E premte, 26.04.2024, 07:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Alida Hadri: Një letër për ty

E hene, 06.11.2017, 09:11 PM


NJË LETËR PËR TY...

Nga Alida Hadri

Mungesa jote ka shijen me te hidhur qe kanë provuar buzët e mia, ndërkaq gjuha dhe arza e fytit janë tharë për ty...!

Zëri... Cili zë? - kur mezi flas me kujtimet tua. Të shikoj por s’mund të them asgjë...

Tashmë më mungojnë netët në të cilat aq shumë të kritikoja, të kritikoja e s`bëja tjetër pos të mendoja negativisht, megjithatë netët ishin aq te bukura saqë me dhimbsen, dua të të t`i kthej, me merr malli për to por s`di se a është ide e mirë?...

Herë pas here pyes veten se: çfarë u bë me çastet që ishin dëshmitarë të çdo puthjeje të zhytur në pasionin e prekjeve, që synonin çdo herë të kridheshin thellë e me thellë... më thellë në mua, me thelle ne ty, të mbyteshim në qeniet tona, të mbyteshim që të dy njëkohësisht!

Nga kjo seancë dashurie, me dashje doja të bëheshim dhe të mbeteshim të paktën disa prej tyre përherë pjesë e pashkëputur e mendjeve dhe trupave tonë!...

Por jo, s`i të bëhet e mundur kjo? - kur unë s`i zakonisht vazhdoja të isha e paralizuar nga frika, e mbuluar nga paragjykimet të cilat asnjëherë nuk sollën asgjë tjetër pos mjerimit, zhgënjimit dhe mbretërimit të zbrazëtisë...

Pra, mua do të më duhej të më thërrisnin mbretëresha zbrazëti. Në fund të fundit ky emër më shkon shumë, me shumë se të gjithë emrat qe kam ndërruar apo lidhjet nëpër të cilat kam kaluar deri sot…!

Ti tentove t`i kuptoje storiet pa fund e fillim, bashkë me premtimet që kurrë nuk rrezuan, Ti ishe aty!

Fytyra jote e ndriçoi tokën dhe qiellin tim, pas stuhisë kurrë nuk shkove!

Tolerove aq shumë sa askush s`do t`i duronte, ironitë  e mia të mbështjella me satirë dhe sarkazëm, provokimet që s`patën fund, braktisjen time te shndërruar në zakon të shoqëruar nga keqkuptimet që ndonjëherë në kokën time i krijoja vetë …!

Çuditërisht, poshtërsisë sime nuk mund t`i bej ballë askush, mirëpo T`i s’u tërhoqe, luftove dhe vazhdon të luftosh aq sa mundesh!

Edhe pse, të gjitha këto ngjajnë me mungesën e dashurisë për të cilën të betohesha që s`behej fjalë, ndaj prapë zgjodhe të më besosh, qëndrove por, nuk e di - a vendose racionalisht?...

Me deshe, me adhurove, më fole ashtu siç nuk diti të më fliste askush. Më the atë që ëndërrova gjithmonë të të dëgjoja, ndërkaq unë të prisja me zjarr në duar, duke të djegur, duke të lënduar…!

Shumica e konfrontimeve ishin pa arsye, mjaftonte të thoshe bardhë qe unë të bërtisja: zi…!

E sheh pra çfarë lloji i njeriut jam! - sepse afrohem me të gjithë dhe në fund me asnjë?!

Duket sikur jo shumë thellë në vete doja dhe dua të mos funksionojë asgjë, as edhe një raport ndernjerëzor!

E di se po kërkoj shumë por, shpresoj të më falësh dhe, një ditë të kuptosh edhe ketë..!

Pa ty, jeta s’do të ishte e njejtë…!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora