E premte, 26.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Sekondi dhe minuti

E shtune, 18.11.2017, 06:36 PM


NEBI DRAGOTI

SEKONDI DHE MINUTI

Tregim

Ta lemë gjininë e këtyre dy emrave. Janë të gjinisë mashkullore, a janë të gjinisë femërore. Që të jetë e lirë gjuha e folur dhe e shkruar për këto apo për këta emra. Le të themi edhe sekonda,edhe minuta. Asgjë, asgjë nuk na prish punë.Po, duhet, të konceptosh ç’ vepër sjellin, kjo është çështja. –Mos lejo që vepra e sekondes të dale para veprës së minutës,- foli ai  që e kishte pësuar keq nga sekondi. Vazhdoi:-Pesë vjet heqje lirie për plagosje, se qesh i nxehur dhe, ashtu i nxehur e humba toruan dhe, për një second, me sfurk i theva brinjën komshiut… kot fare, se më ofendoi nga fisi,- po sqaronte i  ish i dënuari që sapo ishte liruar. Nga kjo m’u dha rasti për të hedhur në letër këtë tregim, që për nga rëndësia, është filozofi për jetën dhe ka vlera njerëzore.Pra, ç’është sekondi e ç’bën minuti si vepër? Kjo ka rëndësi.. Vepra që sjellë sekondi është krim. Është, krim sepse nuk gjykohet, sepse ka në vetvete shfrim inatçor, humbje gjykimi, errje shikimi, pra, fët e fët bën krim.. Minuti, ( gjykim në kohë një minutësh), ndryshon situatën, përmbys veprën e sekondit, nuk bëhet krimi. Jepi vetes një minut kohë të gjykosh dhe largo për çka bën sekondi. Asgjë nuk të kushton dhe ky minut është flori e kaluar floririt. Një minut kohë të qetëson llogjikën për të marrë vendimin e duhur pa dëmtuar dhe pa u dëmtuar edhe vetë… Sekondi dhe minuti janë vëllezër, …por sekonda dhe minuta janë edhe motra. Për këtë fillova të qesh. Mos e lejoni sekondin që të veprojë. Qeshni edhe ju ,kur të gjykoni në një minutësh që të mos ketë shoqëria ekstremitete…Duhet maturi burrërie.

SHTËRNGIMI I RRIPIT

Tregim satirik

-Grua,- i foli me librezën e ujit në dorë,- qënka rritur çmimi! – Çmimi i ujit?!- u përgjigj ajo dhe shtangu në vend. – Pagova 600 lekë më shumë, - vazhdoi  burri atë ditë që kishte marrë edhe pensionin. – Çudi, fqinji im,- mendova unë,- me një pension mbahet vetë i pestë?! Pale  rritet çmimi i ujit, rriten taksat. Rritje, rritje...por ka dhe rritje papunësie , ama. Flasin ata lartë për hapje frontesh pune. Po ku janë frontet? Ky është avaz i vjetër i politikës dhe ky avaz zhurmon vetëm para zgjedhjeve. – Po tani ?,- vuri gruaja duartë në kokë.- Kanë thënë , se do të rriten pensionet. E ç’ kuptim ka kjo, se paralel me këtë rritje mikroskopike, fillojnë tregtarët rritjen e çmimeve,- vazhdoi gruaja.- Qeveri dreqi, pa le, pa le i dhamë edhe votën, - ngriti zërin  burri i inatosur duke mbajtur akoma librezën në dorë e duke ia tundur gruas në fytyrë. E ç’ faj kishte e shkreta dhe ruhej se nga kjo nxehje mos hante ndonjë shpullë fytyrës.- Asnjë shpresë. Asgjë, asgjë nuk kemi ç’të bëjmë? Shtërngojmë rripin. Çdo ditë nuk do të hamë darkë. Kështu, pa kërkuar borxh (se dhe borxh nuk të jep kush) arrijmë të marrim pensionin tjetër të radhës. – Ufff, - shfryu burri. – mirë, mirë,- u shprehën njëzëri, pasi nuk kishin nga t’ia mbanin. Gjendje e rëndë ekonomike ishte edhe në shtrirje në prizmin social. Eh, ashtu të hidhëruar në kulm menduan  të bëjnë disa pyetje nga këtu poshtë atyre lartë: - Ore, mutër (u shpëtoi goja) mirë jeni ju atje lartë? A keni çfarë të hani? A u dalin lekët gjer në fund të muajit? Kemi frikë, se, ne lëmë një vakt pa ngrënë (bukë e gjizë), kurse ju mos, vallë, mos leni dy vakte? Hëëë, se dhe rrogat I keni të vogla! Jeni për t’u qarë hallin. Kujdes, kujdes, se mos dobësoheni, se na duheni si uji i pakët. Edhe uji po na pakësohet këtu poshtë, se, kot,  dhe çmimi i ujit nuk rritet… Mjerë, mjerë ne për ju atje lartë! Hajde, hajde… 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora