetë?
-Unë ndihem më mirë kur kam veshur diçka të këndshme.

-Është i vërtetë fakti që ju Hueyda shpesh ideoni vetë veshjen tuaj?
-Po dhe është një nga pasionet e mia. Më pëlqen të krijoj.

-Ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndërroni mendim për veshjen tuaj në momentin e fundit të daljes në skenë?
-Më pëlqen të vishem, por jo deri në atë pikë sa dhe të fiksohem.

-Jeni e fiksuar pas etiketave?
-Jo shumë, edhe pse mendoj se një gjë e kushtueshme është më konforte.

-Ngjyra juaj e preferuar dhe dominante në garderobë?
-E zeza, kafja dhe e bardha.

-Sa ndryshon Hueyda në veshjet e përditshme?
-Mundohem të vesh veshje sa më konforte gjatë ditës.

-Pëlqeni më shumë veshjet sportive apo klasike?
-Të dyja.

-Ju jeni dakord me thënien që veshja në një farë mënyre tregon dhe personalitetin e një personi?
-Absolutisht po!

-Sa vend zënë aksesorët në garderobën tuaj dhe cilët janë më të preferuarit?
-Janë shumë të rëndësishëm, sepse një aksesor, një veshje të thjeshtë mund ta transformojë.

-Garderoba juaj nuk do të kishte kuptim pa....
-Ndonjë veshje të Cavalli-t dhe D&G.

-Parfumi juaj i preferuar?
-Chanel 5, e përdor prej 13 vjetësh

-Produktet kozmetike?
-Iman.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora